Prodhuesit shqiptarë të verës të motivuar për pjesmarrjen në „Vizionin e verës të Ballkanit të Hapur"
Prodhuesit shqiptarë të verës të cilët vitin e kaluar në Panairin e Verës në Beograd fituan çmime të shumta edhe këtë vit janë të gatshëm për të qenë pjesmarrës në “Vizionin e verës së Ballkanit të Hapur" i cili do të mbahet në datat 16 deri më 19 nëntor.
Fatbardh Belba pronar i vreshtarisë që mban të njëjtin emër në Kavajë, thotë se është jashtëzakonisht i gëzuar me kontaktet që krijoi vitin e kaluar në panairin e verës dhe se këtë vit në panair do të prezantojë katër lloje verërash.
"Isha vitin e kaluar në panairin e Beogradit, ishte përvojë e shkëlqyer. Mund të them se ishte një prej panairet më të mira dhe këtë mund t’a vlerësoj pasi kam marrë pjesë në shumë panaire të nivelit shumë të lartë europian. Organizim i shkëlqyer. Këtë vit jam më shumë i motivuar pas suksesit të vitit të kaluar. Ky është panair ku vlen të marrësh pjesë. Më e rëndësishmja është që vitin që shkoi fituam çmim. Këtë vit do të shkojmë me prodhime të reja për t’i testuar. Kemi katër lloje verërash. Ato janë Shardone e bardhë, Sheshi i Zi, i cili është asortiment autokton, Papaz dhe Merlot. Nuk pres vlerësim maksimal për të gjitha llojet e verërave, por mjaftohem të jemi në nivel maksimal. Besojmë tek prodhimet tona, dimë se çfarë ofrojmë. Besoj se këtë vit do t’ia kalojmë akoma më mirë pasi kemi përvojën e kaluar. Mezi pres të shkoj në Beograd" ka thënë Belba. Me një dekadë përvojë nëpër vreshtaritë italiane, Fatbardh Belba ka vënë në jetë pesë asortimente rrushi të mbjella në 21 hektarë vreshta në Shqipëri.
Nuk përdor insekticide dhe pesticide, dhe i ushqen hardhitë me pleh organik. Në rrafshnaltën mbi Kavajë, që quhet Toskana e Vogël pasi pjesën më të madhe të vitit lahet nga dielli, rriten edhe dy asortimente autoktone, “Sheshi i Zi” dhe “Kabjuro”.
Pajisjet e standardeve të larta, fermentimi në temperatura të kontrolluara të rëndësishme për aromën, ngjyrën dhe shijen, dekantimin dhe ruajtjen ekskluzivisht në fuçi lisi janë garanci për verë të mirë.
“Në kantinën tonë ‘Belba’ kemi pesë lloje të ndryshme të verës së kuqe. Kemi verë të kuqe bazë që prodhohet nga tre lloje rrushi si San Xhoveze ose Merlot. Kjo verë qëndron gjashtë muaj në fuçi lisi dhe është e licencuar ne treg. Kemi edhe një lloj vere rezervë, të cilën e mbajmë tre vjet në fuçi lisi, ajo ka 14.5% alkohol dhe ekuilibër të shkëlqyer shijesh ndërsa prodhohet nga dy lloje rrushi. Kemi gjithashtu ‘Shesh i Zi' që është varietet autokton, mbahet për tre vite në fuçi lisi”, thekson Belba.
Në panairin e ardhshëm të verës, Belba do të prezantojë verën "Papaz", e cila ka marrë emrin e një fenomeni natyror nga vreshti-pellgje me ujë të kripur të ftohtë që zien kur flet me zë pranë tyre.
“Ajo pjesë e vreshtit ka tre lloje të rrushit, Kabërne, Merlot dhe Kabjuro, që është asortiment autokton, por fatkeqësisht ende nuk është i çertifikuar, nuk është i regjistruar në arkivin shtetëror për llojet e verërave shqiptare. Kemi edhe një verë shumë të shijshme 100% Merlot. Të dy verërat ruhen për dy vite në fuçi lisi për shkak të ekuilibrit të aromës së llojeve të ndryshme të rrushit. Veren 'Papaz' e prodhojmë nga tre lloje rrushi. Nga vera e bardhë kemi Shardonenë. Shesh i Bardhë, të cilat janë shumë të shijshme. Kjo sepse vreshtat tona janë shumë të mirëekspozuara ndaj diellit, janë të vendosura në kodra dhe nuk ndryshojnë nga vreshtat e Toskanës. I quajmë "Toskana e Vogël" sepse me të vërtetë ka më pak sasi, por cilësia e verës është e njëjtë. Kam 11 vite përvojë në Toskanë dhe aty e kam pjekur zanatin. Kualiteti ynë theksoi ai, si në arenën ndërkombëtare në të cilën kemi marrë pjesë në shumë gara ballkanike dhe shqiptare, përherë kemi marrë çmimin e parë apo të dytë” shprehet me krenari Belba.
Rreth 450 vizitorë profesionistë nga 48 vende të botës kanë shpallur pjesëmarrjen e tyre në panairin e sivjetshëm të verës, ndërkohë që bëhet fjalë për distributorë, importues, rrjete të shitjes me shumicë e pakicë, blerës nga sektori HORECA dhe agjentë të shitjes, njoftoi Oda Ekonomike e Sërbisë.
0 komentet