Çadezh: Shkëmbimi tregtar në Ballkanin Perëndimor është rritur tre herë në dhjetë vitet e fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Sërbisë Marko Çadezh ka thënë sot në Forumin e 33 të Biznesit në Kopaonik se shkëmbimi tregtar në Ballkanin Perëndimor është rritur tre herë në periudhën e dhjetëvjeçarit të fundit ashtu sikurse pritja e mallrave në kufi është shkurtuar nga dy orë në diçka më shumë se 20 minuta, transmeton RTV.
"Kjo është tema që ndoshta ndjen ndikimet më të mëdha politike apo ato çka ne i quajmë ndikimet e disa raporteve politike mes qeverive në rajon dhe tek vetë ekonomia", tha Çadezh në panelin "Përpara së bashku: Integrimi rajonal i Ballkanit Perëndimor".
Ndonëse, sikurse tha, shkëmbimi tregtar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në dhjetë vitet e fundit, tashmë është tre herë më shumë, para së gjithash mallra.
"Disa iniciativa, sikurse ish Iniciativa e Ballkanit të Hapur, sollën para së gjithash, një lloj përshpejtimi të tregtisë së mallrave mes nesh, pra kur bëhet fjalë për njohjen e çertifikatave. Aty ka ende shumë probleme, por sistematikisht disa gjëra janë zgjidhur. Ne për aq sa shikojmë dhe masim në kufij, u shkurtua koha nga rreth dy orë në pak më shumë se 20 minuta kur flasim për xhiron mes vendeve dhe ekonomive të Ballkanit Perëndimor, jo mes rajonit dhe BE. Kjo është temë tjetër", tha Çadezh.
Ky i fundit solli shembullin e Sërbisë dhe Shqipërisë, të cilat arritën që në dhjetë vitet e fundit të rrisnin eksportet nga Sërbia në Shqipëri madje me 90% dhe nga Shqipëria në Sërbi diçka më shumë se 90%.
"Kemi nënshkruar më shumë se 60 marrëveshje dypalëshe dhe ajo çka është më interesante është se turistët sërbë shkojnë në Shqipëri. Pra, bregdeti shqiptar është destinacioni i dytë për turistët sërbë pas Greqisë. Kemi shembuj të firmave sërbe që kanë investuar së fundmi në sektorin financiar, sikurse është Alta Bank në Maqedoninë e Veriut. Kemi shembuj nga farmacia Vega që investoi në kompani në B&H etj", tha Çadezh.
Ky i fundit konstaton se gjërat kanë ndryshuar për mirë në këtë kuptim, por që vendet në rajon ende vuajnë nga, sikurse tha nga faktori politik.
“Në disa nga këto zona, ndodhin disa zgjedhje, e pastaj është më e lehtë të fitosh pikë, pavarësisht se cila parti je, duke komunikuar me armiq të jashtëm apo të brendshëm dhe duke u rikthyer në disa tema të së kaluarës e pastaj kjo sigurisht ndikon edhe tek biznesi”, tha Çadezh.
Ky i fundit kujtoi se disa ditë më parë, presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama shkruan tekst të përbashkët për Frankfurter Algemajne Cajtung ku sikurse thane, folën për një qasje realiste në raportet e Ballkanit Perëndimor me BE.
“Këtu mund të presim një proçes përshpejtimi në një mënyrë tjetër sesa çka mund të jetë formale momentalisht. Dhe më duket se e gjithë gjëja gjeopolitike në Europë po lëviz nga Brukseli drejt vendeve anëtare, para së gjithash vendeve më të mëdha anëtare, të cilat thanë se po konsolidonin hapësirën dhe ky është shansi i Ballkanit Perëndimor. Kur shikoni, çdo zgjerim të Unionit Europian ka qenë edhe më parë para së gjithash politik, jo burokratik dhe duket se tani, sido që të quhet ajo, do të jetë para së gjithash hyrje në tregun unik dhe Shengen apo TIR 2 apo anëtarësim i asociuar pa të drejtë vote, si gjysmë hapi do të vijë shumë, shumë shpejt”, tha Çadezh.
0 komentet