Momiroviq: Kemi hyrë në zonën e krizës humanitare, me veprim rrëshkitës spastrimi etnik i sërbëve
Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe të Brendshme të Sërbisë, Tomisllav Momiroviq, tha se për shkak të vendimeve të Prishtinës, prej periudhës së ndalimit të tregtisë së mallrave të prodhuara nga kompanitë në Sërbi, praktikisht kemi hyrë në zonën e krizës humanitare.
“Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë tashmë kanë bllokuar plotësisht lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në veri të Kosovës dhe Metohisë. Po përgatitet dëbimi i njerëzve nga veriu, sipas të njëjtit skenar siç ka ndodhur në vitet ’90 në Kroaci dhe B&H. Kemi spastrim etnik rrëshqitës nga territori i katër komunave në veri të K&M” tha Momiroviq për RTV.
Ai tha se në Forumin e ministrave të ekonomisë të Procesit të Berlinit dhe në Forumin e Biznesit, që u mbajt javën e kaluar në Tiranë, në mënyrë të kulturuar foli për faktin se shkelja e të drejtave elementare njerëzore dhe politike në Kosovë, ka pasojat e veta dhe kjo është humbja e jetëve njerëzore.
“Ne flasim për bashkëpunim ekonomik në Ballkanin Perëndimor në situatë konflikti në veri të Kosovës, në momentin kur ndaj njerëzve po shtihet, kur është e ndaluar lëvizja e njerëzve dhe mallrave. Parimisht nga Bashkimi Europian u dënua kjo, por ndonjëherë ndihemi të vetëm, ashtu sikurse ka qenë në vitin 1995 ose 1999” tha Momiroviq.
Ky i fundit konstaton se Sërbia ka shumë miq në BE, lidhje më të thella me partnerët amerikanë, por pas ngjarjeve në Banjskë kemi ardhur në një situatë ku askush nuk e dënon sjelljen ndaj sërbëve të Kosovës dhe zemërimi po kthehet ndaj Sërbisë.
Momiroviq shtoi se Sërbia ka partnerë dhe miq në mbarë botën dhe se do të fitojë.
Pyetjes nëse duhet të merren seriozisht kërcënimet me sanksione të BE, Momiroviq tha se Sërbia përgjatë gjithë kohës është nën presion të jashtëzakonshëm, por qëndrimi i shtetit ndaj vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë apo mënyrës së zgjidhjes së çështjes së Kosovës, nuk ka ndryshuar.
“Në fund na duhet të kthehemi në procesin dialogues. Njerëzit nga e gjithë bota do të kuptojnë se duhet të kemi qasje konstruktive dhe se duhet të zbatohet marrëveshja e Brukselit dhe formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe që të mund të flasim në përgjithësi për stabilitetin” thekson Momiroviq.
Momiroviq kujton se një prej qëllimeve themelore të Sërbisë është të bëhet anëtare e BE dhe se pas 20 vitesh në këtë rrugë, realiteti thotë se nuk do të ndodhë të paktën për katër apo pesë vitet e ardhshme.
"Për këtë na duhet krijimi i partneriteteve të reja ekonomike. Ne jemi, para së gjithash, për një standard më të lartë për qytetarët tanë. Në bisedat me partnerët tanë nga BE, tema e parë duhet të jetë se sa standarde të BE kemi përmbushur dhe më pas për të dëgjuar se cila është perspektiva e anëtarësimit tonë në BE. Nga ana tjetër, partneriteti me Kinën do të thotë më shumë investime, autostrada më të mira, fabrika të reja, shina të shpejta... Epo, investimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kinë dhe anasjelltas, janë të mëdha dhe kjo është mirë” përmbylli Momiroviq.
0 komentet