Lluçiq: Shembulli i “Telekom Sërbia” ilustron qëllimin e Kurtit që të zhvendosë të gjithë sërbët prej Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i “Telekom Sërbia” Vlladimir Lluçiq u shpreh se gjatë vizitës së fundit në SHBA ka patur takime të rëndësishme në Departamentin e Shtetit në të cilën ka renditur të gjitha problemet me të cilën kompania ka në Kosovë, si kompania e vetme sërbe që ka ngelur në këto hapësira, transmeton Politika.
“Tek shembulli ynë ilustrohet synimi i administratës së Kurtit që të zhvendosë të gjithë sërbët. Mendoj se shembulli i 'Telekom Sërbia', ku duhej të punojë pa probleme sipas marrëveshjes së Brukselit dhe jo të ndesheshim në pengesa të mëdha administrative, deshmon qartë se administrata e Kurtit shkel ligjet e veta vetëm e vetëm që të vështirësojë punën e kompanisë sërbe që punëson sërbë” ka thënë Lluçiq.
Ky i fundit më herët në Uashington ka qenë në forumin e bashkëpunimit ekonomik translantik të Europës juglindore dhe i’u drejtua Kongresit, ndërsa foli rreth përshtypjeve nga SHBA dhe u shpreh se ishte nder për të që të ishte i ftuar në Këshillin Atlantik.
Ai sqaroi se e thirrën për të qenë folësi kryesor pasi “Telekom Sërbia” është shembull i shkëlqyer i lidhjes me institucionet amerikane e europiane dhe përmirësimit të biznesit falë kësaj qasjeje.
Sipas fjalëve të tij, biznesi shemb kufijtë si dhe të gjitha barrierat politike.
“Mu krijua përshtypje e paharrueshme se raportet mes Sërbisë dhe SHBA u përmirësuan falë presidentit Aleksandar Vuçiq. ndryshime të mëdha shikohen në çdo hap. Ndaj kjo ishte vizita ime më e suksesshme. Ne jemi operatori i parë në Europë që kemi mbështetje direkte të Bankës Amerikane të Importit, për zhvillimin e 5G dhe kjo është gjë e madhe.
Sjellja e Bankës Amerikane të Eksportit dhe Importit në Sërbi është e shkëlqyer për vendin tonë
Kur të nisë të punohet në Sërbi projekti për zhvillimin e 5G, do të krijojë mundësi për ardhjen e investimeve të tjera amerikane tek ne dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë” ka thënë Lluçiq.
Ky i fundit tha se “Telekom Sërbia” duke patur parasysh rritjen e fitimeve në tri vitet e fundit, është lider në Europën juglindore dhe shprehu me krenari rezultatet financiare të kësaj kompanie.
“Telekom Sërbia ka patur vitin e kaluar rritje të jashtëzakonshme të fitimeve. E vërteta është se vetëm në vitin 2023, patëm fitime të parakohshme prej shitjes së shtyllave me vlerë 500 milionë euro për të cilën vështirë të krahasohet me atë të 2024. Megjithatë nëse do të anulonim këtë fitim dhe t’a krahasonim me 2022, 2023 dhe 2024 do të shikonim se 'Telekom Sërbia' ka shënuar rritje të fitimeve për të cilën jemi unikal jo vetëm në Europën juglindore, por dhe në vendet europiane vështirë gjen të tillë trend rritjeje” ka thënë Lluçiq në intervistë për Novosti.
Ai theksoi se kompania vetëm në Sërbi ka bërë progres prej më shumë se 300 milionë euro dhe tani fitimi në vend është 1.358.000.000 euro në nivel të mbarë grupit 1,8 miliardë euro. Vetëm për këtë, sikurse shtoi dhe përfitimi operativ i të ashtuquajtutrës EBIT që është i rëndësishëm, tregon vlerësimin e firmës dhe sinjalizon stabilitet, gjithashtu është rritur me 300 milionë euro.
“Përfitimi operativ përsa i përket 'Telekom Sërbia', është 660 milionë euro, ndërsa në mbarë grupin afro 900 milionë euro”, ka thënë Lluçiq.
Ky i fundit tha se në operimin kaq të fuqishëm të “Telekom Sërbia”, ka kontribuar para së gjithash rritja e numrit të përdoruesve duke theksuar se kompania ka më shumë se 250.000 klientë të rinj dhe po i përafrohet shifrës totale prej 12 milionë përdorues.
Trend i tillë sikurse vlerëson ai, do të vijojë dhe në vitin 2025.
“Do të bëjmë atë çka rrallë ndonjë operator telekomunikacioni para nesh mundi të arrinte rritjen e të ardhurave. Kur të krahasojmë 2025 me vitin 2018 kur nisëm atë proçes të ri investimi, do të shikohet se vetëm në Sërbi do të kemi dyfish faktik të të ardhurave” ka thënë drejtori i kompanisë.
Lluçiq tha se me përfaqësuesit e SHBA gjithashtu diskutoi dhe rreth faktit se “Telekom Sërbia” pati vit të jashtëzakonshëm financiar në vitin 2024, pavarësisht përpjekjeve të “kritikëve” të ndryshëm në Sërbi për ta hedhur poshtë një gjë të tillë.
Dhe pavarësisht pretendimeve se është i mbingarkuar me borxhe dhe në prag të falimentit, “Telekom Sërbia”, kujton Lluçiq, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, nënshkroi parakontratë, përfundoi kontratën për blerjen e “Junajted Grop” dhe pavarësisht ciklit të madh investimesh dhe vështirësive tregtare, doli si fitues.
"Ata u larguan nga ky treg dhe na shitën operacionet e telekomunikacionit dhe PPF dhe neve Sport Klub", tha ai.
Sipas fjalëve të tij, tjetër provë e suksesit të madh të kompanisë është hyrja në bursë.
Ai thekson se “Telekom Sërbia” është firma e parë, jo vetëm në Sërbi por dhe në Ballkanin Perëndimor, e cila vitin e kaluar dha bondin me vlerë prej 900 milionë dollarësh në Bursën e Dublinit dhe mori vlerësim krediti.
"Që do të thotë se gjendja jonë financiare është mjaft transparente. Morëm vlerësim mjaft të mirë krediti për operatorët e telekomunikacionit dhe mund të them se kaluam shkëlqyer në bursë pasi na ofruan gjashtë miliardë dollarë atë ditë. Pra, 2024 sfidues e financiar ku patëm pagesa rekord për përmbajtje sportive, ulje, por vazhdon me norma interesi relativisht të larta dhe ku na u desh të siguronim fonde për blerjen e një pjese të 'Junajted Grup', përfunduam me borxhin që është ende më pak se katër herë ABITDA, çka është standard telekomunikacional", theksoi Lluçiq.
Ky i fundit shton se është e qartë se me blerjen e Sport Klubit do të bjerë çmimi i të drejtave të sportit, theksoi se ai shtoi se blerjet e para tregojnë se çmimi do të bjerë katër herë.
Vetëm për këtë sqaroi ai, do të ulen ndjeshëm investmet tek "Telekom Sërbia”, ndërsa fitimet do vijojnë të rriten çka do të sjellin deri në pakësimin neto të borxhit. Pyetjes se çfarë gjëje të re planifikon "Telekom Sërbia" në periudhën e ardhshme, ai tha se pozita e kompanisë është e shkëlqyer dhe se në dhjetë vitet e ardhshme mund të shfrytëzohen për investime të reja.
“Pas nesh si të tjerë në treg janë “Jetel” apo “A1”, që hyjnë në telefoninë fikse. Ajo çka është e rëndësishme për ne është se “Jetel” apo “A1” do të shfrytëzojnë rrjetin tonë optik dhe përmbajtjen e saj. Vetëm për këtë vijmë në situatën se do të kemi rroga nga praktikisht çdo përdorues, qoftë i yni apo i dikujt tjetër, përmes faktit se do të na paguajnë për përmbajtjen dhe në masën më të madhe do të na paguajnë për marrjen me qira të optikës” ka thënë Lluçiq
Ky i fundit thotë se dy strategjikë qëndrore janë që “Telekom Sërbia” të zhvillojë përmbajtjen televizive dhe servisin dixhital.
“Ne do të rritemi në strimin e platformës rajonale ku do të ketë të rejat më të fundit, muzikë, sport, filmat dhe serialet më të reja. Për filma dhe seriale jemi të njohur në botë dhe shesim seritë në 30 vende, ua kemi shitur dhe HBO dhe Amazon, Diznij plus. Kemi ardhur në nivelin që madje dhe platformat e mëdha sikurse Amazon bëjnë me ne seriale kështu dhe SCAR ku kemi punuar me Amazon Spanja”, ka thënë Lluçiq, transmeton Tanjug.
0 komentet