Avokatët e Hashim Thaçit kërkuan të tërhiqen nga rasti, ish-udhëheqësi i UÇK-së nuk i ka përmbushur obligimet e tij ndaj tyre
Avokatët Gregory Kehoe dhe Joe Reeder, si dhe ekipet e tyre ligjore, kanë paraqitur kërkesë për tërheqje nga rasti i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë, për shkak të pretendimit “mospërmbushje të obligimeve nga ish-presidenti i Kosovës dhe lider i UÇK-së”.
Si shkak në kërkesë është përmendur mospërmbushja e obligimeve ndaj tyre.
“Zoti Thaçi dështoi të përmbushë detyrën e tij ndaj Gregory Kehoe dhe Joe Reeder, anëtarë të ekipit mbështetës dhe zotit Thaçi i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkojë ndërprerje nëse nuk përmbushet obligimi”, thuhet në deklaratën e Dhomave të Specializuara.
Në njoftim thuhet kërkesa zyrtare e mbrojtjes së Thaçit, dhe sipas rregullores, me caktimin e grupit tjetër i mbrojtës, avokatët e mëparshëm duhet të vazhdojnë bashkëpunimin brenda maksimumit 45 ditësh nga momenti i emërimit të përfaqësuesve të rinj ligjorë.
Më tej theksohet se Thaçi mund të mbrohet para gjykatës, si dhe se mund t'i caktohet përfaqësues ligjor nga Dhomat e Specializuara nëse nuk ka mjete të mjaftueshme financiare për t'i paguar ato.
komentet