Blazhiq: Kurti po përpiqet të maskojë debaklin e tij politik dhe ekonomik

Marko Blažić
Burim: Kosovo Online

Marko Blazhiq, hulumtues në Qendrën për Stabilitet Social, vlerësoi se kryeministri Albin Kurti, duke paraqitur të dhëna të gabuara për numrin e qytetarëve të larguar nga Kosova, dëshiron të maskojë debaklin e tij politik dhe gjendjen katastrofike ekonomike.

“Rezultatet e regjistrimit janë katastrofike. Çdo vend bën një strategji për zhvillimin ekonomik, politikën sociale dhe politikën demografike pikërisht në bazë të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë. Dhe kur e bëni keq dhe qëllimisht tregoni rezultate të gabuara, rrezikoni strategjinë e vendit tuaj në të ardhmen. E shohim që Albin Kurtit nuk i intereson kjo. Pikërisht për të maskuar debaklin e tij politik, ai e paraqet qëllimisht fatkeqësinë ekonomike me të dhëna të gabuara, të dhëna të paqarta nga regjistrimi i popullsisë. Kjo do të ketë pasoja në të ardhmen”, tha Blazhiq për Kosovo online.


Ai thekson se të dhënat për numrin e të larguarve nga Kosova janë shumë më të larta se sa tregohet dhe se kjo është parë më së miri në janar kur janë rezervuar të gjitha fluturimet dhe linjat e autobusëve.

“Është e qartë se në krahinën tonë jugore ka një situatë katastrofike ekonomike, e cila është shkaktuar në radhë të parë nga politika ekstreme e Albin Kurtit. Nuk kemi asnjë investim të madh që është realizuar në territorin e Kosovës dhe Metohisë, fluksi i investimeve të huaja direkte është në nivelin më të ulët, nuk kemi një projekt të madh infrastrukturor që është duke u realizuar. Si rezultat i gjithë kësaj, ne po arrijmë edhe liberalizimin e vizave që BE-ja ua mundësoi qytetarëve që kanë të ashtuquajturën pasaportë të Kosovës dhe që thjesht solli një dalje të madhe të popullsisë. Shohim se Aljbin Kurti po përpiqet të maskojë historinë se sa njerëz në fakt janë larguar nga zona e Kosovës dhe Metohisë. Tashmë mund të themi se kjo shifër është sigurisht mbi 200,000 mijë në katër vjet. Me shumë mundësi është shumë më e madhe”, përfundon Blazhiq.