Lluçiq: Me administratën amerikane për zgjidhjen e liçensës së tretë në Kosovë

Vladimir Lučić
Burim: Kosovo Online

Drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Sërbisë Vlladimir Luçiq, ka thënë se do të tentojë në bisedime me administratën e re amerikane që të gjejë zgjidhje për mënyrën që kanë gjetur autoritetet kosovare që të ndalin zgjerimin e MTS në mbarë Kosovën.

Lluçiq për RTS pas vizitës në Mitrovicën e Veriut tha se sërbët në Kosovë jetojnë në situatë mjaft të rëndë me terror të vazhdueshëm në të cilën nuk e dinë se çfarë do të sjellë dita e nesërme.

Ai theksoi se synimi kryesor i rregjimit të Kurtit është shpërngulja e sërbëve dhe që një prej objektivave kryesore është MTS, pasi telekomunikimi është i rëndësishëm si pjesë e jetës.

Ai bëri të ditur se egziston mundësia që autoritetet në Prishtinë të tentojnë sulm të ri ndaj MTS në Kosovë dhe kujtoi se administrata e Kurtit para dy vitesh, tentoi të mbyllë këtë kompani.

Problemi, shtoi ai, u zgjidh para së gjithash falë ndihmës së ambasadës amerikane.

Lluçiq tha se MTS është e ekspozuar me presione të vazhdueshme në Kosovë dhe se një prej shkeljeve më drastike të Marrëveshjes së Brukselit, është refuzimi i shpalljes së tenderit për liçensën e telefonisë së tretë të lëvizshme.

Në lidhje me këtë, tha se gjatë javës vijuese do të bisedojë me administratën e re amerikane. Ai tha se një prej arsyeve të vizitës në SHBA, është dhe shtrirja e Telekomit të Sërbisë në Amerikë si operatori i parë në Europë që ka mbështetje të importit të bankës amerikane çka dëshmon rëndësinë e vet, ndërsa tentativa e dytë është zgjidhja e problemit që ka të bëjë me refuzimin e Prishtinës për të shpallur tenderin për liçencën e tretë.

“Do shkoj në SHBA që të provoj më në fund për të zgjidhur problemin për liçencën e tretë. Jam i sigurt se administrata amerikane ka mirëkuptim, pasi ka qasje ekonomike. Është e çuditshme që nuk është shpallur tenderi për liçencën e tretë në një territor. Ky është vendim i pastër politik me synim ndaljen e kompanive sërbe që të operojnë në mbarë territorin e Kosovës. Këtë e dinë shumë mirë në administratën amerikane. Mendoj se me administratën e re amerikane, pushteti i Kurtit nuk është më i sigurtë dhe as i fortë si dikur” sqaroi ai.