Kufijtë nën presion: Transportuesit paralajmërojnë, ekonomistët vënë në dukje pasojat

EES sistem
Burim: Ilustracija/Kosovo online

Komisioni Europian ende nuk ka ofruar zgjidhje për heqjen e kufizimeve për kohëzgjatjen e qëndrimit të shoferëve profesionistë të kamionëve nga Ballkani Perëndimor në vendet e zonës Shengen. Në shkup të martën do të duhet të tubohen transportuesit nga Sërbia, Maqedonia e Veriut, B&H dhe Mali i Zi për të dakordësuar qasje të përbashkët ndaj Komisionit, ndërsa bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn vlerësojnë se KE ka mekanizma për të zgjidhur problemin dhe se përjashtimi mund të vlejë dhe për shoferët e kamionëve, sikurse egziston për punëtorët në transportin lumor apo ajror.

Shkruar nga: Darko Savanoviq

Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn apelojnë tek transportuesit që të shmangin bllokadat dhe theksojnë se zgjidhja e problemit me rregullat për qëndrimin e shoferëve në BE, duhet të kërkohet përmes negociatave me Brukselin. Si zgjidhje të mundshme, përmendet status i veçantë për shoferët sikurse viza D, ndryshime teknike në llogaritjen e qëndrimit, si dhe status i privilegjuar i shoferëve.
Transportuesit nga Sërbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi për të martën kanë njoftuar takim në Shkup për koordinimin të qasjes së përbashkët ndaj Komisionit Europian për zgjidhjen e problemit.

Sekretarja e përgjithshme e Shoqatës së Punëdhënësve të Kompanive të Transportit të Maqedonisë “Makam-trans“ Biljana Muratovska tha për Kosovo Onlajn se tema e takimit është definimi I hapave të mëtejshëm në komunikim me administratën në Bruksel për gjidhjen e problemeve.

Ajo kujtoi se në takimin e mbajtur më 4 gusht, Grupi i Punës së Komisionit Europian propozoi model të përkohshëm që nuk janë të nevojshme ndryshimet ligjore-se qëndrimi i shoferëve nga Ballkani Perëndimor të përllogaritet në orë, çka do të mundësonte që rreth 80% e shoferëve t’u mundësohet qëndrim më të gjatë se 90 ditët e përcaktuara.

"Kjo do të arrihej veçanërisht duke precizuar metodën e llogaritjes, pa pasur nevojë për ndryshime në ligj. Për 11 gushtin është përcaktuar takim i përfaqësuesve të transportuesve nga Maqedonia, Sërbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi në Shkup me synim definimin e hapave të mëtejshëm të shoqatës dhe komunikimin me administratën në Bruksel", tha Muratovska.

Ndihmës Drejtori i Odës Ekonomike të Sërbisë Bojan Staniq thotë se bllokimi eventual i kufijve që do të organizonin ndërmarrjet e transportit të Ballkanit Perëndimor, nuk do të godiste Unionin Europian (EU), por do të shkaktonte paralizim të ekonomisë sërbe, veçanërisht kompanitë që janë të orjentuara tek eksportet.

"Bllokimi i kufijve janë ato çka na duhen më pak tani dhe kjo me të vërtetë do të shkaktonte paralizimin e ekonomisë sonë, veçanërisht kur flasim për orientim të eksportit, duke pasur parasysh se ne jemi më të varur nga tregu europian, pra nga tregu i BE sesa anasjelltas. Sigurisht, që dhe ata në një pjesë janë të varur, duke pasur parasysh se furnizuesit tanë paraqiten partnerë të besueshëm për kompanitë e tyre dhe kontribuojnë në konkurencën e tyre", tha Staniq për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit apeloi tek transportuesit që të përmbahen nga bllokadat, sepse kjo do të shkaktonte me të vërtetë dëmin më të madh për ekonominë e Sërbisë dhe për veten e tyre.

“Tani, ne po durojmë presion mbi konkurruencën tonë, por me të vërtetë negociatat mes Sërbisë dhe KE janë duke vazhduar, egzistojnë dhe negociata dypalëshe mes Sërbisë dhe disa anëtarëve të Unionit Europian dhe bllokadat janë ato që me të vërtetë duhet të shmangen", tha Staniq. 

Pyetjes sesa do të prishte bllokimi i kufijve zinxhirët e furnizimit në rajon, Staniq tha se kjo do të çonte në probleme, sepse mallrat nuk do të mund as të hynin e as të dilnin nga vendi, ndërsa ekonomia sërbe ka shumë firma që varen nga importet sesa ato që varen nga eksportet.

"Kjo do të përfaqësonte humbje të madhe për ekonominë dhe lind pyetja, pasi ndodhi një herë bllokimi, blerësit në Europë, duke parë se bllokime të tilla koha-kohës sërish mund të ketë bllokime, a do të vendosin që të ndërpresin kontratat afatgjata të furnizimit me kompanitë tona, çka jo vetëm që do të kishin humbje të përditshme, por dhe humbje afatgjata për eksportuesit tanë", tha Staniq.

Sipas tij, nëse bllokimi do të zgjaste më shumë, kjo do të çonte në çrregullime të mëdha.

"Por nëse do të zgjaste pak, sikurse ndodhi herën e kaluar, sigurisht që do të kishte humbje për firmat, por nuk do të kishte pasoja drastike për ekonominë. Shpresojmë që nuk do të shkohet në ndonjë ditë bllokimi për arsyen e thjeshtë çka do të ndikonte me të vërtetë në reputacionin e Sërbisë, jo vetëm si furnizuese, por edhe si destinacion investimi", tha Staniq. 

I pyetur sesi e vlerëson raportin e Unionit Europian ndaj kërkesave të kamionistëve në lidhje me rregullat e qëndrimit në zonën Shengen, ai tha se përgjithësisht nuk janë të kënaqur, por që zgjidhjet e këtij problemi janë të qarta.

“Ajo çka është zgjidhja afatgjatë çka është më e pranueshme për ne, është që të egzistojë ajo qasje privilegjuese, sikurse egziston përjashtime për punonjësit e transportin lumor, në transportin ajror, e përse mos ketë edhe në transportin e kamionëve", vuri në dukje Staniq.

Ky I fundit shtoi se përgjithësisht me sjelljen e Unionit Europian për këtë çështje nuk janë të kënaqur duke pasur parasysh se Sërbia është vend kandidat për anëtarësim, se ka marrëveshje për tregtinë e lirë dhe rritjen më të lartë të eksporteve në tregun e BE.

Sipas fjalëve të tij, nëse po flasim për qasje privilegjuese në tregun unik europian, ku kërkohet pra propozohet nga Berlini dhe Parisi, atëherë ky mund të jetë sinjal fort i mirë nëse BE tregon mirëkuptim për pozitën specifike të Sërbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës. "Në momentin e bllokadës kufitare, thuhej se këto shuma ishin në miliona në nivel ditor. Sigurisht, ky ishte vlerësim i përafërt. Por, ajo që është e rëndësishme të theksohet, është se egziston presion mbi konkurrueshmërinë. E gjithë kjo ndikon tek kostot e larta. Por përgjithësisht, për tani humbje të tilla në atë kuptim domethënës nuk ka. Ajo çka do të shkaktonte humbje dhe që duhet të shmanget është bllokada kufitare", konkludoi Staniq.

“Nëse shkohet deri në kompromis nga ana e Unionit Europian, pra, nuk mund të them lëshim, por kuptimi i pozitës specifike të Sërbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat praktikisht nuk kanë dalje në det dhe thjesht mbi 90% e transportit të mallrave që shkojnë nga Sërbia dhe rajoni drejt ose nga Europa kryhet me kamion”, tha Staniq.

Themeluesi dhe drejtori i Qendrës shqiptare për Mbrojtjen e Konsumatorëve “Alert“ Granit Sokolaj tha se Unioni Europian ka mekanizma që të zgjidhë problemin e kufizimit të qëndrimit për shoferët e kamionëve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se me vendosjen e rregjimit të veçantë të vizave D, mund të lehtësohet dukshëm funksionimi i sektorit transportues.

Sikurse tha Komisioni Europian në bashkëpunim me kompanitë e mëdha, mund të bëjë listën e shoferëve që prej vitesh punojnë në transportin ndërkombëtar dhe t’u mundësojë lëvizje të lirë pa përllogaritje kufizimi të qëndrimit 90 ditor në BE.

"Komisioni Europian mund të marrë masa. Opsioni i vizës D do të ishte mjaft i mirë dhe përmes kompanive të mëdha, ata në Bruksel mund të kenë listë të njerëzve që mund të kalojnë kufijtë e BE dhe që kurrë mos të përllogarisin periudhën tremujore, pra periudhën 90 ditore për qëndrim në BE. Brukseli mund të bëjë listë në sistemet e tij dhe t'i identifikojë dhe ky mund të jetë propozim që të lëvizin lirshëm pa viza dhe pa llogaritur periudhën 90 ditore", tha Sokolaj për Kosovoa Onlajn.

Ai paralajmëroi se rregullat aktuale nuk prekin vetëm shoferët dhe kompanitë e transportit, por mbarë zinxhirin e furnizimit në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për reagimet e transportuesve në rajon për vendosjen e sistemit të kontrollit kufitar EES, Sokolaj shprehu keqardhje për mungesën e përgjigjes së organizuar nga transportuesit dhe kompanitë në Shqipëri. Ai vlerëson se dhomat e tregtisë dhe shoqatat duhet të jenë më aktive në zgjidhjen e këtij problemi dhe t'u bashkohen nismave rajonale.

Siç theksoi ai, ndërsa ka reagime në Sërbi, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, asgjë nuk po ndodh në Shqipëri.

"Duhet t'i bashkohen kësaj iniciative rajonale dhe kjo është iniciativë për të gjitha vendet jashtë BE. Kjo ndëshkon Shqipërinë. Sërbët po ngrihen, maqedonasit po ngrihen, malazezët po ngrihen, ndërsa shqiptarët heshtin. Më vonë, kur t’a zgjidhin këtë problem, do të kenë përfitim. Dhe nëse Komisioni Europian nuk merr vendim të favorshëm për vendet ballkanike, do të pendohen përse nuk kontribuan. Në atë moment, do të jetë tepër vonë", tha Sokolaj.

Transportuesit sërbë, si dhe kolegët e tyre nga rajoni, në fund të janarit për disa ditë bllokuan bllokuan terminalet e ngarkesave në kufirin me vendet e Shengenit në shenjë proteste kundër zbatimit të sistemit të ri europian të evidencave hyrje-dalje (EES), i cili, sikurse thanë atëherë, shkaktonte probleme të mëdha.

Implementimi i plotë i sistemit të ri të hyrje-daljes (EES) të Unionit Europian (EES) nisi më 10 prill të këtij viti, pas zbatimit me faza që filloi në tetor të vitit të kaluar tek 29 vende europiane.