Lela: Taravari do të ishte “Albin Kurti i Maqedonisë së Veriut”
Analisti politik i portalit Politico nga Tirana Alfred Lela vlerëson se kandidati shqiptar për president i bllokut opozitar Arben Taravari tenton që të imponohet si “Albin Kurti i Maqedonisë së Veriut”.
“Taravari kuptoi se modeli sovranist i Kurtit dhe politika antisërbe pati rezultat zgjedhor, ndikim në Kosovë, ndërsa këtë dëshiron t’a përsërisë në Maqedoninë e Veriut. Pra ai ka për qëllim të jetë ‘Albin Kurti’ i Maqedonisë së Veriut”, thotë Lela për Kosovo onlajn.
Lela thotë se këtë e shikon dhe përmes premtimeve elektorale se si president i Maqedonisë së Veriut, do të kërkojë largimin e këtij vendi nga iniciativa e Ballkanit të Hapur.
Ky politikan kujton se është fjala për retorikë elektorale ku ndjek qëndrimet dhe politikat e kryeministrit kosovar.
“Mendoj se arsyeja kryesore për këtë premtim është se Taravari mendon se ka avantazh zgjedhor. Çdo politikan ka në mendje zgjedhësit kur jep deklarata. Taravari beson se ky premtim do t’i sjellë më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme. Nuk shikoj arsye tjetër veçse nëse kjo do të mund të ishte ‘diversion’ arsyen e të cilët vetëm ai e di ndërsa këtë mund t’a kuptojmë vetëm në të ardhmen” bën të ditur Lela.
Ky i fundit thekson se dilemma më e madhe është sesa vota do të marrë koalicioni shqiptar "VLEN" pasi kjo do të vendosë dhe ndikimin e këtij blloku në koalicionet paszgjedhore. “Taravari mund të ndikojë dhe në kushtëzimin e partnerit më të madh në koalicion vetëm nëse është në pozitën e ‘king mejkerit’, pra të atij që përcakton se kush do të jetë në pushtet. Në çdo rast Taravarin nuk e shikoj si partner të madh por si një nga partnerët e vegjël. Duket se për të është shumë e vështirë të vendosë kushte partnerëve të tij maqedonas që të ndryshojë politikën e vet. Ky është ekuacion me shumë të panjohura”, thekson Lela.
Duke sqaruar këtë “matematikë me shumë të panjohura”, Lela thotë se një pjesë e partive në Maqedoninë e Veriut “shkojnë në kartë” që iniciativa e Ballkanit të Hapur nuk u përjetua në hapësirën e mbarë Ballkanit Perëndimor, prandaj shumë besojnë se kjo është "iniciativë e Sërbisë".
Për këtë, mendon Lela, zgjedhësve shqiptarë ky premtim u duket tërheqës.
“Në pamje të parë duket premtim ‘seksi’, luhet me Ballkanin e Hapur i cili është pranuar vetëm nga gjysma e vendeve të Ballkanit Perëndimor madje dhe më pak. Në këtë iniciativë janë përfshirë vetëm Sërbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Duket se së fundi madje dhe vetë Edi Rama ka bërë hap pas e kështu që ngelen veçse dy vende të cilat janë të përkushtuar në këtë iniciativë. Kështu që Ballkani i Hapur më shumë ngjan me iniciativën e Sërbisë. Për këtë është shumë e rëndësishme sesi do të jetë raporti i Maqedonisë së Veriut ndaj kësaj iniciative. Prej kësaj arsye kam thënë se ky është ekuacion me shumë të panjohura” ka theksuar Lela.
0 komentet