Gogiq: Borelli nuk mund të thotë se u përmbushën kushtet për heqjen e sanksioneve kur Prishtina nuk ka bërë asgjë

Ognjen Gogić
Burim: Kosovo Online

Politikologu Ognjen Gogiq thotë për Kosovo onlajn se para historive rreth heqjes së sanksioneve të Bashkimit Europian të vendosura ndaj Kosovës qershorin e kaluar, duhet të lind pyetja a janë zbatuar ndonjëherë, apo me siguri Prishtina nuk ka bërë asgjë nga ajo çfarë i është kërkuar me qëllim që situata në veri të Kosovës të de-eskalohej ku pikërisht për këtë arsye u vendosën.

Gogiq kujton se BE qershorin e kaluar deklaroi se u vendosën masa ndëshkuese dhe jo sanksione kundër qeverisë në Prishtinë pasi nuk ndërmori hapa drejt de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës dhe se ato nënkuptonin dy gjëra-ndërprerje të takimeve në nivel të lartë, si bilaterale dhe multietnike dhe ndërprerje të financimit të projekteve nga ana e Bashkimit Europian.

"As njëra dhe as tjetra kurrë nuk u zbatuan. Nuk egziston asnjë shembull të pezullimit apo anulimit të ndonjë gjëje, sepse dikush i’u referua atyre sanksioneve dhe tha 'për shkak të këtyre sanksioneve të BE Kurti apo Osmani nuk ftohen në ndonjë takim'. Nuk ka asnjë shembull të ndonjë projekti në Kosovë që financohet nga BE që u anulua për shkak të këtyre sanksioneve, për mua është e njohur se projektet e financuara nga BE janë ende në vazhdim dhe se Kosova mund të aplikojë për projekte dhe fonde të ndryshme. Kjo vendosje sanksionesh ishte thjesht formalitet dhe gjë retorike, kështu që heqja e sanksioneve do të ishte vetëm formale”, thekson Gogiq.

Qeveria në Prishtinë, sikurse shton, me siguri do të donte të mund të shpallte se sanksionet u hoqën sepse për të kjo do të ishte një pikë politike.

“Kosova shkon në zgjedhje dhe si pasojë e kësaj do të thoshte që qeveria në Prishtinë në fushatë të thoshte se ajo çoi në heqjen e atyre masave ndëshkimore, por kjo-që nëse sanksionet janë në fuqi apo jo, nuk ka asnjë domethënie reale” beson Gogiq.

Ky i fundit thekson se sanksionet e qershorit të vitit 2023, kanë lidhje me planin e BE për de-eskalimin, ku nënkupton tërheqjen e policisë speciale nga godinat komunale, çka me sa duket nuk ndodhi.

“Kjo u pa tani në kohën e votimit në veri për shkarkimin e kryekomunarëve në katër komuna, kur të gjitha ato objekte ishin të rrethuara nga policia speciale. Duhet që qytetarëve t'u mundësohej ushtrimi i të drejtës së tyre demokratike dhe të votonin, ndërsa aty kishte polici speciale ku në fakt duhej t'i largonin fare për të mos i’u afruar atyre objekteve. Kishte pretendime se Kosova po tërhiqte policinë speciale në faza, megjithatë me të vërtetë nuk dihet se në çfarë përqindje është bërë kjo dhe përshtypja është se policia speciale ka mbetur aty” thotë Gogiq.

Përsa i përket kërkesës së dytë, e cila ka lidhje me atë që kryekomunarët të punonin në lokacione alternative, bashkëbiseduesi ynë konstaton se as ajo nuk është përmbushur, pasi kryekomunarët nga Mitrovica e Veriut dhe Lleposaviqi kanë punuar gjatë gjithë kohës nga objektet komunale, ndërsa kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut disa kohë kaluan jashtë ndërtesave komunale dhe më vonë u kthyen tek to.

"Në fund, kushti më i rëndësishëm ishte që të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës dhe kjo nuk ndodhi. U mbajtën referendume, por këto nuk ishin zgjedhje. Pra asnjë gjë nuk u arrit. Sipas deklaratës së Peter Stanos, procedura për heqjen e sanksioneve do të ishin për përfaqësuesin e lartë të BE Zhozef Borelli që të dorrëzonte raportin në Këshillin Europian në të cilin do të konstatohej nëse Kosova i ka përmbushur këto kushte dhe pastaj Këshilli Europian do të merrte vendim për heqjen formalisht të tyre. Megjithatë, kushtet nuk janë përmbushur dhe Borelli nuk mund të deklarojë se janë përmbushur”, thekson Gogiq.

Ky i fundit thotë dhe se BE është në fushatë dhe po përgatiten për zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian dhe beson se ka gjëra shumë më të rëndësishme për të bërë sesa të merren me "disa sanksione fiktive".

"Është krejtësisht iluzionare të presësh që dikush tani do të shpenzojë kohë në Këshillin Europian për t’umarrë me këtë çështje kur ata kanë punë shumë më të rëndësishme dhe urgjente. Së dyti, edhe nëse do të pyesni disa burokratë në Bruksel, ata me siguri as nuk e dinë se egzistojnë sanksione për Kosovën. Kosova këtu në njëfarë mënyre mund të jetë viktimë e pakujdesisë dhe dembelizmit në BE” konkludon Gogiq.