Përse Kurtit i duhen tënsione dhe incidente të reja në veri të Kosovës?

Tensioni i ri në Mitrovicën e Veriut, i shkaktuar prej synimeve të përfaqësuesve të Vetëvendosjes në pushtetin vendor që përmes dhunës të marrin godinën e organeve administrative sërbe në lagjen boshnjake, kërcënon të rindezë atmosferën në veri dhe dëshmon se nuk egziston synim i sinqertë i Prishtinës në drejtim të de-eskalimit, besojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn. Ata theksojnë se këto lëvizje janë në shërbim të presionit të mëtejshëm ndaj sërbëve dhe nëse përfaqësuesit e qeverive perëndimore nuk e ndalin, përgjegjësia kryesore për pasojat do të jetë mbi ta.
Erden Atiq nga Vetvendosja si dhe kryekomunari aktual i Mitrovicës së Veriut pas zgjedhjeve vendore në të cilën nuk mori pjesë komuniteti sërb, sot shtyu me dy javë afatin e lënë ndaj sërbëve për të braktisur ambjentet e Zyrës për Kosovë e Metohi, Shërbimit të Drejtorisë së Fondit për Pension dhe Siguracion Ivaliditeti, Qarku i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për punë sociale të Vuçiternës në lagjen boshnjake, por vendimi rreth largimit të tyre ngelet.
Kryetari i Qendrës për stabilitet shoqëror Ognjen Karanoviq beson se zhvillimi i ngjarjeve në Mitrovicën e Veriut paraqet vazhdimin e eskalimit të situatës në veri të Kosovës. Siç thotë Karanoviq, prej disa javësh Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt thonë se e kanë zbatuar procesin e de-eskalimit, megjithatë, gjendja në terren dhe përshtypja e justifikuar e popullit sërb flet të kundërtën.
“Qëllimi i institucioneve prishtinase për largimin e organeve sërbe nga godina në lagjen boshnjake nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i eskalimit të situatës në veri të Kosometit pasi Albin Kurti e di se këto institucione të shtetit të Sërbisë dhe populli sërb në Mitrovicën Veriore është gjaku i jetës sërbe. Gjithçka që ai bëri në vitet e fundit, Kurti do të përfundonte përpjekjen për të mohuar plotësisht të gjitha institucionet e popullit sërb në veri të Kosovës” tha Karanoviq.
Analistët besojnë se Kurti, i presionuar nga aferat e shumta të brendshme javët e fundit, mund t’a largojë vëmendjen e opinionit shqiptar nga kjo vetëm përmes disa veprime të tjera ndaj sërbëve.
Karanoviq, megjithatë, thekson se qëllimi final i Kurtit është që përmes dëbimit të institucioneve të Sërbisë të dëbojë dhe qytetarët e kombësisë sërbe, pra shtetasit joshqiptarë.
“Ky është qëllimi final i Kurtit-Kosovë homogjene, etnikisht e pastër, pa sërbë, Kosovë që do të përfaqësonte bërthamën për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, çka është qëllimi final i të gjitha elitave politike shqiptare” thotë Karanoviq.
Karanoviq beson se është pozitive që nga ambasada amerikane u dënua ky synim i autoriteteve prishtinase por, siç shton ai, nëse kjo përfundon vetëm përmes deklaratava te dhëna nga vendet perëndimore, ka frikë se Kurti nuk do të reagojë.
“Dhe ky është një problem i përgjithshëm, të gjithë e shohin, e shikon mbarë bota, edhe lindja edhe perëndimi e shikon se kush është Kurti, cili është qëllimi i tij final, e dënojnë të tillë sjellje, e dinë që një sjellje e tillë mund të udhëheqë Ballkanin Perëndimor në humnerën e konfliktit të armatosur ose të paktën në destabilizimin e situatës politike, ku askush nuk duhet të përfitojë, sidomos në këtë moment nëse shikojmë zhvillimet globale, por askush nuk po reagon ndaj masës së nevojshme, vendimtare që do t’a ndalonte Kurtin. siç bëri Riçard Grenell disa vite më parë”, thotë Karanoviq.
Ky i fundit është i bindur se Beogradi nuk do të heqë dorë nga vijat e kuqe.
"Ata duhet t’a dinë se Sërbia nuk reagon kështu ndaj presioneve. Kompromisi-po, por presionet dhe lëvizjet e njëanshme nuk do të marrin kurrë dritën jeshile nga Sërbia", thotë Karanoviq.
Duke komentuar deklaratën e Kurtit në të cilën tha se de-eskalimi i arritur në veri të Kosovës dhe se Kosova e respekton marrëveshjen e Bratislavës dhe përmbush detyrimet e veta, Karanoviq thotë se kjo deklaratë është e rrezikshme dhe e trishtueshme, e po të mos ishte kështu, do të ishte qesharake.
Ai thekson se pakësimi i numrit të pjesëtarëve të policisë speciale në godinat komunale nuk është aspak de-eskalim i situatës, veçse lëvizje e forcave speciale, të cilat nuk kanë çfarë të bëjnë në veri.
"As 50%, as 70%, as 20% prej atyre nuk munden të jenë në veri të Kosovës në bazë të marrëveshjes së Brukselit për të mos folur në bazë të Rezolutës 1244, në bazë të dokumeteve të tjera. Prishtina asgjë nuk ka respektuar. Nuk kanë se çfarë kërkojnë aty forcat speciale, për një e për dy, luftëra ekonomike të institucioneve të përkohshme të Prishtinës ndaj Sërbisë dhe askush tek kjo nuk po reagon. Nuk shikoj se çfarë është de-eskaluar, fakti që nuk qëllojnë, që forcat speciale nuk hapin zjarr përditë ndaj sërbëve të paarmatosur-nëse ky është de-eskalim, atëherë në rregull, megjithatë për de-eskalim është vetëm i nevojshëm respektimi i marrëveshjeve të miratuara, dokumentet e miratuara ndërkombëtarisht dhe kur këto do të respektoheshin, nuk do të kishte ndodhur asgjë, por qëllimi i Prishtinës është të luajë me këto dokumente për të dëbuar sërbët" ka thënë Karanoviq.
Dhe bashkëpunëtori shkencor i Institutit për politikë dhe ekonomi ndërkombëtare Aleksadar Mitiq thotë se Albin Kurti, me dëbimin e institucioneve sërbe nga godina në lagjen boshnjake, dëshiron të dëshmojë se mund t’a eskalojë situatën kur të dëshirojë dhe se tani ai po pyet për sigurinë, madje dhe në veri.
"Diçka të tillë i është mundësuar falë mbrojtësve të Perëndimit, të cilët tani po tentojnë me lojën polic i keq polic i mirë para publikut të lajnë lojën e vet”, tha Mitiq për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit thotë se Kurti po ngre rolin e vet dhe shton se më vonë kryeministri kosovar për ndonjë taktikë de-eskaluese, do të kërkojë lëshime të reja politike nga serbët dhe Beogradi për çka do të marrë mbështetjen e Perëndimit.
“Pra mbi të gjitha nga Berlini e Londra si mbështetësit kryesorë, por edhe nga Uashingtoni, i cili nuk ka asgjë kundër tij përderisa gjërat zhvillohen në interesin shqiptar. Në vijim vazhdimi i presionit intensiv perëndimor ndaj Beogradit dhe në këtë kontekst duhen vështruar të gjitha lëvizjet e Kurtit” ka shtuar Mitiq.
komentet