Hulumtimi "Fokus": Më shumë se 75 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut mbështesin "Ballkanin e Hapur"
Rreth 76 për qind e të anketuarve kanë shprehur mbështetje për nismën “Ballkani i Hapur”, sipas hulumtimit të fundit të publikuar nga “Focus”.
Përveç mbështetjes për “Ballkanin e Hapur”, të anketuarit kanë mbështetur fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ku më shumë se 68 për qind janë përgjigjur se janë në favor të anëtarësimit në BE.
Anëtarësimi në NATO mbështetet nga më shumë se 72 për qind e qytetarëve të anketuar në një anketë telefonike në të cilën kanë marrë pjesë 1.200 të anketuar, të kryer nga agjencia "STRATUM R&D" në fillim të këtij muaji.
Ky hulumtim i “Fokus” tregon edhe neutralitetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj ndryshimeve kushtetuese që janë të nevojshme që vendi të vazhdojë rrugën drejt BE-së.
Në pyetjen “A do të mbështesnit ndryshimet kushtetuese të nevojshme për zhbllokimin e negociatave me BE-në”, gjysma ose 50 për qind e të anketuarve janë deklaruar neutralë, 35 për qind i kanë mbështetur dhe 19 për qind janë kundër.

komentet