Vuçiq viziton njësitë ndërmjet Kralevë dhe Rashkës, së shpejti një bisedë me serbët nga veriu i Kosovës

Aleksandar Vučić
Burim: Print Screen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, viziton njësitë ndërmjet Kralevës dhe Rashkës, mëson Blic.

Në orët e ardhshme, Vuçiq, ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriq dhe drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq do të bisedojnë me përfaqësues të serbëve nga veriu i Kosovës në kazermën në Rashkë.

Po pritet që bisedimet do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit.

Serbët në veri të Kosovës po protestojnë prej 18 ditësh dhe kërkojnë lirimin e të arrestuarve Dejan Pantiq, Milan Axhiq dhe Sllagjan Trajkoviq, si dhe tërheqjen e forcave speciale të policisë nga veriu.