Raund i ri i dialogut Vuçiq-Kurti: kush është pro për marrëveshje dhe kush pozon?

Vučić, Borelj, Lajčak, Kurti u Briselu
Burim: Kosovo Online

Pas nëntë muajsh, nesër në Bruksel do të mbahet raundi i dialogut i nivelit të lartë Beograd-Prishtinë nën prezencën e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ndërsa pritshmëritë që këto bisedime të sjellin ndonjë të re, janë minimale.

Për palën sërbe prioriteti numër një është që Prishtina më në fund të levizë me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, ndërsa për këtë çështje kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dje ka qenë mëse i qartë. "Asnjë Bashkësi nuk është në rendin e ditës për Kosovën, një herë e përgjithmonë", ka thënë ai.

Kurtin në Bruksel opozita e ndjek me kualifikimet se është “i dobët në tryezën e negociatave” dhe jotransparent rreth dialogut, sipas të cilës ka dhe më pak gjasa që ai të tregojë ndonjë vullnet rreth BKS. Pëlqyeshmëria e tij për të ardhur në Bruksel, ndonëse është e ditur çka pritet prej Prishtinës, në fakt lidhet me mundësinë që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese të BE, ashtu si dhe me shqetësimin se Kosova do të përjashtohet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor sepse kusht për akses në këto fonde është angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve.

Në rrethana të tilla “pozuese”, duket se përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e jashtme dhe sigurinë, Zhozef Borelli mund të niste dialogun nga pika e vdekur vetëm nëse do të kishte shkop magjik.

"Po tentoj që dialogu mes Kosovës e Sërbisë sërish të nisë të gjejmë zgjidhje operative. Kemi dakordësi, Marrëveshjen e Ohrit. Ajo duhet të zbatohet" tha dje Borelli në përgjigje të pyetjes përse ftoi Vuçiqin dhe Kurtin në takim.

Në prag të këtij raundi në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar ka qenë përfaqësuesi special i BE për dialogun, Mirosllav Llajçak mandati i të cilit nuk do të përfundojë më 31 gusht, por do të zgjasë edhe disa muaj të tjerë dhe i cili deklaroi se është “plotësisht i fokusuar në punën dhe përgatitjen e hapave të ardhshëm”.

Koordinatori i Grupit të Punës së Konventës kombëtare për BE për Kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq thotë për Kosovo Onlajn se në këtë moment nuk është realiste të arrihet çfarëdolloj marrëveshje por dhe që takimi në Bruksel është fort i rëndësishëm pasi është takimi i parë prej shtatorit të vitit të kaluar në nivel të tillë të lartë me qëllim të shfrenohet dialogu.

Dialogu është ndërprerë, thotë Mijaçiq shtatorin e kaluar pasi pala kosovare nuk pranoi planin e sekuencës, pra, planin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, kështu që prej njërës palë dhe tjetrës pritet që të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjes së Ohrit.

“Do të kërkohet nga të dyja palët të konfirmojnë se me të vërtetë qëndrojnë pas marrëveshjes që e kanë pranuar vitin e kaluar dhe pas kësaj, duhet të marrëveshohet dinamika e punës, e cila do të nisë prej shtatorit pas pauzës verore. Çështja e formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe është çështja e të çështjeve dhe përmes kësaj çështjeje, duhet të zgjidhet dhe çështja e dinarit dhe të gjitha çështjeve të tjera të rëndësishme në Kosovë dhe çështja e organizimit të zgjedhjeve të reja dhe çështja e punës së kryekomunarit... Kështu që thelbësore është sesi të shkohet deri në formimin e BKS dhe nëse Kurti është ende i gatshëm të punojë në implementimin e kësaj pjese të marrëveshjes, pa të cilën nuk do të mund të aksesohet tek asnjë pjesë tjetër të marrëveshjes çka e kemi parë me anëtarësimin e pasuksesshëm në Këshillin e Europës“, bën të ditur Mijaçiq.

Sikurse shton ky i fundit, prej palës kosovare pritet të lëvizë hapin e parë drejt formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe, pra që Qeveria e Kosovës të miratojë propozimin për statutin Europian të BKS i cili më vonë do t'i dërgohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shqyrtim, dhe në anën tjetër, pas kësaj pritet hapi i parë i Sërbisë e kjo mbi të gjitha është pranimi i dokumenteve kosovare.

“I gjithë ky plan sekuencë është menduar në mënyrë që të dy palët të bëjnë diçka, e kështu hap pas hapi do të ndërtohet besimi dhe ne do të shkojmë drejt implementimit të asaj që palët u angazhuan vitin e kaluar. Nëse njëra palë apo dhe tjetra tregojnë se nuk janë më të gatshme për implementimin e asaj marrëveshjeje, thjesht i gjithë procesi i negociatave bie në ujë dhe duhet të presim ndonjë moment të ri, disa të dërguar të rinj dhe disa negociata të reja”, vlerëson Mijaçiq.

Analisti politik nga Prishtina Arbnor Sadiku beson se raundi i ri i dialogut i nivelit të lartë në Bruksel, i shërben Bashkimit Europian të justifikojë dhe të mund të thotë se mban nën kontroll situatën politike mes Kosovës dhe Sërbisë.

"Kemi marrëveshje mes Kosovës dhe Sërbisë pas të cilës Sërbia tenton të fajqsojë Kosovën për mossukses në marrëveshje, ndërsa Kosova tenton të thotë se Sërbia është fajtore për mosrespektimin e marrëveshjes", thotë Sadiku për Kosovo Onlajn.

Raundi i nesërm është mbulesë për Albin Kurtin, beson Aleksandar Shluka nga OJQ “Iniciativa e Re Shoqërore”, i cili thotë se ajo vjen në dritën e heqjes së paralajmëruar të sanksioneve të BE ndaj Kosovës dhe se prania e Kurtit mund të interpretohet në kontekstin që ai do të tregojë sa konstruktiv është dhe se dëshiron të bisedojë.

Shluka kujton raportimet e disa mediave sipas të cilave disa vende, mbi të gjitha ato që nuk e njohin Kosovën, por edhe Italia dhe Franca, kanë rezerva të caktuara për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe se janë më shumë për heqjen graduale të masave.

“Pëlqimi i Kurtit në atë takim mund të interpretohet në atë drejtim-se ai do të tregojë akt vullnetmirë, se është konstruktiv, se dëshiron të bisedojë dhe ndoshta të forcojë vullnetin e atyre anëtarëve që hezitojnë për heqjen e masave”, thekson Shluka në deklaratën për Kosovo Onlajn.

Ai përkujton se zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës tha se një nga temat kryesore do të jetë zbatimi i marrëveshjes së vitit të kaluar dhe siç beson ai, kjo pritet, duke pasur parasysh se kjo është hera e parë që nga 14 shtatori i vitit të kaluar një takimi është mbajtur në nivelin më të lartë dhe herën e fundit temë ka qenë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas vlerësimit të tij, historia e “çështjeve grandioze” në kuadër të dialogut nuk duhet të vendoset në plan të dytë çështjet minore, gjithçka nga ato çka me të vërtetë shkaktuan krizat e viteve të fundit.

“Çështja e dinarit është ende e pazgjidhur, kemi pasur shtatë takime dhe nuk kemi arritur zgjidhje. Mendoj se edhe këto gjëra duhen diskutuar, nuk do të doja të neglizhohej. Kemi parë se diskutimi për çështjet madhore dhe opsioni i fundit i marrëveshjes, nuk zgjidhi ato mosmarrëveshje të vogla dhe nuk i pengoi veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës që nxitën eskalimin në terren”, vlerëson ai.

Problemet e shumta me të cilat ballafaqohet komuniteti sërb, sikurse vlerëson, do të mbeten të pazgjidhura edhe pas takimit të nesërm.

“Ndoshta do të jetë fjala rreth asaj sesi Kosova të pajtohet për të ndërmarrë disa hapa në drejtim të formimit të BKS, por sërish shumë çështje do të mbeten të pazgjidhura që torturojnë komunitetin sërb në Kosovë. Kemi ndalim të importit të mallrave sërbe që ka një vit që është në fuqi. Kemi problem me çështjen e dinarit. Njerëzit këtu nuk mund të tërheqin të hollat. Kemi prezencën e policisë speciale dhe të gjithë atyre bazave policore që janë ndërtuar në periudhën e fundit, por edhe shpronësimet. Një sërë problemesh që ende do të mbeten të pazgjidhura pas takimit të 26 qershorit. Nuk do të isha shumë optimist, por sigurisht që do të ishte mirë që më në fund të mbahej takim i tillë i nivelit të lartë, nëse asgjë të paktën të shpresoja për ndonjë përparim”, konkludon Shluka.