Bozhinovski: Nuk shikoj arsye se përse Maqedonia e Veriut do të braktiste iniciativën e Ballkanit të Hapur
Profesori i shkencave politike dhe drejtori programues i Institutit për hulumtim politik nga Shkupi Vlladimir Bozhinovski vlerëson se nuk shikon arsye se përse Maqedonia e Veriut do të dilte nga iniciativa e Ballkanit të Hapur, ndërsa çdo propozim i tillë duhet të nënkuptohet dhe argumentohet përmes sqarimeve.
“Që Maqedonia do të braktiste iniciativën, do të duhej dakordësim i të gjithë faktorit përkatës politik. Që të arrihet kjo, duhet të kemi argumente dhe rreth këtyre argumenteve duhet të diskutohet të përfshijmë ekspertët dhe intelektualët publik. Nëse ka dëme, atëherë mund të bisedojmë, ndërsa deri më tani nuk shikoj asgjë të keqe”, ka thënë Bozhinovski.
Duke komentuar thënien e kandidatit për president të koalicionit "VLEN", Arben Taravari se një prej vendimeve të para të tij sapo të jetë në detyrën e presidentit të Maqedonisë së Veriut do të jetë tërheqja nga iniciativa e Ballkanit të Hapur, Bozhinovski thotë për Kosovo onlajn se nuk ka dyshim se bëhet fjalë për premtime elektorale drejtuar një pjese të caktuar të zgjedhësve, por paralajmëron se premtime të tilla duhet të pasohen me argumente të përgjegjshme sepse bëhet fjalë rreth vendimeve të cilat kanë lidhje me anëtarësimin e shtetit në organizma ndërkombëtare apo partneritete.
“Duhet të ofrohen spegime përse është mirë që Maqedonia të braktisë inicijativën e Ballkanit të Hapur, pra cilat janë ndikimet negative të cilat Maqedonia vuan prej anëtarësimit në vetë këtë iniciativë. Duke qenë se këtë ende nuk e kemi dëgjuar, apo të paktën unë nuk e kam dëgjuar tani për tani, është veçse premtim elektoral. Na nevojiten argumente përse do të hynim apo dilnim nga iniciativa. Kjo e fundit madje dhe nëse nuk sjell ndonjë përfitim shtetit, ndërsa shteti e përdor, nëse nuk ka dëme, me të vërtetë nuk shikoj arsye se përse u dashka që tërhiqet prej saj. Shpresoj që nëse do të insistojë tek kjo, Taravari duhet të sqarojë më tej përfitimet dhe avantazhet apo dëmet në të cilat Maqedonia do të kishte prej tërheqjes nga kjo iniciativë”, sqaron Bozhinovski.
0 komentet