Si do t’a trasojë Kallas dialogun-çfarë u aludua gjatë vizitës së saj në Beograd e Prishtinë ?
Lista e bashkëbiseduesve është e gjatë, mesazhet për rastin e dialogut janë të pakta dhe pa të reja: Marrëveshja e Ohrit është në fuqi dhe të dy palët duhet t’a zbatojnë. Sesi negociatat do të trasohen më tej, derimë tani nuk ka përgjigje. Kjo është shumatorja e vizitës në Beograd e Prishtinë e Kaja Kallasit, përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme, sikurse e shikojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn në pjesën që lidhet me dialogun e Brukselit.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
“Duhet të ulemi me të dy palët veçmas dhe të shikojmë sesi do të shkojë” ka thënë Kallas dje në Prishtinë. Është e gatshme, që të investojë nga koha e saj dhe energji në proçesin e normalizimit të marrëdhënieve.
Çka është e çfarë nuk është e vlefshme në këtë proçes, zyrtarja europiane me njohjen e saj, ende nuk mund të vlerësojë nëse ka patur qëndrim të qartë me rastin e mbylljes së institucioneve në veri të Kosovës që mbështet Sërbia: "Kjo dëmton përpjekjet drejt de-eskalimit të situatës".
"E rëndësishme është të jesh dëshmitar për atë çka ndodh në terren dhe se çfarë thonë njerëzit", konstatoi Kallas, për të cilën sot ishte e pranishme në Mitrovicën e Veriut, ku vizitoi gjykatën dhe shkollat vendore. Kthimi i gjyqtarëve sërbë, është sfidë kyçe për sistemin gjyqësor në këtë pjesë të Kosovës ndërsa prania e aktorëve ndërkombëtarë në terren është e rëndësishme për krijuar e pamjes reale rreth gjendjes dhe sfidave, pasi "njëra palë thotë një gjë dhe pala tjetër diçka tjetër".
Kallas, sikurse theksoi vetë, së shpejti planifikon të thërrasë përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel ndërsa ish ambasadorja dhe anëtarja e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare Branka Llatinoviq, vlerëson për Kosovo Onlajn se mesazhi më i rëndësishëm e përfaqësueses së lartë të BE ishte që vijimi i dialogut është prioriteti i saj personal dhe në të do të përkushtohet.
“Vetë vizita ishte e shkurtër, duke patur parasysh numrin e bashkëbiseduesve që kishte dhe as ajo nuk pati hapësirë për ndonjë elaborim, me gjasa erdhi për të bërë episodin personal të radhës dhe të ekipit të vet dhe që në bazë të kësaj të bëjë disa propozime, të cilat sigurisht do të publikohen kur të nisë dialogu i duhur”, tha Llatinoviq.
Gjithësesi, sikurse thekson, Kallas në Prishtinë dha mesazh të fortë për ata që në një farë mënyre ushtrojnë pushtetin edhe për ata që do të vijnë dhe kjo është se duhet të vijë deri tek de-eskalimi dhe se me këtë mënyrë të të vepruarit, nuk mund të arrihen parakushtet për dialog.
"Vizita në Beograd dhe Prishtinë ishte vazhdim i vizitës në rajon që nisi në prill, ndërsa deklaratat që dha Kallas ishin mjaft të dobëta dhe më shumë çka na pëlqen të themi 'të paketuara në napë diplomatike', me gjasa dhe për shkak të faktit se konferencën për shtyp në Beograd e mbajti të pavarur dhe nuk dëshironte të thoshte diçka dhe që pala tjetër të mos kishte mundësi që të përgjigjej ndaj kësaj. Kjo sigurisht ishte dhe arsyeja për dobësinë e deklaratave dhe në Prishtinë. Aty, Kallas praktikisht nuk kishte bashkëbisedues relevant, duke pasur parasysh gjendjen e institucioneve në Prishtinë, për shkak të pamundësisë së konstituimit të Kuvendit pas kaq votimeve, kështu që nuk kishte ndonjë repertor të madh”, thotë Llatinoviq.
Profesori për marrëdhënie ndërkombëtare, Afrim Hoti, vlerësoi se gjatë vizitës në Prishtinë të përfaqësueses së lartë të BE, u dëgjuan mesazhe të ngjashme me ato që kanë theksuar më herët liderët europianë dhe se Kallas edhe një herë përsëriti se detyrimi i Beogradit dhe Prishtinës është zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani në kuadër të dialogut dhe atëherë të shikohet përpara dhe që historia të ndalet disi.
“Mesazhet kryesore kanë lidhje me idenë e vazhdimit të dialogut, pasi është e qartë se nuk ka alternativë për përmbylljen e negociatave mes dy vendeve“, tha Hoti për Kosovo onlajn.
Për rastin e deklaratës së Kallas se de-eskalimi i situatës në veri të Kosovës është kusht për heqjen e masave ndëshkuese që BE i vendosi Kosovës, Hoti bën të ditur se të gjithë flasin për de-eskalim në pjesën veriore të Kosovës, por që njëkohësisht “disa vende të BE janë të vetëdijshme për faktin se tani në veri të Kosovës egziston paqe dhe siguri“.
“Duket se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa hapa, por ngelet që të bëhen disa të tjera në javët dhe muajt e ardhshëm. Jam i bindur se do të nisë bashkëpunim i ngushtë i institucioneve kosovare pasi që ato të konstituohen së shpejti, me institucionet e BE dhe se ky proces do të fillojë ndonëse ka vende që hapa të tillë të BE nuk i shikojnë me adhurim të plotë“, thotë Hoti.
Pas fjalëve të pakta të Kallasit rreth dialogut gjatë vizitës në Beograd, analisti i politikës së jashtme Mirko Dautoviq vlerëson se për të Ballkani dhe dialogu nuk do të jenë prioritet, por fokusi i saj është në Ukrainë dhe Rusi duke ditur se Kallas është nga Estonia.
“Ajo nuk do të ketë qëndrim si Xhozef Borelli i cili vjen nga vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe me gjasa planifikon që dialogun t’ia delegojë dikujt që do të merret me të. Kur delegacionet të takohen, ajo ndoshta do të çelë nisjen e takimeve si mikpritëse por dyshoj që do të merret me dialogun” deklaroi Dautoviq për Kosovo onlajn.
Duke pasur parasysh se Kallas në Beograd deklaroi se në takimet e saj është folur rreth “raporteve të Sërbisë me fqinjin e saj të afërt” në të cilën e lidhi me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nuk do të thotë vetëm përmirësim të lidhjes, por ajo është fondamentale për të ardhmen europiane të Sërbisë, Dautoviq thotë se këtë deklaratë do ta interpretonte si qëndrim personal të Kallas, e cila vjen nga një vend që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Do të thosha se asaj i ka shkarë kjo pasi sigurisht nuk do të thotë që Bashkimi Europian e njeh Kosovën, por shikoni që ajo këtë e beson vetë. Nuk mendoj që ajo do të shtyjë dialogun por e gjithë forma e dialogut është e atillë e cila në fund të fundit pritet prej Sërbisë. Mendoj se nuk dëshironte të provokonte por thjesht është perceptimi i saj personal”, tha Dautoviq.
Në Beograd, Kallasi bisedoi me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministrin Gjuro Macut, ministrin e punëve të jashtme Marko Gjuriq, kryetaren e parlamentit Ana Bërnabiq, partitë opozitare, përfaqësues të rinisë..,ndërsa në Prishtinë me kryeministrin në mandatin teknik Albin Kurtin, përfaqësues të opozitës përfshirë dhe Listën Sërbe, komandantin e Kfor dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
“Këngë të vjetra”
Nga Prishtina Kallas udhëtoi drejt Shkupit ku mes të tjerave tha se Maqedonia e Veriut i përket BE se rruga drejt anëtarësimit nuk është e lehtë, por që ky vend është partner i besueshëm.
Ish ambasadori maqedonas dhe analisti Risto Nikovski megjithatë vlerësoi se Kallas në mënyrë diskrete sot ka thënë se Maqedonia është pjesë e Unionit Europian por që duhet të përmbushë diktatet e saja.
“Do të thoja se këndonte këngën e vjetër, nëse do t’a krahasonim me të famshmen Maria Kalas. Kallas na tha të njëjtën gjë si Koshta, se nuk ka Union Europian derisa të mos kapitullojmë, veçse në mënyrë diskrete. Pra, nuk ka asgjë të re dhe nuk duhet të pritet asgjë e re. Topi është në kopshtin e Maqedonisë dhe nëse dëshirojmë të ndryshojmë çdo gjë, të dalim nga tyneli i errët, Maqedonia duhet të ndërmarrë hapa radikale. Kjo do të thotë e para të shtyhet Protokolli i Dytë me Bullgarinë e për rjedhojë të anulohet kuadri negociator përmes të cilit Maqedonia kurrë nuk do të hyjë në Union dhe të hedhë poshtë diktatin që na duhet të ndryshojmë Kushtetutën” ka thënë Nikovski për Kosovo Onlajn.
Dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, tek mesazhet e Kallasit sipas fjalëve të tij, nuk shikon ndryshim.
Të gjithë thonë në pritje do të jenë akoma më gjatë e ndoshta kurrë nuk do të dalin prej saj.
0 komentet