Petkoviq: Me lëvizjen e fundit, Atiq dhe shefi i tij Kurti duan të kërcënojnë drejtpërdrejt ekzistencën e njerëzve
Drejtori i Zyrës për K dhe M, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se kryetari “i rrejshëm dhe ilegal” Erden Atiq, me urdhër të drejtpërdrejtë të Albin Kurtit, ka dërguar përfaqësuesit e tij në objektin ku ndodhet objekti i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Drejtoria e Fondit Pio, Zyra Administrative Kosovë-Mitrovicë e qarkut dhe Qendra për Punë Sociale Vuçitërn, në lagjen Mëhalla e Boshnjakëve, në Mitrovicë, dhe u ka dhën ultimatum që të largohen brenda tri ditëve.
Petkoviq theksoi se në këtë mënyrë është e kërcënuar drejtpërdrejt jetesa dhe e drejta për punë për rreth 40 punëtorë që punojnë në këtë objekt dhe ofrojnë shërbime për serbët, shqiptarët, boshnjakët, goranët, romët...
Ai saktësoi se institucionet e vendosura në këtë godinë, si Fondi Pio, ofrojnë shërbime në fushën e sigurimeve pensionale dhe invalidore për dhjetëra mijëra përfitues të të gjitha nacionaliteteve, ndërsa rreth 120 familje të cenueshme sociale varen nga puna e Departamentit të Qendrës për Punë Sociale.
“Me ultimatumin dhe lëvizjen e fundit, Atiq dhe shefi i tij Kurti duan të kërcënojnë drejtpërdrejt ekzistencën e këtyre njerëzve dhe të drejtën e tyre për të punuar dhe për të marrë ndihmë. Ne nuk do të lejojmë një skenar të tillë për ta, ashtu siç nuk do të lejojmë kërcnimin e ekzistencës së dhjetëra të punësuarve dhe mijëra përfituesve të ndihmës sociale që varen nga puna e këtyre institucioneve që Atiq dëshiron t'i dëbojë dhe ta mbyllë ”, tha Petkoviq.
Drejtori i Zyrës për KdheM tha se “lëvizjet e tilla të njëanshme, të paligjshme dhe jolegjitime të kryetarit të rremë”, për të cilin nuk kanë votuar as serbët e as shqiptarët, sjellin një ngritje të re të tensioneve dhe shkaktojnë krizë në terren dhe nuk shkojnë në drejtimin e de-përshkallëzimit, por siç tha ai, në eskalimin e drejtpërdrejtë.
“Kurti me forcat e tij po kryen lëvizje që janë kërcënim direkt për paqen dhe stabilitetin në këto zona, ndërsa ndërkombëtarët heshtin dhe i vëzhgojnë në heshtje lëvizje të tilla. Përderisa prej javësh dëgjojmë përfaqësuesit ndërkombëtarë se kryetarët e paligjshëm dhe të rremë nuk do të marrin asnjë vendim ekzekutiv, çdo ditë në terren jemi dëshmitarë të lëvizjeve të dhunshme dhe ilegale të gaulajterve të Kurtit kundër popullit serb, qëllimi i vetëm i të cilit është dëbimi i të gjithë serbëve nga veriu i Kosovës dhe Metohisë”, ka përfunduar Petkoviq.
komentet