Trafiku i qënieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor: Nga ofertat false për punë, e deri në punët dhe shfrytëzimit seksual
Në Ballkanin Perëndimor, është rritur dukshëm trafiku i qënieve njerëzore për hir të shfrytëzimit të punës, ndërsa bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn tregojnë se cënueshmëria ekonomike është faktori më i madh i rrezikut për viktimat e mundshme çka paralajmërojnë në abuzimin e rrjeteve sociale për qëllime rekrutimi. Thonë dhe se egziston numër i konsiderueshëm viktimash të shfrytëzimit seksual dhe se rajoni, nga pikë për rekrutim viktimash, është bërë destinacioni final i tregtarëve të mishit të bardhë.
Shkruar nga: Jelena Novakov
Rajoni është në fokus të publikut botëror, kur është fjala për trafikimin e qënieve njerëzore, në vitin 2023, kur influencierët Endrju dhe Tristan Tejt u akuzuan në Rumani për trafik të qënieve njerëzore, formimin e grupit të organizuar kriminal për shfrytëzim seksual të grave dhe përdhunim, ndërsa hetimet e zgjeruara përfshinin dhe dyshime për trafikim të të miturve, pastrim parash dhe të tjera vepra penale.
Në shkurt të vitit 2025, autoritetet rumune i lejuan të largoheshin nga vendi dhe të udhëtonin për në SHBA, ndonëse çështja kundër tyre vijon të mbetet e hapur dhe priteshin të ktheheshin për të përmbushur detyrimet e tyre sipas masës së kontrollit gjyqësor, e cila më pas u hoq në prill të vitit 2026. Vendimi për t'i lejuar të largoheshin nga vendi shkaktoi polemika, veçanërisht për shkak të akuzave për presion dhe lobim nga qarqe të afërta me administratën e Donald Tramp, por prokurorët rumunë theksuan se vëllezërit janë ende nën juridiksionin e gjyqësorit rumun.
Vëllezërit Tejt ndodhen momentalisht në paraburgim në SHBA, në pritje të vendimit të gjykatës për ekstradim në Britaninë e Madhe ku ndaj tyre u ngritën 38 akuza të reja në korrik, duke e çuar totalin në 59.
Njëkohësisht, Organi Rregullator për Komunikimet Elektronike dhe Postare në Prishtinë, paralajmëron se Kosova vijon të jetë vendi i origjinës, tranzitit dhe destinacionit për viktimat e trafikimit të qënieve njerëzore dhe një nga format e reja të shfrytëzimit është ofrimi i shërbimeve seksuale përmes faqeve sociale onlajn. Viktimat më shpesh janë të moshave 18 deri në 30 vjeç dhe vijnë të organizuara nga vende të tilla si Brazili, Venezuela, Kolumbia dhe Peruja.
Sipas Radios Europa e Lirë, në platformën ku Policia Kosovare ka identifikuar si vend për shitjen e shërbimeve seksuale, kohët e fundit, u gjetën më shumë se 70 profile të grave latino-amerikane që ofrojnë shërbime në Kosovë. Sipas të dhënave të Policisë Kosovare, nga viti 2021 deri në vitin 2024, u identifikuan 42 viktima nën moshën 18 vjeç, ndër të cilat tetë ishin midis 12 dhe 14 vjeç dhe shumica u shfrytëzuan seksualisht.
Mënyra të reja rekrutimi
Trafikimi i qënieve njerëzore paraqet problem serioz në Ballkanin Perëndimor dhe teknologjitë moderne dhe platformat onlajn kanë çelur mënyra të reja për rekrutime, kontroll dhe shfrytëzim seksual të viktimave, thotë Marija Todorovska, drejtoreshë programuese e Shoqatës Kundër Dhunës dhe Trafikimit Njerëzor “Porta e Hapur-La Strada“ nga Maqedonia e Veriut.
"Definitivisht trafikimi i qënieve njerëzore është realitet në Maqedoni, por gjithashtu është mjaft i padukshëm, nuk njihet ndaj nuk reagohet në kohën e duhur", tha Todorovska për Kosovo Onlajn.
Sipas fjalëve të saj, në pesë vitet e fundit, në këtë vend janë identifikuar 109 viktima të trafikimit të qënieve njerëzore, ku shfrytëzimi seksual vazhdon të jetë forma më e përhapur, por është në rritje është dhe shfrytëzimi i punës.
"Forma e dhunshme apo e detyrueshme e martesave fëminore, lypja e detyruar dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme, në dy tre vitet e fundit janë identifikuar dhe raste të transplanteve të organeve humane, madje dhe të birësimit të paligjshëm të fëmijëve", tha ajo.
Todorovska theksoi se ndryshojnë mënyrat dhe format e shfrytëzimit, si dhe se karakteri ndërkufitar i trafikut njerëzor, kërkon bashkëpunim më të fortë të institucioneve në rajon.
"Si organizatë që prej 25 vitesh punon me këtë problem, kemi pasur shumë raste ku koncepti është ndërkufitar, pra një person është rekrutuar në Maqedoni, është shfrytëzuar në vendet fqinje, në Kosovë, Shqipëri, Sërbi dhe anasjelltas", tha ajo.
Duke folur për njoftimet onlajn për shërbime eskorte, tha se ato mund të jenë një nga mënyrat e fshehjes së trafikut njerëzor, por që çdo rast duhet të kontrollohet në veçanti.
"Nuk bëhet fjalë përherë për trafik të qënieve njerëzore, gjithmonë duhet të pyesim veten se kush qëndron pas tij, sa kontroll ka e kështu me radhë. Por, duhet të them se janë vërejtur dhe raste të trafikimit të qënieve njerëzore", tha ajo.
Sipas fjalëve të saj, është e nevojshme të përcaktohet nëse gratë dhe vajzat që shfaqen në platforma të tilla janë të ekspozuara ndaj shtrëngimit, kërcënimeve, shantazhit apo formave të tjera të kontrollit.
"A janë detyruar ato t’a bëjnë këtë? A kanë marrë kërcënime për jetën e tyre, kërcënime për familjen, apo janë shantazhuar mbi bazë tjetër, për shkak të borxhit të papaguar ose fotove dhe videove intime që shpesh përdoren si mjet për të shfrytëzuar njerëzit në zinxhirin e trafikut të qënieve njerëzore", tha bashkëbiseduesja jonë.
Ajo paralajmëroi se egzistojnë raste ku dyshihet se viktimat janë fëmijë.
"Kemi pasur raportime në linjën SOS ku njerëzit kanë frikë se pas këtyre njoftimeve mund të qëndrojnë fëmijë, djem, vajza që praktikisht janë pjesë e atij zinxhiri dhe në ato raste bëhet fjalë definitivisht për dhunë seksuale, shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe në rrethana të caktuara, trafikim të fëmijëve", tha Todorovska.
Sikurse theksoi, trafikimi i qënieve njerëzore nuk fshihet vetëm pas njoftimeve të eskortave, por edhe pas ofertave false për punë.
"Shpesh mund të ndodhë që të kenë njoftime onlajn për oferta false pune, për shembull si punë sezonale jashtë vendit, në sektorë të tillë si hotele, turizmi, kujdesi në shtëpi, ndërtimi dhe bujqësia", tha ajo.
Duke folur për mënyrat se si funksionon trafikimi i njerëzve, spegoi se nuk egziston mekanizëm i vetëm, por që trafikantët përdorin teknologji të reja për të aksesuar grupet e cënueshme.
"Në kohën e sotme, përdoret veçanërisht interneti, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, që lehtëson aksesin tek grupet e cënueshme e të synueshme të viktimave të trafikimit të njerëzor, që në rastin tonë fatkeqësisht janë ende përherë gratë e fëmijët", tha ajo.
Rritje e aktivitetit të shfrytëzimit seksual
Konsulentja e Organizatës Astra për mbështetje të viktimave të trafikimit të qënieve njerëzore Jovana Markuliq, tha se ka pasur rritje të shfrytëzimit të veprimtarisë së shfrytëzimit seksual dhe abuzimit të platformave dixhitale për rekrutimin e viktimave dhe se në Sërbi numri më i madh i viktimave të trafikimit të qënieve njerëzore janë shtetas të huaj, kryesisht nga Azia dhe Afrika, por edhe nga vendet europiane, si Bjellorusia.
Sipas fjalëve të saj, të dhënat tregojnë rritjen e veprimtarisë së shfrytëzimit seksual si dhe abuzimin gjithnjë e më të theksuar të platformave dixhitale për rekrutimin e viktimave.
"Astra gjatë vitit të kaluar, punoi me 53 viktima të supozuara dhe të identifikuara të trafikimit të qënieve njerëzore-23 gra dhe 30 burra. Të dhënat tregojnë më tej rritjen e shfrytëzimit të veprimtarisë së shfrytëzimit seksual, si dhe abuzimin gjithnjë e më të theksuar të platformave dixhitale për rekrutimin e viktimave", tha Markuliq për Kosovo Onlajn.
Sipas të dhënave të Astra për vitin 2025, mes viktimave të identifikuara të trafikut njerëzor në Sërbi, mbizotërojnë shtetasit e huaj.
Nga gjithsej 53 viktima, 39 janë shtetas të huaj, ndërsa 14 shtetas të Sërbisë.
"Shumica e shtetasve të huaj u shfrytëzuan pikërisht në territorin e Sërbisë, çka tregon se Sërbia është gjithnjë e më shpesh vend destinacioni për trafikun e qënieve njerëzore, veçanërisht në rastet e shfrytëzimit të veprimtarive seksuale", tha Markuliq.
Viktimat e identifikuara vinin nga Egjipti, Filipinet, Turqia, Bangladeshi, Sierra Leone, Kina, Azerbajxhani, si dhe India, Bjellorusia, Zimbabveja, Uganda, Turkmenistani dhe Uzbekistani. Kur është fjala për shtetasit e Sërbisë, numri më i madh mes tyre u shfrytëzuan në Sërbi, ndërsa dy raste u shënuan në Gjermani.
Duke folur për faktorët më të mëdhenj të rrezikut për trafikun e qënieve njerëzore, Markuliq tha se ato lidhen me pasigurinë ekonomike, kërkimin e punësimit, migrimin dhe informacionin e pamjaftueshëm të punëtorëve për të drejtat e tyre.
Njëkohësisht, sikurse tha, po bëhet gjithnjë e më i theksuar keqpërdorimi i internetit dhe rrjeteve sociale për vendosjen e kontakteve me viktimat e mundshme, përmes dërgimit të njoftimeve false, portaleve dhe premtimeve jorealiste,.
“Ndonëse rritja e numrit të thirrjeve parandaluese gjatë vitit 2025 tregon se qytetarët po kërkojnë gjithnjë e më shumë informacion para marjes së vendimeve për punësimin apo largimin jashtë vendit, çka është hap i rëndësishëm në parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore, kjo tregon njëkohësisht nevojën për forcimin e vazhdueshëm të informacionit dhe disponueshmërinë e shërbimeve mbështetëse, sesi të njihen rreziqet e mundshme në kohë dhe parandalimin e shfrytëzimit”, konkludoi Markuliq.
Rajoni si vatër e shfrytëzimit seksual
Ish drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe ekspert për sigurinë Fatjon Softa vlerëson se rrjetet kriminale të trafikut të qënieve njerëzore sot janë më të organizuara sesa më herët duke paralajmëruar se Shqipëria është nga vendet ku sillen gratë për të prostituar duke e shndërruar në destinacionin në të cilën vajzat që sillen nga jashtë shfrytëzohen seksualisht.
Softa spegoi se grupet kriminale shqiptare prej vitesh bashkëpunojnë me mafian italiane veçanërisht në prostitucion dhe trafikim të qënieve njerëzore, ndërsa sot janë pjesë e rrjeteve kriminale ndërkombëtare shumë më të gjera.
"Grupet kriminale shqiptare, veçanërisht në Itali, bashkëpunuan prej vitesh me mafian italiane. Shqipëria atëherë ishte vend tranzit për trafikimin e qënieve njerëzore përmes Ngushticës së Otrantos dhe në këtë rrugë transferoheshin dhe gratë e të miturit nga Ukraina, Rusia dhe vendet e tjera europianolindore për shfrytëzim seksual", tha Softa për Kosovo Onlajn.
Sipas fjalëve të tij, me mbylljen e rrugëve që shfrytëzoheshin nga motoskafistët, trafikimi i qenieve njerëzore nuk u zhduk, por u bë shumë më i sofistikuar. Softa tha se Shqipëria ndërkohë ka ndryshuar rolin e vet në këtë zinxhir.
"Shqipëria nga vend ku eksportonte prostitucion, është bërë vend ku vajzat sillen nga jashtë për të prostituar. Ky është rezultat i aktiviteteve të grupeve të organizuara kriminale", tha ai.
Duke folur për bashkëpunimin e grupeve kriminale në rajon, Softa tha se ato funksionojnë përmes të ashtuquajturit rrjet ballkanik.
"Këto janë të njëjtat grupe që qëndrojnë periodikisht në vende të ndryshme dhe po flasim për boshtin Beograd-Mali i Zi-Tiranë, përmes të cilit arrihet bashkëpunimi në trafikimin e qënieve njerëzore", tha Softa.
Ky i fundit shtoi se grupet kriminale sot në masën më të madhe mbështeten tek interneti, rrjetet sociale dhe platformat për dhënien me qira të akomodimit.
“Shqipëria tashmë është e njohur me fenomenin e eskortave. Egzistojnë mjaft faqe në internet që promovojnë këto shërbime dhe ato vazhdojnë të jenë aktive pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve dhe mediave. Grupet kriminale shfrytëzojnë faktin se Shqipëria është shndërruar në destinacion të rëndësishëm turistik dhe intensiteti më i madh i trafikut njerëzor nga maji deri në tetor“, tha ai.
Ai shtoi se Kosova mbetet korridori më i rëndësishëm i komunikimit si pasojë e lirisë së lëvizjes dhe kontrolleve të imtësishme të të gjitha automjeteve.
Si arsye për rritjen e trafikut njerëzor veçoi korupsionin, kontrollin e pamjaftueshëm tek objektet që jepen përmes platformave për akomodim afatshkurtër dhe përfitim të madh që realizojnë grupet kriminale.
“Sipas përqindjeve bëhet e ditur se më shumë se 800 milionë euro në vit i lihen Shqipërisë si rezultat i këtij fenomeni. Kjo tregon sesa burime financiare gjenerohen nga rrjetet kriminale ndërkombëtare” tha Softa.
Telefonat SOS për mbështetje të viktimave të trafikuara:
• Sërbi: 0800 101 201 / +381 11 785 0000 (ASTRA)
• Kosovë: 0800 11 112
• Maqedoni e Veriut: 0800 111 11
• Shqipëri: 116 006
• BE: 116 006 / 112
0 komentet