Referendumi për shkarkimin e kryekomunarit dhe peripecitë për zgjedhësit jashtë Kosovës: rregjistrim i komplikuar, posta nuk bashkëpunon, afatet të shkurtëra
Procedura në të cilën Komisioni Qëndror Zgjedhor parashkroi për mbajtjen e referendumit rreth shkarkimit të kryebashkiakëve në katër komuna në veri, parashikuar për 21 prill e veçanërisht pjesa që ka lidhje me votimin përmes rrugës postare për zgjedhësit jashtë Kosovës, sipas mendimit të bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn është mjaft komplekse, deri diku kontestuese, ndërsa afatet e dhëna vështirë se arrihen.
Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit që ndodhen në Sërbinë qëndrore u duhet më parë që në afatin shtatë ditor të regjistroheshin onlajn apo përmes rrugës postare çka nënkupton marrjen e formularëve, plotësimin e të dhënave të shumta personale dhe bashkëngjitjen e fotografisë në të cilën shikohet sesi mbahet dokumenti i identifikimit në dorë. Meqenëse një numër i madh i zgjedhësve jashtë Kosovës jetojnë në zona rurale, qendra kolektive dhe janë të moshuar, çështja është nëse ata janë të pajisur teknikisht dhe përgjithësisht a kanë mundësinë e qasjes dhe regjistrimit onlajn, ndaj në raste të tilla regjistrimi me postë është opsioni i vetëm.
Për postën është i lidhur edhe vetë akti zgjedhor, por meqenëse nuk ka bashkëpunim mes Postës së Sërbisë dhe postës në Kosovë-çështja është nëse këto vota, të cilat duhet të “udhëtojnë” përmes Malit të Zi apo Maqedonisë së Veriut, do të mbërrijnë brenda afateve pasi në disa votime të hershme, është dëshmuar se në të tilla raste vijnë vonesa dhe më pas deri tek refuzimi i atyre votave. Gjithashtu, ata zgjedhës që do të vinin personalisht në qendrat e votimit do të jenë nën “syrin” e kamerave që do të instalohen në qendrat e votimit, çka mund të ndikojnë në vendimin e tyre për të mos marrë pjesë fare në këtë verdikt.
Të gjitha këto rrethana, si dhe pragu i lartë i kërkuar për shkarkimin e kryekomunarëve, pra 50% plus 1 votë të zgjedhësve të regjistruar, për rezultatin final mund të rezultojë që kjo sipërmarrje të mos jetë e suksesshme, pavarësisht vullnetit të shumicës që në krye të komunës mos të jenë ata që u zgjodhën prillin e kaluar me vetëm 1 apo 4% të votave, në varësi nga ajo se për cilën komunë bëhet fjalë.
Menaxherja programuese e OJQ Iniciativa e re Shoqërore, Milica Andriq Rakiq, thotë se gjatë procesit të mëparshëm zgjedhor votimi përmes rrugës postare dëshmoi si jashtëzakonisht problematik me shumë mangësi.
“Votat që mbërrijnë me postë janë shumë të rëndësishme, duke pasur parasysh se shumë njerëz kanë braktisur Kosovën ndërsa kjo pasqyrë votimi ka qenë shumë problematike. Pas vitit 2019 dhe aferës me helmimin e pretenduar të votave nga Sërbia, në ciklet zgjedhore praktika ishte kështu që votat dërgoheshin përmes postave në Maqedoni dhe Mal të Zi pasi bashkëpunim mes Postës së Sërbisë dhe postës në Kosovë nuk ka patur. Shumë vota kanë ardhur me vonesë, pas afatit të përcaktuar ligjor dhe nuk u pranuan në fund. Pra numër shumë i vogël votash pas vitit 2019 u pranua në atë mënyrë. Kjo në masë të madhe mund të ndikojë në numrin pjesmarrësve në votim dhe mund të vërë në dyshim rezultatin për shkarkimin e kryekomunarëve pikërisht sepse kërkohet nivel kaq i lartë i pjesëmarrjes, më i lartë se 50%” thotë Andriq Rakiq për Kosovo onlajn.
Kujtojmë se me vendimin e Gjykatës së Lartë në Prishtinë të vitit 2019, nuk u pranuan votat që erdhën nga Sërbia qëndrore përmes rrugës postare. KQZ pranoi vetëm zarfat nga sistemi ndërkombëtar postar me të cilat kanë bashkëpunim sikurse me Malin e Zi apo Maqedoninë e Veriut. Problemi është dhe se nuk egziston asnjë kontroll të lëvizjes së porosive postare me zgjedhës potencialisht të rregjistruar.
Sllobodan Dimitrijeviq i cili prej mëse më shumë se dhjetë vitesh ka ushtruar funksionin e kryetarit të Komisionit Zgjedhor Komunal në Mitrovicën e Veriut, thotë për Kosovo Onlajn se dhe në proceset e mëparshme votat përmes rrugës postare kanë qenë të lëna pas dore se janë shtyrë në mënyrë të paligjshme dhe se në fund nuk u përllogaritën në rezultatin përfundimtar.
“Nuk do të surprizohesha nëse do të përsëritej si ndonjë nga proceset e mëparshme kur vinin zëra nga Sërbia dhe mbaheshin në ndonjë godinë të Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa pretendohej se kanë qenë të helmuara me antraks apo çfarëdo. Ato vota u refuzuan, për ta në Prishtinë ato vota nuk egzistonin, kështu që nuk do të surprizohesha që as këto vota të hynin në rezultatin final”, kujton Dimitrijeviq.
Analisti politik Sërgjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Shoqëror beson se kryeministri kosovar Albin Kurti do të bëjë gjithçka që votimi për shkarkimin e kryekomunarëve në të katër komunat me shumicë sërbe në veri të Kosovës, mos ketë sukses. Madje dhe sikur sërbët të respektojnë gjithçka që ai kërkon, prej të cilave disa gjëra janë joreale, Kurti, sikurse thotë ai, do të shpikë diçka të re si arsye që kryekomunarët të mos shkarkohen.
Graovac tha për Kosovo onlajn se këta kryekomunarë ilegalë janë pjesë e strategjisë së presionit të pandërprerë ndaj sërbëve dhe tentativa të pandërprera që sërbët të dëbohen nga Kosova.
"Veçanërisht këtu mendoj për sërbët në veri të Kosovës dhe Metohisë, të cilët Kurti i karakterizoi si rrezik i pandërprerë sepse janë të bashkuar dhe të ndërlidhur. Kurti duke sjellë armë tytëgjata në veri të Kosovës, të ashtuquajturat forcat e tij speciale, pra terroristët e stërvitur nga njëra anë dhe nga ana tjetër kryekomunarët fals, ushtrojnë presion institucional ndaj sërbëve. Ai ka për qëllim pikërisht atë që thashë, zhvendosjen e sërbëve nga veriu i Kosovës. Ndoshta jo të gjithë, por ajo pjesë që ka mbetur të jetë totalisht e dërrmuar dhe që faktikisht dhe politikisht të ndalojnë së vepruari jashtë atij rrethi që Kurti beson që për sërbët është e nevojshme, ndërsa ky është rrethi i të bindurve të tij dhe sërbëve të Kurtit”, tha Graovac.
Ky i fundit shton se Kurti në thelb dëshiron t'i distancojë sërbët nga Lista Sërbe dhe t'i drejtojë drejt partive dhe organizatave të tij politike.
0 komentet