Gjysmë viti bllokadë për mallrat sërbe në Kosovë: Qindra milionë euro humbje për të dy anët, mbarë rajoni vuan

Zabrana za robu
Burim: Kosovo Online

Kanë kaluar gjashtë muaj qysh kur qeveria në Prishtinë mori vendimin për ndalimin e hyrjes së mallrave sërbe në Kosovë, ndërsa humbjet e biznesmenëve në të dy anët që ndan kufirin administrative, vlerësohen në qindra milionë euro, ndërsa dëme të mëdha përjetojnë edhe qytetarët të cilët përballen me mungesa dhe që janë të detyruar të blejnë dukshëm më shtrenjtë prodhime nga tregje të tjera të rajonit. Qeveria kosovare ndonëse thirrjet prej bashkësisë ndërkombëtare, kompanitë vendase dhe të huaja që operojnë si në Sërbi dhe në Kosovë, refuzon heqjen e bllokadës, ndërsa bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn, ekspertë ekonomistë nga Sërbia dhe Kosova, paralajmërojnë që barriera ekonomike e Prishtinës ka pasur pasoja për mbarë Ballkanin Perëndimor.

Qeveria e Kosovës më 15 qershor mori vendim të njëanshëm që prodhimet nga Sërbia nuk mund të shpërndahen në tregun e Kosovës. Kjo ishte përgjigje ndaj arrestimit të tre policëve kosovarë në territorin e Sërbisë qëndrore. Ndërkohë që policët u lanë të lirë, bllokada ndaj mallrave sërbe ngelet në vend dhe e pa hequr. Më herët deri më 8 korrik ishte në fuqi ndalimi i plotë i shitjes së produkteve sërbe, e më pas u mor vendim që ndalimi të zbatohej vetëm për produktet e gatshme dhe të përjashtoheshin lëndët e para, gjysmë të gatshme, plehrat minerale dhe ushqimi për kafshët dhe pajisje makinerie.

Beogradi zyrtar në disa raste i’u drejtua Komisionit Europian, ministrave të tregtisë së vendeve anëtare të BE, si dhe përfaqësuesve të SHBA. Komisioni Europian u bëri thirrje autoriteteve prishtinase që të heqin të gjitha kufizimet për shitjen e mallrave sërbe. Pasojat katastrofike të bllokadës u theksuan edhe nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe shoqatat e biznesmenëve sërbë dhe kosovare, por pa sukses.

Vlerësimet janë se në gjashtë muajt që ka hyrë në fuqi ndalimi i Prishtinës për hyrjen e mallrave sërbe në Kosovë, humbjet direkte të biznesmenëve sërbë kanë arritur në 120 milionë euro, thotë Bojan Staniq nga Sektori i Analizave Strategjike të Odës Ekonomike të Sërbisë.

Ky i fundit sqaron se vijon të jetë në fuqi ndalimi për produktet përfundimtare të cilat shiten nëpër dyqane, çka mbi të gjitha ndikon tek popullsia në Kosovë pasi përveç presionit egzistues të inflacionit, ata janë të detyruar të blejnë produkte me çmim më pak konkurrues sepse duhet të importohen nga vendet e tjera të rajonit. Ai thekson se prodhimet sërbe në tregun e Kosovës si pasojë e ndalimit të tyre, janë zëvendësuar kryesisht me mallra që vijnë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi.

“Duhet theksuar se mallrat sërbe në Kosovë janë më konkurrentët për shkak të orientimit të ekonomisë së Sërbisë, madhësisë së tregut, mundësisë për të prodhuar dhe tregtuar mallra të caktuara në shkallë të gjerë. Kur shikohet periudha para bllokadës, Sërbia kishte shkëmbim relativisht të lartë me Kosovën, duke arritur në 500 milionë euro në vit”, tha Staniq për Kosovo Onlajn.

Ai thotë se bllokada vazhdon të jetë në fuqi, para së gjithash, për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Kjo, natyrisht, lidhet me çështjen e statusit përfundimtar të K&M. Kur flasim rreth palës prishtinase, duhet theksuar se ata shembën marrëveshjen e CEFTA anëtarë të së cilës janë ku parashikon tregtinë e lirë, të pavarur nga zhvillimet politike. Nga ana tjetër, ata shembin edhe iniciativa të caktuara rajonale që shkojnë në drejtim të integrimit ekonomik të rajonit, siç janë procesi i Berlinit dhe nisma e Ballkanit të Hapur. Dhe natyrisht dëmtojnë interesat e ekonomisë së tyre. Kompanitë që eksportojnë mallra nga Sërbia drejt tregut të K&M kryesisht janë në pronësi të kapitalit të huaj, këto janë industri ushqimore të produkteve finale, pije të caktuara joalkoolike”, tha Staniq për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit thekson se OES ka marrëdhënie të shkëlqyera me Odën ekonomike të Kosovës e cila gjithashtu siç tha, mosmarrëveshjet politike duhet të tejkalohen në mënyrë që ekonomia të funksionojë, veçanërisht duke pasur parasysh se ky është dëmi më i madh për ekonominë e Kosovës.

“Për arsyen e thjeshtë se investimet në Sërbi vazhdojnë të vijnë. Bllokada ndikon tek kompanitë tona që janë të orientuara drejt tregut të Kosovës, por në nivel e mbarë ekonomisë, kjo nuk paraqet ndonjë problem të madh. Është shumë më serioze kur flasim për atraktivitetin e K&M për investime, jo vetëm nga Sërbia dhe rajoni, por nga zona më të gjera të Europës” ​​thotë bashkëbiseduesi ynë.

Ai pret që ndalimi i importit në një moment do të duhet të hiqet.

“Bazuar në përvojën e mëparshme, mendoj se bllokada në një moment të hiqet çka do të lidhet me ecurinë e procesit të negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës, por sigurisht nën presionin e caktuar të ndërmjetësuesit në atë proces e kjo është BE” thotë Staniq.

Ky i fundit kujton dhe taksat që dikur u vendosën nga autoritetet në Prishtinë për mallrat nga Sërbia, të cilat ishin në fuqi më gjatë se bllokada aktuale e importit të mallrave.

“Kur u hoqën taksat për mallrat sërbe, shumë shpejt, brenda një viti e gjysmë, vëllimi i shkëmbimeve me Kosovën u kthye në nivelin që ishte para krizës. Veçanërisht kur flasim për eksportet e Sërbisë në Kosovë, të cilat janë dukshëm më të larta se importet. Ky është një nga tregjet ku bërëm sufiçit bindës në shkëmbim. Kemi pasur edhe fushata joformale, si thirrje për bojkot të mallrave që vinin nga Sërbia, por ato nuk u pranuan nga popullata vendase, e cila vazhdoi t’i blejë produktet sërbe”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Megjithatë, ai thekson se kriza që egziston në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës ndikon në atraktivitetin e të gjithë rajonit sepse shtrohet pyetja nëse këto mosmarrëveshje mund të përhapen edhe në vende të tjera, nëse kjo do të rezultojë në pasiguri afatgjatë për investimet.

"Ekonomia duhet të kapërcejë mosmarrëveshjet politike. Ato mund të sjellin përfitime afatshkurtra për politikanët, por në planin afatgjatë, potenciali ekonomik është i dëmtuar dhe pyetja është nëse mund të kthehet në nivelin në të cilin ka qenë" përfundon Staniq.

Eksperti ekonomik nga Prishtina, Safet Gërxhaliu, thotë se ndalimi i importit të mallrave sërbe në Kosovë, i cili është në fuqi prej gjashtë muajsh, dëmton të gjithë dhe thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejt, pasi Bashkimi Europian nuk do t'i hapë dyert e veta barrierave dhe atyre që kanë probleme të pazgjidhura.

Gërxhaliu i cili është edhe ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se nuk mund të flitet për probleme ekonomike pa konotacion politik, i cili i ngadalëson trendet pozitive në Ballkanin Perëndimor.

“Ne promovojmë tregun e përbashkët rajonal, heqjen e barrierave të ndryshme, përmbushjen e marrëveshjeve në kuadër të procesit të Berlinit, çka nënkupton lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. Çfarëdolloj barriere qoftë mes Kosovës dhe Sërbisë, B&H apo Malit të Zi. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk shkon në favor të perspektivës europiane, në favor të normalizimit të marrëdhënieve në këto hapësira. Prandaj duhet që sa më parë të forcohet dialogu që zyrtarët të mos fotografohen vetëm në tubime ku flitet për probleme, por duhet të ketë propozime konkrete për zgjidhjen e tyre. Vetëm kështu mund të ndërtojmë të ardhmen dhe perspektivën. Nëse bëjmë një analizë thelbësore se kush humb e kush fiton-të gjithë humbasin. Prej barrierave askush nuk përfiton” bën të ditur Gërxhaliu për Kosovo onlajn.

Ky i fundit thekson se për shkak të ndalimit ka rënë importi i mallrave nga Sërbia, por problemi është se nuk duhet parë vetëm nga dimensioni ekonomik.

“Grup i caktuar i produkteve që importon Kosova janë amerikane, gjermane, austriake dhe nuk duhet të mendojmë se i pranojnë kaq lehtë këto barriera. Ndoshta kemi rënie të importit, por kemi edhe rënie të eksportit të mallrave të prodhuara në Kosovë, pasi pjesë të caktuara të lëndëve të para i importojmë prej Sërbisë. Në këtë kontekst, kjo duhet të zgjidhet sa më parë, të ndërtojmë të ardhmen dhe besimin, fryma që një ditë të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Ndërsa Europa nuk do të pranojë barriera, nuk do të çelë dyert atyre që kanë probleme të pazgjidhura” thotë ekonomisti.

Duke komentuar faktin se Qeveria e Kosovës me në krye kryeministrin Albin Kurti refuzon apelin e biznesmenëve kosovarë dhe ndërkombëtarëve për heqjen e embargos ndaj mallrave sërbe, Gërxhaliu thotë se kjo nuk ka të bëjë me ekonominë, por me politikën.

“Mendoj se ky vendim ka hyrë në një binar krejt tjetër, nuk është më racionaliteti ekonomik si çështje, por pozicioni politik dhe dialogu mes Kosovës dhe Sërbisë. Mendoj se kjo ka hyrë, doni apo nuk doni në atë grup të zgjidhjes së problemit. Ndoshta ka qenë gabim në hapa, pasi e shikoni që biznesmenët bëjnë më shumë hapa se sa politika. Kam frikë se e gjithë kjo në një farë mënyre do të zvarritet”, thotë Gërxhaliu.

Ky i fundit thekson se çështja e embargos duhet që sa më parë të zgjidhet pasi siç thotë ai “dialogu nuk ka alternativë dhe duhet të punohet për eliminimin e barrierave dhe jo për vazhdimin e tyre”.

“Jemi bërë ‘vende të arratisura’, të rinjtë po ikin, prej 1 janarit hyn në fuqi liberalizimi i vizave, nuk kemi investime të huaja dhe shikohet se emëruesi i përbashkët për zgjidhjen e të gjitha problemeve, është-stabiliteti politik. Kur keni stabilitet politik keni dhe perspektiva të reja për investime direkte, ndërsa nuk ka një gjë të tillë, ne do të prodhojmë vetëm atë mentalitet ballkanik që mbyt perspektivën dhe ngjall më shumë frikë tek njerëzit kur bëhet fjalë për të ardhmen sesa garanton perspektivën", beson bashkëbiseduesi ynë.

Pyetjes nëse pret që të hiqet embargoja ndaj mallrave sërbe, Gërxhaliu thotë se Ballkani po vuan nga ajo axhendë politike që nuk lë hapësirë për integrim, dialog dhe perspektivë ekonomike.

“Gjithçka është e mundur, por më së paku varet nga ne, sot kryeqyteti i Ballkanit Perëndimor është Brukseli, dhe kryeqyteti i Brukselit është Uashingtoni dhe në këtë drejtim do të kërkojmë zgjidhje” përmbyll ai.

Kryetari i Shoqatës së Afaristëve nga Graçanica, Sasha Sekulliq, thotë se nuk ka shenja se kur apo nëse do të hiqet vendimi për ndalimin e importit të mallrave sërbe. Ai thekson se për shkak të këtij vendimi të keq politik, mallrat nga Sërbia qendrore janë zëvendësuar me produkte jo cilësore dhe 20 deri në 30% më të shtrenjta që vijnë në Kosovë prej tregjeve të tjera.

Si biznesmenët sërbë dhe ata kosovarë u bëjnë thirrje autoriteteve kosovare që të heqin embargon e vendosur më 15 qershor dhe këto mesazhe po i dërgon edhe bashkësia ndërkombëtare, ndërsa Sekulliq kujton se para dy muajve dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë apeloi tek qeveria në Prishtinë që të shqyrtojë dhe anulojë vendimin për ndalimin e hyrjes së mallrave sërbe.

"Duhet pyetur qeveria e Kosovës se përse po i injoron këto apele. Ky është një vendim politik nga i cili nuk përfitojnë as biznesmenët shqiptarë dhe as ata sërbë. Shumë kompani amerikane që operojnë në Sërbi po kërkojnë që ky vendim të rishqyrtohet dhe anulohet. Ne biznesmenët presim dhe shpresoj që kjo të ndodhë, që qeveria në Prishtinë t’a kuptojë më në fund apelin që po bëjnë të gjithë biznesmenët”, thotë ai për Kosovo Onlajn.

Sekulliq thotë se nuk shkon që në fillim të shekullit XXI të marrësh vendime për ndalimin e importit të mallrave, duke pretenduar tek disa vlera europiane.

“Ato dy vendime nuk shkojnë bashkë. Përndryshe, nëse embargoja mbetet në fuqi, mallrat në Kosovë do të jenë edhe më të shtrenjta, sepse rol të rëndësishëm në formimin e çmimit e luan transporti. Është shumë më lirë kur transportoni mallra nga Sërbia sesa nga Turqia, Polonia”, thekson ai.