Shahini: Qeveria të respektojë Kushtetutën kosovare, por edhe sërbët që kanë llogari në dinarë
Qeveria kosovare duhet të respektojë Kushtetutën kosovare por edhe sërbët të cilët kanë llogari në dinarë, ka thënë për Kosovo onlajn presidenti i Aleancës së Biznesit të Kosovës Agim Shahini me rastin e vendosjes në fuqi të Rregullores së Bankës Qëndrore të Kosovës ku pamundësohet përdorimi i dinarit.
“Ky vendim i cili është në fuqi, duhej të konsiderohej ndryshe, prej të cilës qeveria kosovare duhej të dëgjonte bashkësinë ndërkombëtare e në veçanti shtetet e Pesëshes, për t’a shtyrë deri në liçensimin e e kompanive të reja apo bankave ku qytetarët, dinarët të mund t’i përdornin pasi, sipas të dhënave tona, ka më shumë se 50.000 prej tyre të cilët marrin pensione të ndryshme sërbe, asistencë sociale... Mes tyre dhe shqiptarë që marrin pensione dhe tashmë nuk kanë kurrëfarrë lloj të drejte që t’u ndalohet për të mbajtur kapitalin vetjak në shtëpinë e tyre dhe bankën e tyre” ka thënë Shahini.
Ky i fundit thekson se edhe sërbët duhet t’a kuptojnë se, në momentin kur të gjithë përpiqen për Europën, përdorimi i euros është më i mirë se përdorimi i çdo monedhe tjetër në Kosovë.
0 komentet