Nikovski: Kallas urdhëroi direkt se duhet të përmbushim diktatet

Nikovski
Burim: Kosovo Online

Ish ambasadori maqedonas dhe analisti Risto Nikovski ka thënë për Kosovo onlajn se Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme, në mënyrë diskrete sot ka urdhëruar nga Shkupi se Maqedonia është pjesë e Unionit Europian por që duhet të përmbushë diktatet e saja.

Përsa i përket hyrjes së Maqedonisë së Veriut në BE, sipas vlerësimit të Nikovskit, Kallas shembi të gjitha iluzionet se egziston ndonjë plan B dhe se diçka e tillë është e mundshme.

“Do të thoja se këndonte këngën e vjetër, nëse do t’a krahasonim me të famshmen Maria Kalas. Kallas na tha të njëjtën gjë si Koshta, se nuk ka Union Europian derisa të mos kapitullojmë, veçse në mënyrë diskrete. Pra, nuk ka asgjë të re dhe nuk duhet të pritet asgjë e re. Topi është në kopshtin e Maqedonisë dhe nëse dëshirojmë të ndryshojmë çdo gjë, të dalim nga tyneli i errët, Maqedonia duhet të ndërmarrë hapa radikale. Kjo do të thotë e para të shtyhet Protokolli i Dytë me Bullgarinë e për rjedhojë të anulohet kuadri negociator përmes të cilit Maqedonia kurrë nuk do të hyjë në Union dhe të hedhë poshtë diktatin që na duhet të ndryshojmë Kushtetutën. Topi na është kthyer, në mënyrë të bukur dhe korrekte, por me të njëjtat karakteristika dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi në lëvizje” ka thënë Nikovski.

Dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, tek mesazhet e Kallasit sipas fjalëve të tij, nuk shikon ndryshim.

“Optimizëm që theksoi për Malin e Zi dhe Shqipërinë është jo adekuat në krahasim me mundësitë reale të tyre për avancim dhe anëtarësi në Union. Krijohet optimizëm i panevojshëm se do të ketë ndonjë zgjerim të Unionit. Ky i fundit me shumë gjasa nuk do të zgjerohet kurrë deri më sot. Liga e dytë tashmë është formësuar, kështu është i njëjti mesazh i pranishëm me ndonjë shprehje të butë ndaj Shqipërisë dhe Malit të Zi. Të gjithë jemi në pritje dhe do të jemi akoma gjatë. Ndoshta kurrë nuk do të dalim prej saj” mendon Nikovski.