BPS: Nuk mund të bëhet fjalë për marrëveshje me BQK, zgjidhja vetëm përmes dialogut politik
Banka Popullore e Sërbisë ka thënë sot se nuk mund të bëhet fjalë për marrëveshje mes Bankës Qëndrore të Kosovës me BPS dhe se e vetmja mundësi është insistim në formatin politik të bisedimeve, ashtu sikurse dhe që kjo çështje mund të zgjidhet ekskluzivisht në kuadër të dialogut në nivelin egzistues, raporton RTV.
BPS kështu i’u përgjigj deklaratave të fundit të përfaqësuesve të qeverisë kosovare dhe tha se është e nevojshme dhe pa vonesë të shfuqizohen masat diskriminuese, të paligjshme dhe të egra të ndërmarra nga institucionet në Prishtinë, për të mundësuar transportin e qetë dhe shpërndarjen e dinarëve dhe parandaluar mohimin e kushteve elementare për jetesë të popullsisë sërbe në Kosovë.
“Në lidhje me masat më të reja të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë e Metohi, të cilat kërcënojnë direkt egzistencën e popullsisë sërbe përmes pengimit të hyrjes dhe përdorimit të dinarit sërb për pagesa në kesh, transaksione çka praktikisht nënkupton pamundësinë e pagave, pensioneve, asistencës sociale dhe të ardhurave të tjera për popullsinë sërbe në dinarë, BPS në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke llogaritur interesat e qytetarëve të Sërbisë të cilët jetojnë në K&M dhe pasojat që mund të ketë zbatimi i Rregullores në mbijetesën e tyre”, thanë për Tanjug nga Banka Qëndrore e Sërbisë.
Kjo e fundit edhe një herë kujton se institucionet në Kosovë në asnjë rast nuk janë kompetente të proklamojnë euron (apo çfarëdolloj monedhe të huaj) monedha e vetme e lejuar në territorin e Kosovës, as euro nuk mund të prezantohet si mjet juridik për pagesa në Kosovë, pasi Banka Popullore e Sërbisë është institucioni i vetëm legal kompetent që vendos për përdorimin e dinarit në mbarë territorin e Republikës së Sërbisë.
"Kur është fjala për monedhën zyrtare dhe mjeteve të pagesave legale në Kosovë e Metohi, është e rëndësishme të theksohet se në këtë moment nuk egziston asnjë monedhë tjetër të jetë e vendosur zyrtarisht, as edhe euro çka konfirmohet edhe prej Bashkimit Europian dhe Banka Qëndrore Europiane në informacionet e bëra publike, pasi euro nuk mund të emetohet apo prezantohet si monedhë në vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian dhe që nuk plotësojnë 'kriteret e Mastrihtit' për t'u anëtarësuar në eurozonë” thuhet prej BPS.
Zv kryetari i qeverisë kosovare Besnik Bislimi u shpreh të mërkurën se institucionet do të kërkojnë nga drejtuesit e BQ të vendosë linjë komunikimi me Bankën Popullore të Sërbisë për të gjetur mekaniza përgjegjëse për të hollat që vijnë prej Sërbisë.
komentet