Todorovska: Shfrytëzimi seksual dhe i punës janë format më të zakonshme të trafikut të qënieve njerëzore

todorovska
Burim: Kosovo Online

Trafiku i qënieve njerëzore paraqet problem serioz në Ballkanin Perëndimor, ndërsa teknologjitë moderne dhe platformat onlajn çelën mënyra të reja rekrutimesh, kontrollesh dhe shfrytëzim viktimash, vlerëson Maria Todorovska, drejtoreshë programi e Shoqatës kundër Dhunës dhe Trafikimit të Qënieve Njerëzore "Porta e Hapur-La Strada" nga Maqedonia e Veriut.

"Definitivisht trafikimi i qënieve njerëzore është realitet në Maqedoni, por gjithashtu është mjaft i padukshëm, nuk njihet ndaj nuk reagohet në kohën e duhur", tha Todorovska për Kosovo Onlajn.

Sipas fjalëve të saj, në pesë vitet e fundit, në këtë vend janë identifikuar 109 viktima të trafikimit të qënieve njerëzore, ku shfrytëzimi seksual vazhdon të jetë forma më e përhapur, por është në rritje është dhe shfrytëzimi i punës.

"Forma e dhunshme apo e detyrueshme e martesave fëminore, lypja e detyruar dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme, në dy tre vitet e fundit janë identifikuar dhe raste të transplanteve të organeve humane, madje dhe të birësimit të paligjshëm të fëmijëve", tha Todorovska.

Ajo theksoi se ndryshojnë mënyrat dhe format e shfrytëzimit, si dhe se karakteri ndërkufitar i trafikut njerëzor, kërkon bashkëpunim më të fortë të institucioneve në rajon.

"Si organizatë që prej 25 vitesh punon me këtë problem, kemi pasur shumë raste ku koncepti është ndërkufitar, pra një person është rekrutuar në Maqedoni, është shfrytëzuar në vendet fqinje, në Kosovë, Shqipëri, Sërbi dhe anasjelltas", tha ajo.

Sikurse shtoi, rol të rëndësishëm në ndihmesën e viktimave ka sektori joqeveritar.

"Kemi praktikë të mirë të punës dhe bashkëpunimit me organizatat joqeveritare partnere nga rajoni, me të cilat reagojmë shpejt, shkëmbejmë informacione, referojmë shpejt, identifikojmë dhe para së gjithash mundësojmë mbështetje të përshtatshme afatgjatë për këto viktima të trafikut njerëzor", theksoi Todorovska.

Duke folur për njoftimet onlajn për shërbime eskorte, tha se ato mund të jenë një nga mënyrat e fshehjes së trafikut njerëzor, por që çdo rast duhet të kontrollohet në veçanti.

"Nuk bëhet fjalë përherë për trafik të qënieve njerëzore, gjithmonë duhet të pyesim veten se kush qëndron pas tij, sa kontroll ka e kështu me radhë. Por, duhet të them se janë vërejtur dhe raste të trafikimit të qënieve njerëzore", tha bashkëbiseduesja jonë.

Sipas fjalëve të saj, është e nevojshme të përcaktohet nëse gratë dhe vajzat që shfaqen në platforma të tilla janë të ekspozuara ndaj shtrëngimit, kërcënimeve, shantazhit apo formave të tjera të kontrollit.

"A janë detyruar ato t’a bëjnë këtë? A kanë marrë kërcënime për jetën e tyre, kërcënime për familjen, apo janë shantazhuar mbi bazë tjetër, për shkak të borxhit të papaguar ose fotove dhe videove intime që shpesh përdoren si mjet për të shfrytëzuar njerëzit në zinxhirin e trafikut të qënieve njerëzore", numëroi Todorovska.

Ajo paralajmëroi se egzistojnë raste ku dyshihet se viktimat janë fëmijë.

"Kemi pasur raportime në linjën SOS ku njerëzit kanë frikë se pas këtyre njoftimeve mund të qëndrojnë fëmijë, djem, vajza që praktikisht janë pjesë e atij zinxhiri dhe në ato raste bëhet fjalë definitivisht për dhunë seksuale, shfrytëzim seksual të fëmijëve dhe në rrethana të caktuara, trafikim të fëmijëve", tha Todorovska.

Sikurse theksoi, trafikimi i qënieve njerëzore nuk fshihet vetëm pas njoftimeve të eskortave, por edhe pas ofertave false për punë.

"Shpesh mund të ndodhë që të kenë njoftime onlajn për oferta false pune, për shembull si punë sezonale jashtë vendit, në sektorë të tillë si hotele, turizmi, kujdesi në shtëpi, ndërtimi dhe bujqësia", tha ajo.

Todorovska vuri në dukje se qytetarët që dyshojnë për një rast trafikimi të qënieve njerëzore duhet të kërkojnë ndihmë dhe të mos reagojnë mëvetësisht.

"Nuk duhet të reagojnë vetëm. Propozojmë që të kërkojnë mbështetje, të kontaktojnë linjën SOS sesi të mund t’a raportojnë rastin dhe të informohen për të drejtat e tyre", tha ajo.

Duke folur për mënyrat se si funksionon trafikimi i njerëzve, spegoi se nuk egziston mekanizëm i vetëm, por që trafikantët përdorin teknologji të reja për të aksesuar grupet e cënueshme.

"Në kohën e sotme, përdoret veçanërisht interneti, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, që lehtëson aksesin tek grupet e cënueshme e të synueshme të viktimave të trafikimit të njerëzor, që në rastin tonë fatkeqësisht janë ende përherë gratë e fëmijët", tha Todorovska.

Sipas fjalëve të saj, në disa raste trafikimi njerëzor menaxhohet nga një person, ndërsa në të tjera përfshihen rrjete të organizuara.

"Ndonjëherë në raste është një person që rekruton, kontrollon dhe shfrytëzon personin-viktimë e trafikut njerëzor. Por ka dhe shumë raste ku bëhet fjalë për punë në rrjet, punë ndërkufitare ku përfshihen më shumë se dhjetë persona", tha Todorovska.

Motivi kryesor i trafikut njerëzor, thotë, është fitimi i madh.

"Fitimi është madhështor kur shfrytëzon trupin e njeriut, punën njerëzore, sepse bëhet gjatë gjithë kohës", tha ajo.

Sikurse shtoi, institucionet duhet të punojnë për identifikimin në kohë të viktimave, hetimet, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e autorëve.

"Duhet që në kohën e duhur të identifikohet ky rast që të kryhen hetime të duhura, ndjekje penale dhe dënime të duhura për autorët, me synim se egziston mesazhi se kjo është vepër serioze që ndëshkohet me meritë", konkludon bashkëbiseduesja jonë.

Ajo theksoi rëndësinë e mbrojtjes së viktimave, ku shpesh kanë rol kyç në procedurat penale.

"Viktimat e trafikimit të qënieve njerëzore duhet të mbrohen, atyre duhet t'u ofrohet mbështetje e duhur kualitative, t'u ofrohet qasje në drejtësi, por dhe kompensim, sepse pasojat e trafikimit të qënieve njerëzore janë shumë serioze", tha Todorovska.