Fetahu: Inicijativa e Ballkanit të Hapur jep rezultate konkrete

Endri Fetahu
Burim: Kosovo Online

Nënkryetari i Partisë së maqedonasve në Shqipëri Endri Fetahu vlerëson për Kosovo onlajn se iniciativa e Ballkanit të Hapur jep rezultate konkrete dhe thëniet rreth braktisjes së mundshme të saj nga ana e Maqedonisë së Veriut duhen parë pikë së pari përmes prizmit të retorikës elektorale. 

“Nuk besoj se kushdo parti politike në Maqedoninë e Veriut mund të ketë interes të jetë kundër politikës së Bashkimit Europian dhe SHBA. Sikurse e dimë, Ballkani i Hapur është mbështetur nga këta dy partnerë dhe mendoj se politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk u shkon mirë nëse kundërshtojnë politikën e këtyre aleatëve” ka thënë Fetahu.

Duke komentuar thënien e kandidatit të koalicionit shqiptar “Vlen” për president Arben Taravari se me të marrë pushtetin një nga lëvizjet e para do të jetë largimi i Maqedonisë së Veriut nga iniciativa e Ballkanit të Hapur, Fetahu thotë se bëhet fjalë për retorikë politike, ndërsa politika e një shteti nuk varet nga vullneti i një individi. 

“Politika e një shteti nuk varet vetëm nga vullneti apo dëshira e ndonjë individi. Këto janë politika shtetërore që kërkojnë koordinim të thellë pasi Ballkani i Hapur prej vitesh funksionon në bazë të disa marrëveshjeve mes Shqipërisë, Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo do të thotë se shkelja e këtyre marrëveshjeve nuk shkojnë pa kosto”.

Fetahu nuk beson se të tillë retorikë e politikanëve shqiptarë mund të cënojë përparimin e Maqedonisë së Veriut e veçanërisht as dhe integritetin territorial. 

“Gjatë gjithë këtyre viteve, komuniteti shqiptar në këtë vend ka qenë faktor stabiliteti. Shqiptarët e atjeshëm janë mjaft të ndjeshëm se janë qytetarë të këtij vendi dhe se normalisht përkushtohen për të mirën e tij. Sigurisht egzistojnë momente ku në fushatë zgjedhore do të ketë dhe zë më shumë në dhënien e deklaratave populiste. Normalisht të gjitha partitë japin deklarata populiste në kuadër të zgjedhjeve, por deri më tani shumë pak prej tyre i kanë vënë në praktikë ato”, sqaron Fetahu.

Ky i fundit thotë se komuniteti maqedonas në Shqipëri prej fillimit ka qenë pro Ballkanit të Hapur sepse përmes tij është njohur shanci që të punohet lehtësisht, studiohet apo bëhet biznes me anëtarët e tjerë të iniciativës.

“Ne si pakicë maqedonase në këtë vend mbështesim politikën qeveritare për Ballkanin e Hapur pasi ka qenë në favor të pjestarëve të pakicës sonë ku punon, studion apo bën biznes me këto dy vende, Maqedoninë e Veriut dhe Sërbinë. Iniciativa është e mirëseardhur. Këto iniciativa përafrojnë vendet ballkanike, ndërsa nëse kemi për qëllim të hyjmë në Europë, ky është hapi i parë” konkludon Fetahu.