Lajçak për “Ballkanin e Hapur”: Është e rëndësishme që të jetë inkluziv dhe të çojë në BE

Miroslav Lajčak
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, duke komentuar nismën “Ballkani i Hapur”, ka thënë se gjithçka që vjen me origjinë nga rajoni është e mirë, raporton RTV.

“Është e rëndësishme që të jetë inkluziv, që të mos përjashtojë askënd nga procesi dhe të çojë drejt BE-së, të ndërtohet mbi vlerat evropiane”, tha Lajçak për “Večernji list” të Zagrebit.

Lajçak tha se nuk është realiste të ulen kriteret për pranimin e BeH në BE dhe theksoi se anëtarësimi në Bashkim nuk është vetëm një vendim politik, por edhe një vendim i bazuar në përmbushjen e disa standardeve.

"Unë e shoh një zgjidhje në faktin se BeH dhe vendet e tjera që aspirojnë anëtarësimin janë gjithnjë e më të pranishme në BE, megjithëse nuk do të merrnin pjesë në vendimmarrje. Që ata të jenë të pranishëm në diskutime dhe që të gjithë të mësohen me praninë e tyre dhe të hapet tregu i përbashkët i BE-së”, tha Lajçak dhe deklaroi se kjo de facto do t'i futë të gjitha vendet kandidate në hapësirën evropiane.