Gogiq: Opozita mund të kundërshtojë zgjedhjen eventuale të presidentit, i diskutueshëm dhe mandati i Haxhiut

Gogić
Burim: Kosovo Online

Politologu Ognjen Gogiq u shpreh për Kosovo onlajn se shumica parlamentare ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos konstituimin e Kuvendit në afatin 30 ditor nga shpallja e rezultateve përfundimtare për të cilën opozita para Gjykatës Kushtetuese mund të kundërshtojë dhe zgjedhjen eventuale të presidentit të ri të Kosovës.

“Kjo u formulua mjaft qartë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, megjithatë shumica parlamentare e injoroi atë. Ajo në fakt pezulloi seancën e Kuvendit në të cilën duhej të konstituohej që të fitonte kohë për negociata të tjera. Kështu që vihet në diskutim kushtetutshmëria e të gjitha vendimeve të mëvonshme që do të merren. Kuvendi nuk u konstituua brenda afatit të caktuar kushtetues. Kjo krijon mundësinë që të gjitha vendimet e tij më vonë të kontestohen para Gjykatës Kushtetuese”, spegon Gogiq.

Sipas fjalëve të Gogiq, opozita të cilën e përbën PDK dhe Aleanca, që është e interesuar të kontestojë dhe ndalë zgjedhjen e presidentit dhe e cila ka arsye që mezi të presë zgjedhje të reja, mundet që këtë çështje t’a nisë para Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, sikurse bën të ditur, çështja është se çfarë do të vendoste Gjykata Kushtetuese nëse, të themi, dhjetë deputetë nga PDK do t'i dërgonin kërkesë për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, nëse kjo do të ndodhte.

"Gjykata Kushtetuese vitin e kaluar zbatoi një parim dhe kjo është se një nga vendimet e saj nuk ka efekt prapaveprues. Ajo konstatoi se një vendim ishte marrë jokushtetushmërisht, konkretisht për zgjedhjen e Nenad Rashiqit, por nuk kërkoi që vendimi i tij të kishte efekt prapaveprues, sepse kjo do të rrëzonte të gjitha proceset që do të pasonin dhe kjo do të krijonte kaos të madh si juridikisht ashtu edhe politikisht. Këtu, Gjykata Kushtetuese në fakt mund të konstatojë se janë shkelur disa norma dhe standarde kushtetuese, por që nuk do t'i kthejë gjërat në gjendjen e mëparshme, sepse do të krijonte krizë edhe më të madhe” theksoi Gogiq.

Dilemat, shtoi ai, egzistojnë dhe rreth mandatit të Albulena Haxhiut e cila është ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës.

"Egziston një interpretim në Kosovë se mandati i saj si ushtruese e detyrës së presidentit skadon më 4 tetor dhe kjo nuk është e saktë. Ajo nuk mund të jetë më ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës sepse mandati i saj në atë pozicion lidhet me seancën e mëparshme të parlamentit, mandati i të cilit ka skaduar. Kuvendi i Kosovës duhej të zgjidhte kryetarin e ri të parlamentit i cili do të merrte mandatin nga Haxhiu dhe ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës. Janë çelur sërish dilema të reja ligjore dhe mosmarrëveshje të reja eventuale", thekson ai.

Gogiq kujton se kryeministri i Kosovës në mandatin teknik, Albin Kurti nga viti 2021 ka fituar të gjitha zgjedhjet pasi Hashim Thaçi shkoi në Hagë, kështu që vendimi ndaj liderëve të UÇK çfarëdo që të jetë, siç thotë, do të mbyll një cikël.

"Duket se Kurti është i vetëdijshëm për këtë dhe nuk dëshiron të rrezikojë zgjedhje të reja pas këtij vendimi, pavarësisht nëse Thaçi do të kthehet në Kosovë apo jo. Ajo çka është e rëndësishme për Kurtin është që të paktën të shkojë në raundin e tretë me zgjedhjen e presidentit. Për këtë shumica egziston sigurisht. Është e qartë se Lista Sërbe nuk do të marrë pjesë në ato marrëveshje dhe kjo me nëntë deputetë më pak. Tani do të jetë betejë për çdo mandat deputeti. Sepse një ose dy mandate mund të çojnë deri aty që të mos ketë kuorum e pastaj marrëveshja nuk ka kurrëfarë peshe", konkludoi Gogiq.