Staniq: Bllokimi i kufijve na duhet më pak sa të jetë e mundur

Bojan Stanić, PKS
Burim: Kosovo Online

Bllokimi eventual i kufijve që do të organizonin ndërmarrjet e transportit të Ballkanit Perëndimor, nuk do të godiste Unionin Europian, por do të shkaktonte paralizim të ekonomisë sërbe, veçanërisht kompanitë që janë të orjentuara tek eksportet, ka thënë Bojan Staniq nga Oda Ekonomike e Sërbisë.

"Bllokimi i kufijve janë ato çka na duhen më pak tani dhe kjo me të vërtetë do të shkaktonte paralizimin e ekonomisë sonë, veçanërisht kur flasim për orientim të eksportit, duke pasur parasysh se ne jemi më të varur nga tregu europian, pra nga tregu i BE sesa anasjelltas. Sigurisht, që dhe ata në një pjesë janë të varur, duke pasur parasysh se furnizuesit tanë paraqiten partnerë të besueshëm për kompanitë e tyre dhe kontribuojnë në konkurencën e tyre", tha Staniq për Kosovo Onlajn.

Ndihmës Drejtori i Sektorit për Analizë Strategjike, Shërbime dhe Ndërkombëtarizim të OES apelon tek transportuesit që të përmbahen nga bllokadat, sepse kjo do të shkaktonte dëmin më të madh për ekonominë e Sërbisë dhe vetë veten e tyre.

"Tani, ne po durojmë presion mbi konkurruencën tonë, por me të vërtetë negociatat mes Sërbisë dhe Komisionit Europian janë duke vazhduar, egzistojnë dhe negociata dypalëshe mes Sërbisë dhe disa anëtarëve të BE dhe bllokadat janë ato që me të vërtetë duhet të shmangen, sepse do të shkaktonin vërtet dëmin më të madh për ekonominë e Sërbisë dhe vetë atyre", tha Staniq.

Pyetjes sesa do të prishte bllokimi i kufijve zinxhirët e furnizimit në rajon, Staniq tha se kjo do të çonte në probleme, sepse mallrat nuk do të mund as të hynin e as të dilnin nga vendi, ndërsa ekonomia sërbe ka shumë firma që varen nga importet sesa ato që varen nga eksportet.

"Kjo do të përfaqësonte humbje të madhe për ekonominë dhe lind pyetja, pasi ndodhi një herë bllokimi, blerësit në Europë, duke parë se bllokime të tilla koha-kohës sërish mund të ketë bllokime, a do të vendosin që të ndërpresin kontratat afatgjata të furnizimit me kompanitë tona, çka jo vetëm që do të kishin humbje të përditshme, por dhe humbje afatgjata për eksportuesit tanë", paralajmëroi Staniq.

Sipas tij, nëse bllokimi do të zgjaste më shumë, kjo do të çonte në çrregullime të mëdha.

"Por nëse do të zgjaste pak, sikurse ndodhi herën e kaluar, sigurisht që do të kishte humbje për firmat, por nuk do të kishte pasoja drastike për ekonominë. Shpresojmë që nuk do të shkohet në ndonjë ditë bllokimi për arsyen e thjeshtë çka do të ndikonte me të vërtetë në reputacionin e Sërbisë, jo vetëm si furnizuese, por edhe si destinacion investimi", tha Staniq.

I pyetur sesi e vlerëson raportin e Unionit Europian ndaj kërkesave të kamionistëve në lidhje me rregullat e qëndrimit në zonën Shengen, ai tha se përgjithësisht nuk janë të kënaqur, por që zgjidhjet e këtij problemi janë të qarta.

"Nëse flasim për ndonjë periudhë të shkurtër kalimtare, kjo do të thotë se është e nevojshme të përmbahemi që transportuesit tanë në transportimin me kamionë të mos arrestohen, deportohen, trajtohen si emigrantë ilegalë apo si kriminelë. Nga ana tjetër, të gjendet sistem për të harmonizuar matjet e numrit të ditëve që ata kalojnë, sepse dikush ende numëron vulat aty dhe dikush punon elektronikisht e dikush punon i kombinuar, egziston konfuzion", theksoi Staniq.

Sipas tij, e gjithë kjo duhet të harmonizohet në nivelin e sistemit të hyrje-daljeve që është kompetencë e BE.

"Dhe ajo që është zgjidhja afatgjatë çka është më e pranueshme për ne, është që të egzistojë ajo qasje privilegjuese, sikurse egziston përjashtime për punonjësit e transportin lumor, në transportin ajror, e përse mos ketë edhe në transportin e kamionëve", vuri në dukje Staniq.

Sjelljen e Unionit Europian për këtë çështje, ai thotë se nuk janë të kënaqur duke pasur parasysh se Sërbia është vend kandidat për anëtarësim, se ka marrëveshje për tregtinë e lirë dhe rritjen më të lartë të eksporteve në tregun e BE.

"Nëse, për shembull, kemi arritur në situatën ku kemi një sufiçit në shkëmbime me Gjermaninë dhe Italinë, atëherë përse të mos e mbështesim më tej këtë trend rritjeje, por të krijojmë kufizime që ndikojnë në konkurrueshmërinë jo vetëm të ekonomisë sërbe, por edhe të industrive të tyre, duke pasur parasysh se sipas këtij raporti, çmimi, cilësia, mallrat dhe lëndët e para që vijnë nga Sërbia janë më të favorshme sesa mund të gjenden në tregun e BE apo nga ndonjë treg tjetër importi", tha Staniq.

Sipas fjalëve të tij, nëse po flasim për qasje privilegjuese në tregun unik europian, ku kërkohet pra propozohet nga Berlini dhe Parisi, atëherë ky mund të jetë sinjal fort i mirë nëse Unioni Europian tregon mirëkuptim për pozitën specifike të Sërbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës, që nuk kanë dalje në det, e kështu që më shumë se 90% e mallrave transportohen me kamionë.

Staniq shtoi se qysh nga vendosja totale e sistemit të kontrollit kufitar EES, derimë tani nuk ka humbje të konsiderueshme por që egziston presion.

"Në momentin e bllokadës kufitare, thuhej se këto shuma ishin në miliona në nivel ditor. Sigurisht, ky ishte vlerësim i përafërt. Por, ajo që është e rëndësishme të theksohet, është se egziston presion mbi konkurrueshmërinë. E gjithë kjo ndikon tek kostot e larta. Por përgjithësisht, për tani humbje të tilla në atë kuptim domethënës nuk ka. Ajo çka do të shkaktonte humbje dhe që duhet të shmanget është bllokada kufitare", konkludoi Staniq.