Elektrosever: Akuza të pasakta nga qeveria e Prishtinës, përmbushim të gjitha detyrimet e ndërmarra
Kompania Elektrosever, deklaron se qeveria e Prishtinës ka bërë akuza të pasakta në adresë të saj rreth moszbatimit të marrëveshjes për energjinë.
Siç bën të ditur në deklaratë kompania “Elektrosever”, kur bie fjala për zbatimin e Udhërrëfyesit të Energjisë ku është dakordësuar me marrëveshje më 21 qershor në Bruksel, kompania i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saja dhe për këtë është garant Bashkimi Europian.
"E vetmja e vërtetë është se qeveria në Prishtinë nuk dëshiron që Elektrosever të ketë të drejtën e shërbimit distributiv ndonëse kjo është dakordësuar në Bruksel përmes udhërrëfyesit të energjisë dhe konfirmuar edhe nga ana e Bashkësisë Europiane të Energjisë. Në lidhje me këtë, Elektrosever nuk është dhe nuk mundet të jetë përgjegjës duke marrë parasysh faktin se është ende në pritje të përgjigjes për njoftimin zyrtar të dërguar nga Elektrosever në fillim të dhjetorit”, thuhet në deklaratë.
Lind pyetja se përse dikush sulmoi sërish sot kompaninë Elektrosever, por edhe Brukselin për gabimet e tyre.
“Me gjithë dëshirën për të respektuar Udhëzuesin, Elektrosever nuk mund të përmbushë detyrimet e palës tjetër, por vetëm detyrimet e veta”, përfundon deklarata.
Zv kryeministri kosovar Besnik Bislimi më herët fajësoi kompaninë "Elektrosever" dhe Bashkimin Europian për moszbatimin e marrëveshjes rreth energjisë nënshkruar qershorin e vitit të kaluar mes Beogradit e Prishtinës rreth çështjes së pagesave të energjisë elektrike në veri të Kosovës.
0 komentet