Ngërçi politik në Kosovë: A po pritet rezultati final nga Haga?

Skupština Kosova, novi saziv 6.8.2026.
Burim: Kosovo Online

Kosova sërish është në situatën në të cilën kriza politike ndërthurret në dilema kushtetuese. Pas zgjedhjeve të qershorit çështja e formimit të institucioneve ende nuk është zgjidhur, ndërsa po afrohet dhe data që mund të ndryshojë edhe më, përllogaritjet politike-16 shtatori, kur pritet vendimi i Odave të Specializuara në Hagë në rastin kundër ish liderëve të UÇK. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn paralajmërojnë se kriza mund të thellohet me mosmarrëveshje të reja juridike, si dhe se nyja politike mund të pritet pas vendimit në Hagë, por pyetja është se në cilin favor të kujt.

Shkruar nga: Jovana Jovanoviq

Çka ka mbetur nga marrëveshja e Vetëvendosjes me liderin e LDK Lumir Abdixhiku rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës dhe nëse janë shkelur afatet kushtetuese për konstituimin e parlamentit, janë pyetje që janë diskutuar shumë ditët e fundit, por pa arritur në përgjigje finale.

Kalkulimet politike janë tejngarkuar nga pritja e vendimit të arbitrave të Hagës.

Ndërsa disa besojnë se dënimi eventual final i ish liderëve të UÇK të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, do ta forconte pozitën e Albin Kurtit, të tjerë presin që vendimi për lirimin e tyre, mund t'i hapë rrugën kthimit të PDK në pushtet.

Dilemat juridike

Politologu Ognjen Gogiq mendon se shumica parlamentare ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos konstituimin e Kuvendit në afatin 30 ditor nga shpallja e rezultateve përfundimtare për të cilën opozita para Gjykatës Kushtetuese mund të kundërshtojë dhe zgjedhjen eventuale të presidentit të ri të Kosovës.

“Kjo u formulua mjaft qartë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, megjithatë shumica parlamentare e injoroi atë. Ajo në fakt pezulloi seancën e Kuvendit në të cilën duhej të konstituohej që të fitonte kohë për negociata të tjera. Kështu që vihet në diskutim kushtetutshmëria e të gjitha vendimeve të mëvonshme që do të merren. Kuvendi nuk u konstituua brenda afatit të caktuar kushtetues. Kjo krijon mundësinë që të gjitha vendimet e tij më vonë të kontestohen para Gjykatës Kushtetuese”, spegon Gogiq për Kosovo Onlajn.

Gogiq beson se opozita mund të kontestojë zgjedhjen eventuale të presidentit para Gjykatës Kushtetuese, por thekson se nuk është e sigurtë se cili do të jetë vendimi i kësaj gjykate.

Ai vë në dukje veçanërisht çështjen e mandatit të Albulena Haxhiut duke vlerësuar se dhe këtu është dilemë juridike serioze dhe e hapur.

"Egziston një interpretim në Kosovë se mandati i saj si ushtruese e detyrës së presidentit skadon më 4 tetor dhe kjo nuk është e saktë. Ajo nuk mund të jetë më ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës sepse mandati i saj në atë pozicion lidhet me seancën e mëparshme të parlamentit, mandati i të cilit ka skaduar. Kuvendi i Kosovës duhej të zgjidhte kryetarin e ri të parlamentit i cili do të merrte mandatin nga Haxhiu dhe ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës. Janë çelur sërish dilema të reja ligjore dhe mosmarrëveshje të reja eventuale", tha ai.

Njëkohësisht, sipas vlerësimit të tij, në përllogaritjet politike rol të rëndësishëm ka dhe vendimi i ardhshëm në Hagë dhe mundësia e zgjedhjeve të reja. Gogiq beson se Albin Kurti nuk dëshiron të rrezikojë me zgjedhje të reja pas vendimit të Odave të Specializuara por për të është e rëndësishme që procesi i zgjedhjes së presidentit të shkojë të paktën deri në raundin e tretë në Kuvend.

Kyçi në Hagë

Në dallim nga Gogiq ku në plan të parë vendos pasojat ligjore të ngërçit të tanishëm politik, analisti politik Nexhmedin Spahiu beson se kyçi për zgjidhjen politike ndodhet në Hagë.

"Në rast se ish liderët do të dënohen, kjo do të jetë mundësi për Albin Kurtin që të forcojë pushtetin e vet. Nëse do të lihen të lirë, mendoj se ata do të arrijnë të marrin pushtetit nga Albin Kurti. Jam i bindur se më shumë se gjysma e deputetëve të Albin Kurtit do të kalojnë në anën e tyre e kështu situata që ka qenë e bllokuar për dy vjet do të zgjidhet", beson Spahiu.

Ai beson se presidenti i ri i Kosovës nuk do të zgjidhet para vendimit të Odave të Specializuara në Hagë më 16 shtator dhe rezultati i këtij procesi do të ndikojë dukshëm në zhvillimet e mëpasshme të situatës politike.

Duke analizuar kandidaturën e Bekim Sejdiut dhe marrëdhëniet mes Vetvendosjes, LDK dhe PDK, ai vlerëson se rezultati i votimit për president mund të varet dhe nga kalkulimet e brendshme të këtyre partive.

Spahiu beson se Bekim Sejdiu është “ende në lojë” duke parë sikurse tha, në kuadër të “ndonjë negociate të çuditshme” mes liderit të Vetvendosjes Albin Kurti dhe liderit të LDK Lumir Abdixhiku të zgjidhet si kandidat kompromisi.

Sikurse shton, Sejdiu është besnik i Partisë Demokratike të Kosovës (DPK) dhe Hashim Thaçit.

"Ai u zgjodh në Gjykatën Kushtetuese kur Hashim Thaçi kishte pushtet të plotë. Askush nuk mund të ishte aty nëse nuk ishte nën mbikëqyrjen e tij të rreptë, nëse nuk i ishte besnik ndaj tij. Thaçi ishte i kujdesshëm se kë do të zgjidhte në organet e pavarura sesa për qeverinë, sepse ministrin mund t’a shkarkonte menjëherë, ndërsa në organet e pavarura këtë nuk mund t’a bënte. Ndaj ishte shumë i kujdesshëm se kë do të zgjidhte aty", thotë Spahiu për Kosovo Onlajn.

Anëtarësia e PDK, shton ai, është mjaft e kënaqur me zgjedhjen e Bekim Sejdiut.

"Ndonëse ata janë deklaruar se nuk do të asistojnë në votim, disa vota do të rjedhin aq sa të jenë të mjaftueshme për t’a zgjedhur presidentin. Mendoj se Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku nëse ai zgjidhet, do të zhgënjehen, por ata do të marrin atë që meritojnë", thotë ai.

Kur është fjala për mandatin e Albulena Haxhiut, Spahiu beson se nëse nuk formohen institucionet, Kosova mund të përballet me krizë edhe më të thellë.

“Në çdo rast, nëse kjo nuk ndodh deri atëherë, deri në formimin e organeve Kosova do ta thellojë krizën e vet jo vetëm politike, por dhe kushtetuese” konkludoi Spahiu.