Sijarto: Çështja e Kosovës nuk duhet të jetë kusht për integrimin europian të Sërbisë

Sijarto
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Hungarisë Peter Sijarto ka thënë sot për Kosovo onlajn se çështja e Kosovës nuk duhet të jetë kusht për integrimin europian të Sërbisë dhe premtoi se përgjatë presidencës hungareze të BE në gjysmën e dytë të vitit 2024, do të arrihet përparim i madh në rrugën e Sërbisë drejt BE nëse kjo nuk ndodh më herët.

"Po i mbajmë gishtat e kryqëzuar për suksesin e dialogut mes Sërbisë dhe Kosovës dhe besojmë se kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me negociata. Por nuk e pranojmë vendosjen e çështjes së Kosovës si kusht në këndvështrimin e integrimit europian të Sërbisë” ka thënë Sijarto në Nju Jork.

Ai tha se BE momentalisht, fatkeqësisht, ndodhet në gjendje të vështirë.

„Ne hungarezët jemi për forcimin e BE. Tek çështja sesi mund të forcojmë Unionin, ofrojmë përgjigjen dhe kjo është zgjerimi. Sa më shumë të kemi mundësi për t’u zgjeruar, do të jemi më të fortë”, beson Sijarto.

Në këtë kuptim, thekson se Europa i nevojitet që Ballkani Perëndimor të bashkohet sa më shpejt.

“Vendi më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor është Sërbia. Është në interes të Europës që Sërbia të anëtarësohet sa më shpejt. Nuk mund t‘a pranojmë sjelljen e Brukselit dhe të disa vendeve perëndimore ndaj Sërbisë, pasi vërtet besojmë se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor më shumë se sa i nevojitet Unionit“ tha Sijarto.

Për këtë shpreson se tashmë këtë vit do të konstatohet përparim në këndvështrimin e procesit të anëtarësimit të Sërbisë në Union.

"Nëse tek kjo nuk shkohet, atëherë vitin e ardhshëm, gjatë presidencës së Hungarisë, do të ndërmarrim hapa të mëdhenj. Këtë mund t'ua premtoj“ tha Sijarto.