Në periudhën kalimtare pa zgjidhje për dinarin, pasiguria dhe shqetësimet e qytetarëve gjithmonë e më shumë
Periudha kalimtare tremujore që Banka Qëndrore e Kosovës caktoi në shkurt për të “lehtësuar qasjen e qytetarëve në shërbimet financiare” pas rregullores së saj në të cilën dinari hiqej nga qarkullimi i pagesave, tregoi shkurtimisht zgjidhjen e të gjitha problemeve që prodhoi ky vendim. Me skadimin e periudhës kalimtare pasiguria për qytetarët e Kosovës që marrin paga, pensione dhe të ardhura të tjera nga Sërbia, vetëm sa u rrit, ashtu dhe për ata që në biznesin e tyre përdorin dinarë.
Nëse fundi i periudhës tranzitore do të thotë automatikisht ndëshkime për ata që me dinarë, për shembull, do të blinin sende ushqimore dhe mallra të tjera, si dhe për tregtarët që do të merrnin dinarë, nuk dihet ende, në përgjithësi qytetarët e revoltuar nuk kanë shpresë se telashet do arrihen të kapërcehen edhe pas raundit të shtatë radhazi që do të mbahet nesër në kuadër të dialogut në Bruksel rreth çështjes së dinarit.
“Jeta po bëhet më e vështirë. E moshuar jam, presioni i gjakut dhe sheqeri janë të larta, ndërsa më duhet të vrapoj nëpër Sërbi për të marrë të hollat. E trishtueshme çfarë po na bëjnë, a e shikon bota këtë? Çfarë po bën ky Kurti, nuk e di. Ne duhet të jetojmë të gjithë në këtë mjedis siç kemi jetuar më parë. Përse duhet t'i heqim sytë njëri-tjetrit? Lëreni dinarin, të jetojë gjithsesi është e vështirë dhe e shtrenjtë”, ankohet për reporterët tanë Zorica Spasiq nga Graçanica.
Edhe pse shpreson në ndonjë zgjidhje në një të ardhme të parashikueshme, Millena Rexhiq Simiq nga Shtërpca thotë se pas periudhës kalimtare, do të jetë shumë më e vështirë.
“Mjaft komplikuese është ajo procedurë për ne, të udhëtojmë të tërheqim të hollat e pastaj t'i konvertojmë të gjitha në valutë tjetër. Të shohim do i’a dalim sido që të jetë”, tha ajo për Kosovo Onlajn.
Kryetari i Shoqatës së pensionistëve të Graçanicës Vesko Stojkoviq bën të ditur se në Shoqatë janë denoncuar shumë raste ku në dyqane nuk mund të paguhet me dinarë, por probleme ka edhe me pagesën e rehabilitimit të banjës apo pushimeve të pensionistëve.
Siç beson, në periudhën tranzitore bashkësia ndërkombëtare ka mundur t‘a shtyjë zbatimin e vendimit të BQK për një periudhë të arsyeshme.
Më shumë optimizëm sesa qytetarët, ka përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Llajçak, i cili dje shprehu besimin se mund të arrihet zgjidhje e përkohshme e qëndrueshme për çështjen e dinarit.
Përndryshe, Banka Qëndrore e Kosovës dje ka njoftuar se gjatë periudhës tranzitore ka kryer një sërë aktivitetesh për lehtësimin e zbatimit të Rregullores rreth operimit me kesh, ashtu sikurse hapjen e bankave komerciale të licencuara, instalimi i 38 bankomatëve, vendosja e linjave telefonike për ndihmë, lehtësimin e kushteve për hapjen e llogarive bankare dhe pezullimin e përkohshëm të tarifës së BQK.
Menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Sociale, Milica Andriq Rakiq, thotë se ndonëse skadoi periudha tranzitore për zbatimin e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila heq përdorimin e dinarit, nuk është logjike të ndryshohet apo të fillojnë masat ndëshkuese derisa të arrihet marrëveshja se si qytetarët që kanë të ardhura nga Sërbia, paratë t‘u mbërrijnë në llogaritë në Kosovë.
Ajo thekson se periudha e tranzicionit është vendosur para njohjes së Qeverisë së Kosovës se egziston problem në të cilin duhet të negociohet.
“Kjo periudhë ishte menduar për fushatë informuese drejtuar ndaj njerëzve sesi të çelin llogari në bankat e rregjistruara në Kosovë. Prej atëherë, pala kosovare ka pranuar se problemi është pak më i madh dhe janë duke vazhduar negociatat rreth asaj sesi paratë të shkojnë në llogaritë bankare të qytetarëve. Duke pasur parasysh këtë, nuk është logjike të ndryshohet asgjë tani derisa të arrihet një marrëveshje se si do të kryhen këto transaksione dhe do të ishte racionale që të mos ndërmerret asnjë masë për momentin ndonëse u njoftua se ajo periudhë përfundoi. Qytetarëve nuk i’u dha zgjidhje”, theksoi Andriq Rakiq për Kosovo onlajn.
Kjo e fundit megjithatë, kujton se shumë gjëra që kanë ndodhur më herët nuk ishin logjike, sipas të cilës shton se nuk mund të thotë me siguri se asgjë nuk do të ndryshojë.
“Është e mundur që ata të nisin tek punishtet tregtuese dhe që njerëzit të paralajmërohen se duhet të pranojnë vetëm euro, por kur bëhet fjalë për masat ndëshkuese, nuk jam e sigurt se nga perspektiva e autoriteteve kosovare është e mençur që këtë t‘a bëjnë deri sa të bëhet zgjidhja sesi njerëzit të marrin të hollat nga Sërbia në llogaritë në Kosovë. Por më duhet të largohem sepse pati shumë lëvizje eskaluese e veçanërisht duke pasur parasysh se zhvillimi i situatës rreth Këshillit të Europës mund të shkojë në mënyrën që autoritetet kosovare nuk e presin. Në këtë rast, mund të presim ndonjë lëvizje hakmarrëse kur bëhet fjalë për komunitetin sërb”, thotë Andriq Rakiq.
Sa i përket degëve të Postës së Sërbisë apo Kursimeve Postare, ajo shton se dhe aty egziston mundësia që të shkohet drejt mbylljes së tyre apo konfiskimit të pasurisë së tyre, por që kjo “bie në temën e mbylljes së organeve të përkohshme” ndaj të cilës komuniteti ndërkombëtar ka reaguar mjaft dhunshëm, pra konkretisht SHBA, kështu që beson se diçka të ngjashme autoritetet prishtinase mund të presin.
Rreth asaj në të cilat qytetarët duhet të presin pas përfundimit të periudhës tranzitore për zbatimin e Rregullores së BQK, koordinatori i Grupit të Punës së Konventës Kombëtare të BE për Kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, thotë se në degët e Kursimeve Postare dhe në bankomatet e saj, si dhe në sportelet e Postës së Sërbisë në Kosovë, dinari nuk do të mund të tërhiqet.
„Të tilla transaksione nuk do të kryhen më“, thotë për Kosovo Onlajn dhe sqaron se përdorimi i dinarit u hoq më 1 shkurt dhe periudha tranzitore kishte lidhje me periudhën e tolerancës së punës së institucioneve të caktuara financiare ashtu sikurse Kursimet Postare dhe filjalet e saja në veri apo përdorimin e dinarit në objektet e shitjes me pakicë.
„Ne nuk e dimë nëse Qeveria e Kosovës do të nisë me disa masa represive dhe nëse varet nga Qeveria apo nga BQK dhe çfarë masash represive do të zbatoheshin ndaj subjekteve të caktuara. Ajo çka dimë është se Kursimet Postare institucion financiar i lidhur me Bankën Popullore të Sërbisë, ndaloi transaksionet në kesh. Me fjalë të tjera, nuk mund të shkoni më në Kursimet Postare dhe të tërhiqni 5000 dinarët që mund t'i tërhiqnit deri në javën e kaluar. Nuk mund të kryeni ndonjë transaksion tjetër financiar në atë nivel, por puna në objektet e shitjeve me pakicë dhe marrja e parave në ato dyqane ende tolerohet. Kjo nuk është e lehtë të ndalet, ky transaksion kryhet ndërmjet qytetarëve dhe shitësve dhe nevojitet mekanizëm i madh represiv i inspektorëve që mund të heqin përdorimin e dinarëve në këtë mënyrë”, thotë Mijaçiq.
Sikurse vlerëson, Rregullorja e BQK për dinarin tregoi problem të madh në kuptimin që populli sërb, por dhe popujt e tjerë që janë të lidhur me dinarin, janë shumë të lidhur me paratë kesh.
“Jetojmë në shekullin e XXI dhe keni mundësinë e pagesave të ndryshme jo në kesh përmes kartave apo aplikacioneve celulare, në mënyrë të ndryshme mund të paguani faturat, por tek ne njerëzve u pëlqen të kenë para kesh. Për njerëz të caktuar veçanërisht për popullatën e moshuar, kjo do të thoshte se ata mund të tërhiqnin ato 5000 dinarë dhe sigurisht që nuk do të jetë e thjeshtë për ta të shkojnë në vendkalimin e parë dhe të tërheqin para nga bankomati. Nga ana tjetër, shumë do të përfitonin nga kjo për të shkuar në Sërbinë qëndrore të blenin produkte që nuk mund të hyjnë në Kosovë me çmim dukshëm më të lirë dhe të tërheqin të hollat e tyre, t'i konvertojnë në euro dhe me ato euro të kthehen në Kosovë", bën të ditur Mijaçiq.
Tek zgjidhja e shpejtë në Bruksel, ai nuk beson për rjedhojë të rrethanave politike.
“Ndoshta do të ketë zgjidhje në ndonjë periudhë të ardhshme, por rrethanat politike tani nuk janë të tilla. Kemi dy aspekte të këtij problemi-në nivelin teknik ai mund t’a zgjidhë lehtë, ndërsa në tjetrin, në nivelin politik, nevojitet vullnet politik. Tani po kalojmë më shumë në fazën e konfrontimit dhe nuk do të sjellë lëshime të cilat janë të domosdoshme që kjo çështje të zgjidhet”, konkludoi Mijaçiq.
Analisti i Qendrës për stabilitet shoqëror Nemanja Zavishiq beson se periudha tranzitore e cila zgjati deri më 12 maj nuk ishte e mjaftueshme pasi deri më sot nuk u gjend zgjidhje kompromisi. Zavishiq thotë se ky vendim është politik dhe që ka vetëm një synim, ndërsa ky është që sërbëve t’u rëndohet më shumë jeta në Kosovë me qëllim që të braktisin shtëpitë e tyre.
"Vendimi rreth ndaljes së dinarit është i njëanshëm marrë prej institucionve në Prishtinë, vendim i njëanshëm i Albin Kurtit i cili ka vetëm një synim të vetëm politik, e ky është vështirësimi maksimal i jetës së popullit sërb në Kosovë e Metohi” ka thënë Zavishiq për Kosovo Onlajn.
Sipas fjalëve të tij kemi sërish heshtje të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare veçanërisht të Brukselit i cili nuk ka bërë asgjë gjatë muajve të kaluar për të shkuar drejt ndonjë zgjidhje kompromisi.
Duke komentuar ndëshkimet e parashikuara administrative për të gjithë ata të cilët e gjejnë veten duke përdorur dinarin si mjet pagese, Zavishiq thotë se shpreson që Albin Kurti të mos e kalojë vijën e kuqe dhe të mos nisë me gjoba ndaj sërbëve në Kosovë.
0 komentet