Momiroviq në Bruksel: Është e papranueshme që BE toleron ndalimin e Prishtinës për mallrat nga Serbia qendrore

Tomislav Momirović
Burim: Facebook

Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme të Serbisë, Tomisllav Momiroviq ka deklaruar sot se ka diskutuar për disa tema të rëndësishme me Komisionerin për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Olliver Varheli, si dhe se tema që ai thekson dhe përpiqet ta mbajë në sipërfaqe ka të bëjë me ndalimin e tregtisë së mallrave nga Serbia qendrore në territorin e Kosovës, raporton RTV.

"Është e papranueshme që BE toleron ndalimin e Prishtinës për të gjitha mallrat e prodhuara në Serbinë qendrore. Ne kërkuam që menjëherë të ndërpritet, të hiqet ndalimi”, tha Momiroviq.

Ai po ashtu ka theksuar se Prishtina ka dy vite që po e bllokon marrëveshjen e CEFTA-s, si dhe se disa tema nuk kanë vend në agjendën politike.

"Tregtia, biznesi, ekonomia, kjo është diçka që duhet të na bashkojë. Ne nuk mund t'i vendosim këto tema si pjesë të agjendës politike", tha Momiroviq për Tanjug.

Ai shtoi se ka gjetur mirëkuptim me Varhelin dhe se pret përparim në çështjen e ndalimit.

Ai ka theksuar se për shkak të ngjarjeve në Banjskë, kjo kohë nuk është e lehtë për Serbinë.

"Shumë që përndryshe nuk janë në favorin tonë, dëshirojnë ta përdorin atë ngjarje si shenjë të zbatimit të politikës ndaj Serbisë në periudhën e ardhshme. Ne theksuam se kjo nuk është e pranueshme për ne, sepse Serbia për 10 vjet ka qenë një partner konstruktiv në procesin e negociatave të udhëhequr nga BE me Prishtinën dhe kjo ngjarje nuk mund të jetë çështje kyçe në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, përfundoi Momiroviq.