Luçiq: “Telekomi i Sërbisë” do të jetë i suksesshëm në SHBA, plani është që të arrijmë gjysmë milionë përdorues për tre vite

Vladimir Lučić generalni direktor Telekom Srbija
Burim: Kosovo Online

Kompania “Telekom Srbija“ vijon shtrirjen e aktivitetit jashtë kufijve të Sërbisë, ndërsa një prej tregjeve më domethënës në të cilën kompania pret të nisë punën e vet është Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Drejtori i përgjithshëm i “Telekom Srbija” Vladimir Luçiq tha se në mes të nëntorit kompania do të duhet të marrë leje për aktivitet në tregun amerikan, transmeton Radio Beogradi.

Luçiq sqaroi se procedura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tërësisht ndryshe sesa në Europë ku në fillim merret leja e më pas instalohen pajisjet.

“Aty është proces krejt i kundërt, aty, ngaqë jemi operator virtual, duhet të nënshkruajmë kontratën me operaterin AT&T të instalojmë pajisjet, t’i testojmë ato, të ndërmarrim thirrjen e parë e më pas aplikojmë”, theksoi Luçiq.

Si operator i ashtuquajtur “Ful MVNO“, “Telekomi i Sërbisë” merr me qera vetëm radio-rrjetin me kualitetin më të mirë-në Austrii nga A1, në Gjermani nga Vodafoni, ndërsa në Amerikë nga AT&T-ndërsa shërbimet e tjera i ofron mëvetësisht. Për rjedhojë përdoruesit në sytë e klientëve potencialë funksionojnë që të përdorin shërbimet e operatorit amerikan me mbulim të përkryer.

Shërbimet dhe planet për diasporën

Synimi kryesor janë njerëzit me origjinë nga zona jonë, nga Sërbia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Përdoruesit me numrin amerikan do të përfitojnë dhe qasje përmbajtësor të spektrit të gjerë mediatik.

“Tek ne mund të shikoni më shumë se 500 kanale të ndryshme nga ky rajon. Kështu që, të themi, abonimi fillestar në Amerikë do të jetë 29 dollarë dhe mendojmë se do të jemi mjaft të suksesshëm. E bazojmë këtë në faktin se vetëm në Austri ku nisëm në fillim, shkuam në gati 400.000 përdorues”, tha drejtori i përgjithshëm.

Ai kujtoi se tashmë është zhvilluar me sukses rrjeti në Austri e Gjermani, ndërsa në Amerikë theksi do të jetë në aksesin më të thjeshtë komercial përmes kartave eSIM dhe televizorëve smart. Plani i kompanisë është që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tre vjet të arrijmë në gjysmë milionë përdorues. Tregu që Telekomi mbulon me Europën, Turqinë dhe Amerikën është gjithsej 700 milionë banorë.

Suksesi financiar dhe emetimi i detyrimeve

Kompania shënon rritje të konsiderueshme të fitimeve dhe stabilitet në tregun financiar. Fitimet janë rritur nga 2.3 miliardë të vitit të kaluar, kështu që këtë vit do të arrijnë afro 3 miliardë euro, ndërsa fitimi operativ do të kalojë 1.5 miliardë euro.

Luçiq theksoi dhe suksesin e madh me emetimin e bonove të korporatave në bursën e Dublinit.

“Kur emetuam bono të korporatave kishim 6 miliardë oferta dhe këtë vit, kur lëshuam bono të korporatave në bursën e Dublinit, mund të kishim 14 miliardë, 300 institucionet më të mëdha financiare na ofruan 14 miliardë”, tha Luçiq.

Fondet u siguruan për rifinancimin e kredisë dhe mbështetje për investime të mëtejshme.

Futja e rrjetit 5G në mbarë Sërbinë

Duke folur për tregun vendas, drejtori i përgjithshëm vuri në dukje zbatimin e shpejtë të rrjetit 5G. Deri më tani janë instaluar 2000 stacione bazë, deri në fund të vitit do të vendosen edhe 500, ndërsa synimi është që brenda vitit të gjitha qytetet të mbulohen dhe në tre vitet e ardhshme mbarë Sërbia përfshirë edhe fshatrat më të largëta, të kenë sinjal.

"Në dallim nga rrjetet 3G dhe 4G, 5G ka një funksionalitet të rëndësishëm dhe ky është vonesë e vogël e sinjalit deri tek makinat. Dhe kjo mundëson, faktikisht që robotët-përshembull, roboti shtëpiak, që t’ju funksionojë duhet të ketë mbulim personal të 5G," preçizoi Luçiq.