Gajiq: Ballkani i Hapur i pamundur të shfuqizohet, ai mund veçse të avancojë

Beograd_231221_Mihailo Gajić 03
Burim: Kosovo Online

Ekonomisti Mihaillo Gajiq beson se Ballkani i Hapur do të shfuqizohej vetëm nëse vendet nënshkruese Sërbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vendosin të shfuqizojnë të gjitha ligjet të cilat janë ndërmarrë në marrëveshjet e përbashkëta në kuadër të iniciativës, por kjo nuk do të ndodhë duke pasur parasysh të gjitha përfitimet që këto marrëveshje sjellin për qytetarët dhe ekonominë e rajonit. Ndaj, thekson ai, projektet që u realizuan përmes “Balkanit të Hapur” do të vazhdojnë të jetojnë edhe në të ardhmen, ndërsa vetë nisma tenton të zhvillohet më tej.

Gajiq thotë se projektet dhe marrëveshjet e realizuara në kuadër të “Ballkanit të Hapur” nuk mund të shuhen për disa arsye. E para është se kjo nismë rajonale ka qëllim identik ashtu sikurse dhe procesi i Berlinit-krijimin e tregut rajonal në Ballkanin Perëndimor, si një nga parakushtet për BE.

Gajiq thekson se vendet e tjera të rajonit, si dhe vetë BE, kanë zbutur retorikën kur është çështja e “Ballkanit të Hapur”, pasi kuptuan se krijimi i tregut të përbashkët të gjashtë entiteteve të rajonit përmes procesit të Berlinit, është punë procesi e vështirë që mund të zgjasë për dekadat e ardhshme.

"Ballkani i Hapur" është në fakt emri për bashkëpunim të ngushtë mes këtyre tre anëtarëve dhe natyrisht, është i hapur për shtetet e tjera të rajonit nëse dëshirojnë t’i bashkohen. Kjo në fakt është një sërë marrëveshjesh mes këtyre vendeve. Me fjalë të tjera nuk mund të shfuqizohet Ballkani i Hapur, pasi ai si institucion de facto nuk egziston. Pikërisht këto janë marrëveshje sektoriale individuale të krijuara mes vendeve anëtare. Pra Ballkani i Hapur do të pushonte së egzistuari vetëm nëse vendet vendosin të shfuqizojnë ato ligje të cilat këto marrëveshje janë miratuar në parlamente dhe thonë: `OK, kjo nuk vlen më’, por unë nuk e shikoj që kjo të ndodhë”, tha Gajiq për Kosovo Onlajn.

Sipas vlerësimit të tij, “Ballkani i Hapur” jo vetëm që nuk është “projekt i marrë fund”, siç e karakterizuan atë disa në rajon, por përkundrazi, ka tendencë zgjeruese në kuptimin e marrëveshjeve të reja, ashtu sikurse dhe bashkimit me anëtarë të rinj.  

"Egziston shtysë domethënëse politike për të ruajtur këtë situatë aktuale, nëse jo për t’a përmirësuar më tej me marrëveshje të reja. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë me ndryshimet politike në Mal të Zi. Nuk egziston më kundërshtim serioz dhe i fortë për anëtarësimin e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur, madje egzistojnë deklarata pajtuese në qarqe të caktuara politike brenda Bosnjë-Hercegovinës. Pra as edhe aty nuk egziston më frikë e madhe, pasi shihet se ky është avancim ekonomik dhe jo proces politik”, tha Gajiq.

Siç shton ky i fundit dhe në kuadër të BE shikohet se nuk egzistojnë mosmarrëveshje të mëdha në lidhje me atë se cili është thelbi i Ballkanit të Hapur dhe nëse funksionon realisht.

“Përshtypja ime është se BE tani pranon Ballkanin e Hapur si një nga proceset egzistuese integruese ku ajo mund të mësojë se çfarë duhet bërë dhe çfarë jo në këtë rajon, duke pasur parasysh se procesi i Berlinit, i cili filloi në vitin 2014, nuk ka sjellë ende ndonjë zhvillim të madh. Këtu janë korridore të gjelbërta për kalimin e mallrave përmes kufijve të vendeve anëtare që në fakt shkojnë drejt BE, kjo është njohja e kualifikimeve të caktuara në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe këtu ka ndonjë marrëveshje pak të rëndësishme intergracionale. Pra kjo është e gjitha përherë e fortë larg shpalljes së qëllimit kryesor, krijimit të përbashkët të tregut rajonal. Nëse vazhdohet me këto hapa në kuadër të procesit të Berlinit, kam frikë se krijimi i tregut rajonal do të zgjasë disa dekada. Me fjalë të tjera kjo mund të mos përfundojë kurrë”, beson ekonomisti.

Gajiq konstaton se kur gjashtë entitete duhet të dakordësohen rreth disa marrëveshjeve teknike, kjo shkon shumë keq dhe ngadalshëm sesa kur keni vetëm tre. Në këtë kontekst, thekson ai, duhet të vëzhgohen raportet e Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit-disa vende janë të gatshme për procese integruese nga të tjerat dhe për këtë arsye vendosën që të mos presin për të tjerët që ndodhen tek “kreu i kolonës për të bërë diçka të mirë”.

Ai thekson se efektet ekonomike të “Ballkanit të Hapur” me të vërtetë ndihen dhe se hulumtimet makroekonomike tregojnë se bashkëpunim i tillë mes vendeve të rajonit tërheq më shumë investime të huaja direkte, por gjithashtu dhe ndikim pozitiv në shkëmbimet tregtare dhe rritjen ekonomike.

Pyetjes se si e shikon iniciativën e Ballkanit të Hapur në të ardhmen, Gajiq thotë se tashmë eventualisht proceset integruese dhe zbatimi i marrëveshjes janë më të ngadalta. Thuhet se në plan është rrjetëzimi i platformës së taksave rrugore, çka ka marrë jetë në Sërbi dhe Maqedoninë e Veriut dhe se momentalisht po punohet për krijimin e pikave kufitare individuale që do të ishin vetëm për qytetarët e Ballkanit të Hapur.

“Kur vështron ekonominë, që nga shoqatat e mëdha të huaja sikurse përfaqësues të dhomave të tregtisë gjermane, amerikane dhe të tjera që operojnë deri tek dhomat e tregtisë së vetë vendeve anëtare, askush nuk proteston ndaj proceseve integruese dhe të gjithë e shikojnë shancin që kanë për të krijuar treg më të madh të hapur të Ballkanit Perëndimor në raport me ekonimitë e vogla kombëtare. Kështu që frika kryesore për Ballkanin e Hapur janë pikërisht të natyrës politike dhe jo ekonomike", përfundoi Gajiq.

Duke folur për arritjet e Ballkanit të Hapur, ai thotë se ka shumë gjëra që kanë pak rëndësi në nivel real, por edhe ato që kanë ndonjë rëndësi marketingu apo simbolike, siç janë marrëveshjet për performancë të përbashkët të lidhura me turizmin në tregjet e huaja apo sikurse panairi “Vizioni i verës”.

Gajiq beson se një nga marrëveshjet më të rëndësishme të tre shteteve është njohja e dokumenteve fitosanitare.

“Gjërat që realisht kanë rëndësi ekonomike janë ato si njohja e dokumenteve fitosanitare. Me fjalë të tjera, tani ushqimi mes tre vendeve nënshkruese, Sërbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, mund të kalojë kufijtë pa ndalime të panevojshme dhe duke qëndruar në kufi, pa kurrëfarë nxjerrjeje të shkresave individuale laboratorike nga Sërbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. U dakordësua që ky dokumentacion të njihet, i cili në fakt shpejton dhe liron tregtinë e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes këtyre tre vendeve”, theksoi Gajiq.

Ky i fundit shton gjithashtu se një nga projektet kyçe që do të lehtësojë shumë lëvizjen, jetën dhe punësimin e qytetarëve, është krijimi i tregut të përbashkët të punës.

“Këtu është dhe krijimi i tregut të përbashkët të punës, i cili përherë shkon ngadalë, pasi në parlamentin maqedonas egziston një lloj qëndrimi politik. Për shkak të rrethanave të tyre të brendshme, parlamenti nuk punon sipas dinamikës imagjinare ashtu siç ishte e parashikuar me të vërtetë. Si pasojë e mundësive të tyre të brendshme parlamenti nuk punon me dinamikën e menduar siç ishte parashikuar. Por ideja është se dikush nga shtetet e këtyre tre vendeve mund që në ndonjë portal të aplikojë dhe të marrë diçka që ngjason me të përkohshmen tonë JMBG dhe me këto numra të mund të gjejë punë pa qenë i detyruar të deklarojë vendbanimin apo lejen e punës në cilindo nga këto tre shtete anëtare" ka qartësuar ai.