Çadezh në Nju Jork: Ofensivë e re ekonomike karshi vendeve me miqësi tradicionale
Në delegacionin e Sërbisë i cili është në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të KB në Nju Jork të cilën e udhëheq presidenti Aleksandar Vuçiq, këtë vit është edhe kryetari i OES Marko Çadezh i cili për Kosovo onlajn thotë se në këtë mënyrë Sërbia lëviz në ofensivë të re ekonomike drejt vendeve me miqësi tradicionale me të cilat mundet të ketë raporte akoma më të mira ekonomike.
"Kjo është mënyrë e re e diplomacisë ekonomike, pasi dëshirojmë që së bashku me qeverinë e Sërbisë, të tentojmë që me vendet me të cilat kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike, të zhvillojmë dhe raporte të mira ekonomike. Me shumë vende nuk kemi bashkëpunim domethënës ekonomik, çka mund të kishim” ka thënë Çadezh i cili sot ishte i pranishëm në takimet që ka zhvilluar me kolegët e disa vendeve, ministri Ivica Daçiq.
Siç thotë, janë të mirëpërgatitur për takimet dhe për secilin nga vendet, është përcaktuar se cilat janë potencialet për bashkëpunim, çfarë importojnë më së shumti, që të fokusohen në këtë fushë.
Hapi tjetër janë vizitat e kompanive sërbe dhe biznesmenëve të këtyre vendeve, si dhe vizitat e tyre në Sërbi, për të diskutuar për potencialet e biznesit.
“Nga bujqësia, risitë në bujqësi, mekanika deri tek shërbimet dhe industritë e ndryshme, si IT, elektronika. Të shumta janë fushat në të cilat mund të fokusohemi, në cilat vende nevojiten, ndërsa janë të kënaqur me çmimet e larta, ndoshta kualiteti i keq në raport me të kompanive tona çka mund t'u ofrohen" spegon Çadezh.
Në bisedat e deritashme, Çadezh vuri në dukje se Sërbia ka imazh fenomenal në shumë vende.
“Është gjë e madhe që presidenti, Qeveria e Sërbisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme njohën se ekonomia sërbe mund të ofrojë kontribut në marrëdhëniet politike, se mbi këtë bazë, të ndërtojmë bashkëpunim edhe më të mirë dhe të bëjmë projekte konkrete” tha Çadezh.
Ky i fundit shtoi se të gjitha vendet flasin edhe për “Ballkanin e Hapur”, rreth iniciativës për krijimin e ekonomisë rajonale, e cila është e suksesshme në disa segmente.
“Vendet nga jashtë nuk shikojnë vetëm qytetin apo vendin, por rajonin si partner potencial, ndërsa Sërbia këtu është tregu më i madh që e udhëheq pasi është ekonomikisht e fortë dhe ka rolin e vet politik në këto vende. Na takon të punojmë, kemi shumë projekte për të ofruar dhe kjo është mënyra e duhur” ka thënë Çadezh.
0 komentet