Sokolaj për problemin e shoferëve të kamionëve: Sërbët, maqedonasit dhe malazezët ngrihen, ndërsa shqiptarët heshtin
Themeluesi dhe drejtori i Qendrës shqiptare për Mbrojtjen e Konsumatorëve “Alert“ Granit Sokolaj tha se Unioni Europian ka mekanizma që të zgjidhë problemin e kufizimit të qëndrimit për shoferët e kamionëve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se me vendosjen e rregjimit të veçantë të vizave D, mund të lehtësohet dukshëm funksionimi i sektorit transportues.
Sokolaj tha se Komisioni Europian në bashkëpunim me kompanitë e mëdha, mund të bëjë listën e shoferëve që prej vitesh punojnë në transportin ndërkombëtar dhe t’u mundësojë lëvizje të lirë pa përllogaritje kufizimi të qëndrimit 90 ditor në BE.
"Komisioni Europian mund të marrë masa. Opsioni i vizës D do të ishte mjaft i mirë dhe përmes kompanive të mëdha, ata në Bruksel mund të kenë listë të njerëzve që mund të kalojnë kufijtë e BE dhe që kurrë mos të përllogarisin periudhën tremujore, pra periudhën 90 ditore për qëndrim në BE. Brukseli mund të bëjë listë në sistemet e tij dhe t'i identifikojë dhe ky mund të jetë propozim që të lëvizin lirshëm pa viza dhe pa llogaritur periudhën 90 ditore", tha Sokolaj për Kosovoa Onlajn.
Sipas tij, këta janë njerëz që punojnë me kontrata për shumë vite dhe nuk kanë qëllim të emigrojnë, sepse nëse do t’a dëshironinn këtë, do ta kishin bërë më herët gjatë çdo hyrjeje në BE.
Sokolaj tha se fjala është kryesisht për shoferë të moshës së mesme dhe të vjetër dhe jo për ata të rinj që do të përpiqeshin të qëndronin ilegalisht në BE.
"Këta shoferë nuk janë 25-vjeçarë që mund të përpiqen të emigrojnë. Ata janë moshë e mesme dhe të vjetër. Për më tepër, sot është shumë e lehtë të emigrosh. Mjafton të ikësh me biletë avioni apo autobusi dhe të qëndrosh në atë vend ilegalisht për aq kohë sa të mundesh, e pastaj të kërkosh azil e kështu me radhë. Besoj se Komisioni Europian mund të gjejë zgjidhje nëse e vlerëson atë si diçka që i shërben pozitivisht lëvizjes së lirë dhe të papenguar të mallrave në Ballkanin Perëndimor", tha Sokolaj.
Ai paralajmëroi se rregullat aktuale nuk prekin vetëm shoferët dhe kompanitë e transportit, por mbarë zinxhirin e furnizimit në Ballkanin Perëndimor.
Duke folur për reagimet e transportuesve në rajon për vendosjen e sistemit të kontrollit kufitar EES, Sokolaj shprehu keqardhje për mungesën e përgjigjes së organizuar nga transportuesit dhe kompanitë në Shqipëri.
"Më vjen keq që në Shqipëri nuk egziston organizim i vërtetë i kompanive private. Para së gjithash, kompani prodhuese, eksportuese ose importuese, si dhe kompani që ofrojnë vetëm shërbime transporti. Madje dhe para se të nisnin protestat dhe reagimet në Sërbi, Maqedoninë e Veriut, thashë se nuk do të ketë protesta në Shqipëri. Fatkeqësisht, nuk pati", konstaton Sokolaj.
Sipas fjalëve të tij, odat e tregtisë dhe shoqatat e Shqipërisë duhet të përfshihen aktivishëm në zgjidhjen e këtij problemi dhe t'u bashkohen iniciativave rajonale.
Ndërsa në Sërbi, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi egzistojnë reagime, në Shqipëri asgjë nuk ndodh, vuri në dukje ai.
"Duhet t'i bashkohen kësaj iniciative rajonale dhe kjo është iniciativë për të gjitha vendet jashtë BE. Kjo ndëshkon Shqipërinë. Sërbët po ngrihen, maqedonasit po ngrihen, malazezët po ngrihen, ndërsa shqiptarët heshtin. Më vonë, kur t’a zgjidhin këtë problem, do të kenë përfitim. Dhe nëse Komisioni Europian nuk merr vendim të favorshëm për vendet ballkanike, do të pendohen përse nuk kontribuan. Në atë moment, do të jetë tepër vonë", tha Sokolaj.
0 komentet