Ballkani i Hapur çel mundësi të reja: Turistët shqiptarë të interesuar për llixhat dhe malet sërbe

Rajska banja - bazen
Burim: Kosovo Online

Vitet e fundit rivjera shqiptare është vizituar nga një numër i konsiderueshëm vizitorësh sërbë mes të cilëve falë Ballkanit të Hapur, i cili u mundëson që shtetasit e tre vendeve nënshkruese të kësaj iniciative të mund të lëvizin me letërnjoftim, por edhe përmes fjalëve të mashkëbiseduesve të Kosovo onlajn po rritet ndjeshëm interesi i turistëve shqiptarë për destinacionet në Sërbi mbi të gjitha në llixha dhe male.

Sipas të dhënave nga Federata Turistike e Shqipërisë, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti. Shqipëria shënon 60% më shumë turistë të huaj sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  

Kështu drejtori i Federatës Turistike të Shqipërisë Rahman Kasa për Kosovo onlajn thotë se organizata nga viti në vit shënon një numër të lartë turistësh nga Sërbia, por ka dhe nga ata që blejnë pasuri të paluajtshme në rivjerën shqiptare.

“Kur vjen fjala tek turistët sërbë, statistikat tregojnë se ata më së shumti vijnë në Shqipëri gjatë muajve të verës. Vitin e kaluar kemi pasur më shumë se 100.000 turistë nga Sërbia në Durrës, Vlorë, Sarandë e Ksamil. Këtë vit presim që ky numër të jetë akoma më i lartë dhe të kalojë 125.000” ka thënë Kasa për Kosovo onlajn.

Nga ana tjetër, agjencitë turistike shqiptare kanë në ofertat e tyre me vizita në Beograd, por ato merren kryesisht me mysafirë jashtë shtetit që dëshirojnë të vizitojnë disa vende në ture 10-20 ditore dhe kur është e mundur, mbarë Ballkanin.

Xhimi Lama drejtor i Agjencisë Turistike TAB nga Tirana, ku në ofertë ka ture të tilla, thotë se ka shumë kërkesa të turistëve kryesisht nga Azia, por nuk kanë kohë të mjaftueshme që të qëndrojnë në rajon.

“Kryesisht punojmë me grupe nga Amerika, Australia dhe Azia të cilët kur vijnë në Ballkan, dëshirojnë të vizitojnë shumë vende. Deri atëherë do të organizojmë edhe vizita në Sërbi, kryesisht këto do të jenë vizita të shkurtëra me 1 apo 2 netë në Beograd” sqaron Lama.

Në një agjenci turistike në Tiranë, ku turistët shqiptarë orjentohen të vizitojnë në mënyrë të organizuar Sërbinë, thonë se prej vënies në jetë të iniciativës së Ballkanit të Hapur, ka më shumë interesime për vendin tonë kryesisht për llixhat dhe malet.

Drejtori i përgjithshëm i agjencisë ATHS Tirana Besnik Vati, shprehet për Kosovo onlajn se Ballkani i Hapur çeli mundësi dhe kontribuoi të zgjeroheshin ofertat e veta dhe përveçse vizitave në Beograd ku momentalisht është destinacioni i vetëm që kanë, të vendosen në të edhe llixhat sërbe, malet, por edhe t’u mundësohet hulumtimi i gjatësisë së Danubit në destinacionet turistike.  

“Kemi qenë dhe jemi edhe sot e vetmja agjenci e cila nisi të punojë me Jugosllavinë e sot me Sërbinë, që turistët shqiptarë të orjentohen drejt Zagrebit, Ljubljanës dhe Beogradit. Kishte ndalesë të punës në fund të viteve ’90 si pasojë e luftës dhe para pak edhe si pasojë e pandemisë së korona virusit. Kryesisht organizojmë vizitë në Beograd si pjesë e një turneu në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë. Tani që Ballkani i Hapur lehtësoi lëvizjen e shqiptarëve, po mendojmë që në ofertë të përfshijmë edhe destinacione të tjera, si dhe turizmin dimëror dhe llixhat në Sërbi, për të cilat ka interesim të madh prej qytetarëve tanë” shprehet Vati.

Në Organizatën Turistike të Sërbisë nuk kanë një numër të saktë të turistëve shqiptarë që kanë vizituar vendin tonë, por vërejnë se do të shfrytëzojnë çdo mundësi që Sërbia të promovohet si destinacion turistik.

“Ballkani i Hapur është një iniciativë jashtëzakonisht e rëndësishme kur është fjala për turizmin, për shkak të lëvizjes më të lehtë mes vendeve tona e për shkak të shkëmbimit më të lehtë të turistëve, por edhe të gjithë bashkëpunimeve të tjera për marrëdhëniet ekonomike” ka thënë për Kosovo onlajn drejtoresha e Organizatës Turistike të Sërbisë Marija Llaboviq.

Edhe zyrtarët shqiptarë të turizmit, besojnë gjithashtu se nisma e Ballkanit të Hapur do të sjellë rezultate më të mira në shkëmbimin turistik të vendeve nënshkruese, pasi duke lidhur Beogradin, Tiranën dhe Shkupin, të tre vendet bëhen destinacione lehtësisht të aksesueshme për turistët nga kontinentet e tjera.