OES: Si rjedhojë e ndalimit të mallrave nga Sërbia për në Kosovë, dëmi rreth 150 milionë euro

Srpska roba na Kosovu
Burim: Kosovo Online

Oda Ekonomike e Sërbisë si pasojë e ndalimit të importit në Kosovë prej qershorit të vitit të kaluar qysh kur u vendos, e deri më 1 janar të këtij viti, ka një dëm prej gati 150 milionë euro, ka thënë drejtuesi i Qendrës për Bashkëpunim Rajonal në Odën Ekonomike të Sërbisë (PKS) Aleksandar Radovanoviq, transmeton N1.

Për Betën, ai ka thënë se autoritetet prishtinase ndaluan importin e të gjitha mallrave qysh prej 14 qershorit të vitit të kaluar, ndërsa më 8 korrik lejuan importin e mallrave që janë të nevojshme.

“E panë se, kur vendosën ndalimin dhe kur vendimi pati pasoja të mëdha për ekonominë kosovare, ata vetë i prevën zinxhirët e furnizimit me lëndë të parë dhe produkte gjysmë të gatshme. Kuptuan se u nevojiteshin makina dhe pajisje për prodhim dhe lejuan importin e mallrave që u nevojiteshin”, tha Radovanoviq.

Ky i fundit shtoi se ndalimi i importit të mallrave nga Sërbia prej 8 korrikut nuk parashikon lëndët e para, gjysmëprodhimet, plehrat minerale, makineritë, pajisjet dhe ushqimin për kafshët.

Gjithçka që, siç tha ai, është e destinuar për prodhim të mëtejshëm, si lëndët e para, mund të importohet nga Sërbia, ndërsa për mallrat e gatshme për shitje të mëtejshme nuk është e mundur.

Në qershor të vitit 2022, vlera e mallrave të importuara nga Sërbia ishte, sipas fjalëve të tij, 40.7 milionë euro, ndërsa në të njëjtin muaj të vitit 2023 vlera e eksporteve ra në 16.7 milionë euro, që është 59% më pak.

Importet nga Sërbia në korrik të vitit 2022 vlenin 45 milionë euro, ndërsa në të njëjtin muaj të vitit të kaluar kushtonin gati 17 milionë euro, apo 62% më pak.

Në gusht të vitit 2022 u importuan mallra me vlerën e 45 milionë eurove, ndërsa në të njëjtin muaj të vitit 2023, kushtuan 21 milionë euro, çka është ulje prej 52%.

Importi në periudhën korrik-nëntor 2022, kushtonte 177,5 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2023, 83,4 milionë euro apo 53% më pak.

Radovanoviq ka thënë se dëm domethënës kanë pësuar kompanitë ndërkombëtare të cilat kanë fabrikat e tyre në Sërbi dhe në import hyjnë me 40% të fitimit të produkteve të gatshme

“Këto kompani nuk mund të importojnë ushqim, pije, prodhime higjenike, prodhime kimikatesh, gjithkund nga këto mund t’i gjesh në marketet e konsumit” ka thënë Radovanoviq.

Sërbia prej Kosovës importon siç tha Radovanoviq, çelik, hekur, fruta të freskëta, plastik, lëkurë, pije, etanol dhe celulozë nga druri.

Vlera e importit për 10 muaj të vitit 2023 ishte 37,1 milionë euro, çka është më pak se 15,6% në raport me vitin 2022.