"Ballkani i Hapur" apo procesi i Berlinit: Përse në BE mendojnë se nuk ka vend për dy iniciativa?
Iniciativa e “Ballkanit të Hapur” prej nisjes në vitin 2019, ka mbështetje të madhe prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe diçka “më qetë” nga Bashkimi Europian. Mbi të gjitha Gjermania, si pasojë e procesit të Berlinit të cilin 10 vite më parë e nisi kancelarja e atëhershme Angela Merkel me qëllim që vendet e Ballkanit Perëndimor të lidhen nën ndihmën e BE.
Ajo që shqetëson disa zyrtarë dhe politikanë të Unionit, është se "Ballkani i Hapur", ndonëse i hapur për të gjithë në rajon të cilët dëshirojnë t'i bashkohen, nuk përfshin komplet "gjashtshen ballkanoperëndimore” por vetëm Sërbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e kështu e shikojnë si jokompaktibile me procesin e Berlinit, por edhe me integrimin europian të rajonit.
Gjërat rreth “Ballkanit të Hapur” më herët u përzihen prej kryeministrit shqiptar Edi Rama, kur para disa muajsh, shpalli përfundimin e kësaj iniciative duke thënë se ajo u krijua për të përmirësuar procesin e Berlinit dhe se mision ishte përmbushur. Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq, në atëkohë tha se nuk besonte që Rama mendonte kështu, ndërsa nga Shkupi nuk pati asnjë koment.
Megjithatë, analistët maqedonas pajtohen se "Ballkani i Hapur" është iniciativë e dobishme, e cila ofron përfitime konkrete për qytetarët dhe përmes bashkëpunimit ekonomik, lehtëson zgjidhjen e çështjeve politike.
Analisti nga Shkupi Petar Arsov sqaron për Kosovo onlajn se ka disa arsye për të cilat “Ballkani i Hapur” u përjetua si konkurrente e procesit të Berlinit para së gjithash ku iniciativa ekonomike ngadalësisht përfitoi dimension politik por edhe si pasojë e frikës në Bashkimin Europian.
“Ballkani i Hapur” u konceptua të fillonte si iniciativë ekonomike, bëhej fjalë për qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve dhe tashmë po merr disa dimensione politike, pra tentonte të koordinonte politikën apo adoptimin e qëndrimeve të përbashkëta për çështje të caktuara. Kjo është një prej arsyeve për të cilat nervozoi krijuesit e procesit të Berlinit të cilët mendojnë se 'Ballkani i Hapur' mund t’a 'kafshonin” thotë Arsov.
Ky i fundit kujton se për këtë çështje Gjermania ishte e qartë dhe e zëshme.
Arsyeja e dytë në të çka nuk e shikojnë mbarë liderët e vendeve të “Ballkanit të Hapur”, është se përherë të gjitha çështjet në të njëjtën mënyrë dhe mosmarrëveshjet në pozicione të caktuara politike ndonjëherë shkaktojnë probleme.
Arsyeja e tretë, vëren ai, është frika e Bashkimit Europian, e shprehur përmes Porcesit të Berlinit se “Ballkani i Hapur” nuk do të shndërrohet në zëvendësuese e Unionit, por më shumë si “bashkim i njerëzve që janë në zonën e pritjes së BE”.
Pyetjes se cila është e ardhmja e kësaj iniciative, Arsov përgjigjet se procesi i integrimit europian dhe “Ballkani i Hapur”, janë konkurrentë të natyrshëm, por edhe të lidhur mes tyre.
Për shembull, nëse procesi i eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të shpejtohej, atëherë do të "nxirrte" energji nga "Ballkani i Hapur" dhe do t’a drejtonte drejt BE, por siç qëndron eurointegrimi-"Ballkani i Hapur" fiton peshë, sepse është bërë e vetmja mënyrë për të koordinuar politikat e vendeve të rajonit.
“Ky është proces i lidhur me gjykatat dhe nuk e di nëse liderët do të gjejnë mënyrë që këto dy procese të ecin paralelisht, ndërsa mos të hanë njëri-tjetrin” tha Arsov.
Kur bëhet fjalë për vitin 2030 si vit i mundshëm për pranimin e vendeve të rajonit në BE, ku në samitin e Athinës së fundi e theksoi shefi i Këshillit të Europës Çarls Mishels, Arsov thotë se ky afat është shumë i vështirë për t'u zbatuar.
“Nëse pyesni BE madje edhe Berlinin zyrtar, do ju thonë se nuk ka asgjë të keqe me “Ballkanin e Hapur”, i cili nuk duhet të jetë zëvendësues i BE. E vërteta është se liderët e BE e veçanërisht SHBA, dëshirojnë të bëjnë përpjekje për integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor drejt Unionit, sepse BE në fund të vitit ka në plan që t’i japë Ukrainës ndonjë status special, ndoshta nisje simbolike e negociatave. Që Ballkani Ballkani Perëndimor të mos ngecë në rrugë, mendoj se kemi shanse për të marrë një lloj 'rruge të shpejtë' për të cilën Makron e ka bërë të ditur. Kjo është një prej rrugëve të mundshme” spegon ai.
Megjithatë, ai thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të gatshme për anëtarësim në BE, por kujton gjithashtu se asnjë nga vendet që janë anëtarësuar me vendim politik, si Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, nuk kanë qenë gjithashtu të gatshme. për të hyrë në Union.
Pyetjes nëse maqedonasit ndjejnë përfitimet e nismës "Ballkani i Hapur", Arsov konfirmon dhe përmend shembuj të etiketës së përbashkët për pagesat e rrugëve me Sërbinë, korsi e veçantë e shpejtë për kalimin e kamionëve përmes kufirit. Për këtë, thotë. vështirë që diçka që është e natyrshme dhe sjell përfitime të “mbytet” me premtime për eurointegrim deri më vitin 2030.
Bën të ditur se hulumtimet tregojnë se mbështetja për “Ballkanin e Hapur” në Maqedoninë e Veriut, është rreth 70% dhe kjo është interesante tek të gjitha bashkësitë etnike dhe për të gjitha çështjet.
“Kjo është një nga iniciativat që së bashku me BE, gëzon mbështetjen më të madhe dhe momentalisht ndoshta edhe më shumë se Unioni” vëren Arsov.
Në konstatimin se Kosova refuzon mundësinë e anëtarësimit në “Ballkanin e Hapur”, ndërsa Mali i Zi po mendon rreth kësaj, Arsov thotë se rasti i anëtarësimit të Podgoricës është optimist çka nuk vlen edhe për Prishtinën.
“Mendoj se Mali i Zi do të jetë më i shpejtë, ndërsa për Kosovën çështja është se a mund të anëtarësohet, sepse po erdhëm në vakumin ligjor, pasi Beogradi dhe Prishtina nuk njihen dhe nuk e di se si do të duket kjo në letër. Kështu që rasti i Kosovës është pak e komplikuar, por jam i sigurt se edhe qytetarët e atjeshëm i shikojnë benefitet. Jam shumë optimist për Malin e Zi, e më pak optimist për Kosovën” ka përfunduar Arsov.
Ivica Bocevski, këshilltar diplomatik në Qendrën për Kërkime dhe Politika të Aplikuara në Maqedoninë e Veriut, thekson se krijimi i një tregu të unifikuar në Ballkan e bën më të lehtë zgjidhjen e çështjeve të tjera politike.
Këshilltari diplomatik në Qendrën për Hulumtime dhe Politika të Aplikuara në Maqedoninë e Veriut, Ivica Bocevski, thekson se krijimi i tregut të unifikuar në Ballkan, mundëson zgjidhjen më të lehtë të çështjeve të tjera politike.
“Nuk mund t’a kuptoj përse egzistojnë shkëndija mes “Ballkanit të Hapur” dhe procesit të Berlinit. Duket se këto më shumë janë zënka burokratike sesa dallime thelbësore pasi proceset nuk janë antagoniste, por kompatibile” tregon Bocevski.
Ky i fundit kujton se “Ballkani i Hapur u gjend me simpati të madhe në Shkup, sepse ishte iniciativë spontane.
“Dhe para kësaj çka egzistojnë disa zëra negativë, kur Sërbia dhe Shqipëria janë në tryezë ndërsa Maqedonia ftohet për që t’i bashkohet, sigurisht që do të marrim pjesë në këtë iniciativë” thotë Bocevski dhe thekson se problemi me “Ballkanin e Hapur”-çka “vonoi” 23 vite. Që “Ballkani i Hapur” mund të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të rajonit, siç e përmend ish-ambasadori i Maqedonisë në Brazil, Bocevski mori si shembull Merkosurin-organizatën politike dhe ekonomike e përbërë nga Argjentina, Brazili, Paraguaj, Uruguai dhe Venezuela.
Kur BE përmbylli marrëveshjen me vendet e Merkosurit, jo shumë kohë pas kësaj edhe EFTA lidhi marrëveshje me këtë organizatë sesi të mos shkaktonte problem konkurrence të ekonomisë së vet, importet dhe eksportet.
“Që të funksionojë ‘Ballkani i Hapur’ duhet të ndjekë dhe monitorojë gjithçka që bën BE, sesi vendet të jenë konkurruese, të investojnë në ekonomi, tregti... Shpresoj që kjo nismë të marrë thellësi dhe që kurdo që BE merr pjesë ndaj tregjeve të tjera dhe integrimeve rajonale dhe 'Ballkani i Hapur' këtë të ndjekë. Ky është mekanizëm sesi vendet e rajonit mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, me BE dhe me vendet e treta” këshillon Bocevski.
Kjo nuk do të ishte asgjë e re, thekson ai, dhe kujton se vendet e Grupit të Vishegradit, të cilat kanë presidencë rotacionale, realizojnë vizita si grupe sepse përfitojnë bashkëbisedues më të lehtë, veçanërisht në vendet e mëdha.
Dhe ‘Ballkani i Hapur’ është dimension në të cilën mundet, të punojmë si ‘Bashkë-diplomatë”, që bashkarisht t’a prezantojmë në mbarë botën, para Merkosurit, Unionin Afrikan, vendeve të ASEAN. Është pozitive çka Sërbia bëri në Xhakarta në çështjen e ASEAN, por bukur do të ishte kur mbarë ‘Ballkani i Hapur’ të bëjë këtë” ka thënë Bocevski.
Për këtë mendoj se iniciativa duhet të zgjerohet, por ashtu që të respektohen dallimet, sovraniteti dhe integriteti territorial i vendeve, si platformë për dialog ndërkombëtar për zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë.
“Ende kemi deklarata të mira, implementimi vonon, por iniciativa është këtu, fryma, entuziazmi. Implementimi ka filluar, shpresojmë se do të përfundojë dhe do t’a hapim tregun” përmbylli Bocevski.
0 komentet