Mehta për Ballkanin e Hapur: Është e mrekullueshme që këto vende janë kulturalisht në një komunitet

Zubin Mehta
Burim: Kosovo Online

Dirigjenti me famë botërore dhe maestro legjendar Zubin Mehta, i cili me Filarmoninë e Beogradit si pjesë e iniciativës “Ballkani i Haput” mbajti koncerte në Beograd dhe Tiranë, para shfaqjes së sotme në Shkup, thotë për Kosovo Online se është një ide e mrekullueshme për këto vende të Ballkanit, të paktën kulturalisht, të jenë në një komunitet.

"Është e mrekullueshme që ne mund të udhëtojmë nga një vend në tjetrin dhe të tregojmë vetëm fytyrat tona, jo pasaportat. Kjo nuk është më e rëndësishme. Prandaj është mirë. Është një ide e mrekullueshme që këto vende të Ballkanit, të paktën kulturalisht, të jenë në një komunitet", tha Mehta, e pyetur se si e sheh nismën “Ballkani i Hapur” dhe koncertet në Beograd, Tiranë dhe Shkup.


Mehta dhe Filarmonia e Beogradit sonte do të jenë në sallën e koncerteve të Filarmonisë së Maqedonisë, ku do të interpretohen Simfonia nr.7 e Ludvig van Betoven dhe "Simfonia fantastike" e Hektor Berliozit.  Ky koncert do të jetë performanca e tretë e Mehtës në Shkup.

Më parë koncerte në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” janë mbajtur në Beograd më 20 qershor dhe në Tiranë më 22 qershor.