Gjuriq me Borellin: Sërbët në Kosovë vuajnë nga presioni i padurueshëm prej masave të njëanshme të Prishtinës
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot në Austri me përfaqësuesin e lartë të BE për politikë të jashtme dhe sigurisë Zhozef Borelli, pas takimit ministrave të punëve të jashtme të grupit joformal "Miqtë e Ballkanit Perëndimor".
Gjuriq ka theksuar se Beogradi është tërësisht i përkushtuar tek dialogu me Prishtinën nën patronazhin e BE nën vlerësimin se në këto momente nevojitet mbi gjithçka, të ofrohet siguria për popullin sërb dhe pa vonesa të mëtejshme të zbatohen të gjitha detyrimet nga marrëveshjet e arritura deri më tani.
Është theksuar se situata për rastin e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndë. Gjuriq tha se sërbët vuajnë nga presioni i padurueshëm si pasojë e akteve të njëanshme kulminative sistematike të përhershme të autoriteteve prishtinase, bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Shefi i diplomacisë sërbe ka theksuar se anëtarësimi në BE është vendosmëri dhe prioritet i politikës së jashtme të Sërbisë, duke theksuar se vendi ndan vlera europiane dhe zotohet për to si dhe dëshiron që të kontribuojë tek paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i Europës.
Duke folur rreth rëndësisë së bashkëpunimit rajonal, ministri ka nënvizuar se Sërbia është e përkushtuar drejt përparimit dhe ushqyerjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, veçanërisht duke theksuar se për Sërbinë me interes kyç është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon.







0 komentet