Petronijeviq: Prej Gjykatës në Hagë nuk mund të priten vendime që do të përmbushin standarte të së drejtës penale ndërkombëtare

Goran Petronijević
Burim: Kosovo Online

Pas katër vitesh pune të Dhomave të Specializuara për Krime Lufte të Gjykatës Kosovare me seli në Hagë me siguri ende nuk mund të preçizohet arsyeja kryesore e themelimit të tyre, e as të parashikojë fushëveprimin e rezultateve të punës së tyre, tha kryetari i Qendrës për Ripërtëritjen e së Drejtës Ndërkombëtare, avokati Goran Petronijeviq. Ai tha se prej këtij "institucioni paragjyqësor" nuk mund të priten rezultate në formën e vendimeve që do të përmbushnin standardet e së drejtës penale ndërkombëtare.

Fakti është, thotë Petronijeviq për Politikën, se në periudhën katërvjeçare ka pasur përparim në negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës për zgjidhjen e problemeve që lindën si rezultat i, sikurse tha, "shkëputjes jokushtetuese të Kosovës e Metohisë nga Republika e Sërbisë".

"I ashtuquajturi shtet i Kosovës në periudhë të shkurtër kohore u njoh nga dhjetëra shtete çka ishte pjesë e planit në atë moment të hegjemonit botëror SHBA. Krijimi i 'Kosovës së pavarur' ishte një nga kërkesat programore të globalizmit neoliberal, i cili në atë periudhë e mbante ‘rob’ SHBA me të gjitha kapacitetet e veta dhe me qëllim justifikimin e agresionit të paligjshëm dhe ilegal të NATO ndaj RF të Jugosllavisë. Pra, krijimi i 'Kosovës së pavarur' duhej t'i tregonte mbarë botës se bombardimi i RFJ ishte justifikues. Kur protagonistët e autoriteteve të përkohshme kosovare kuptuan se nuk do të ishin në gjendje të merrnin njohjen e plotë të Kosovës si shtet i pavarur, filloi një lloj diplomacie sekrete në të cilën Hashim Thaçi, si ish njeriu i parë i UÇK, pati një nga rolet kryesore", tha Petronijeviq.

Duke kuptuar se kjo është e vetmja mënyrë që "Kosova e vetshpallur të mbijetojë në disa nga format e kufizuara të sovranitetit", Thaçi, sipas fjalëve të Petronijeviqit, ishte i gatshëm të pranonte disa nga zgjidhjet e kompromisit që "ishin në ato negociata".

Bën të ditur se Perëndimi globalist neoliberal tek kjo pa rrezik të madh për interesat e veta, për të cilën zbatimi i planit për të ndjekur penalisht Thaçin dhe bashkëpunëtorët e tij për krime lufte, në egzekutimin e të cilit, sikurse thotë, Perëndimi dhe e mbështeti.

"Duke kuptuar se çdo kompromis mes Beogradit dhe Prishtines do të rrezikonte interesat e tyre, Perëndimi globalist neoliberal, duke ndjekur modelin e provuar 'vrit apo arresto', vazhdoi të zbatojë persekutimin e justifikuar të Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij për krimet që ata kryen në kuadër të së ashtuquajturës UÇK. Prej kësaj rrjedh se arsyeja e vërtetë për formimin e Dhomave të Specializuara për krimet e luftës të UÇK, para të cilave pjestarët e UÇK po ndiqen penalisht pas kaq shumë vitesh të kryerjes së tyre, është në të vërtetë interesi i kërcënuar i Perëndimit. Pra, motivi nuk ishte dëshira e vlerësimit të së drejtës ndërkombëtare, që autorët të dënohen adekuatisht, ndërsa viktimat të merrnin sadisfaksion. Të tilla synime të iniciuesve dhe themeluesve të Dhomave të Specializuara janë të dukshme edhe nga përmbajtja e akuzave kundër të pandehurve. Një nga kërkesat kryesore të të gjitha akuzave, është pikërisht fshehja e shkaqeve aktuale të shpërthimit të konfliktit në territorin e K&M. Nga akuzat mund të shihet se roli i UÇK në shkaktimin e konfliktit në territorin e K&M, është errësuar dhe kthyer përmbys", beson Petronijeviq.

Në vend të rolit të organizatës terroriste qëllimi i së cilës ishte të provokonte konflikte të armatosura në territorin e K&M, si alibi reale për intervenim ushtarak të NATO ndaj RFJ, UÇK, beson Petronijeviq, i’u dha aureola e "organizatës çlirimtare", e cila kishte për detyrë që të mbronte popullin "e rrezikuar" shqiptar nga "sërbët e këqij".

E tillë narrativë, shton avokati, është e dukshme nga aktet e prokurorisë, në të cilat, thotë, vetëm në vija të shkurtra mund të dallohet se krimet e rënda ndaj popullsisë sërbe, shqiptare dhe jo-shqiptare janë kryesisht të motivuara etnikisht.

Duke mbrojtur UÇK dhe justifikuar aktivitetet e saj, Perëndimi në të vërtetë justifikon pjesëmarrjen e vet në krime, beson Petronijeviq.

"Ky qëllim i Perëndimit është më i dukshëm prej sjelljes dhe përmbajtjes së dëshmive të zyrtarëve të lartë të SHBA dhe NATO të cilët me radhë tentuan që atyre krimeve t’i jepnin karakter tërësish ndryshe. Kristofer Hill, Uesli Klark dhe të tjerë në kohën e konfliktit ishin në pozita të larta në administratën amerikane dhe NATO, duke dëshmuar para Dhomave të Specializuara, në të vërtetë paraqitën mbrojtjen e tyre. Është e pamohueshme se çfarë roli të ndyrë luajti në provokimin fillestar të konfliktit dhe mbështetjen shumëdimensionale të UÇK në atë kohë organizatë terroriste, pati ambasadori i fundit amerikan në Beograd, Kristofer Hill dhe ish principali i atëhershëm i tij Riçard Hollbruk. Modeli i vjetër dhe i mirëvendosur i krijimit të organizatave terroriste në botë, trajnimi, financimi dhe nxitja e tyre për veprime, është i dukshëm qartësisht në shembullin e të ashtuquajturës UÇK. Ky model u përdor nga Perëndimi neoliberal në mbarë botën për të arritur synimet e veta duke mbështetur paqen në çdo cep të globit në të cilën më parë e shpalli si sferën e vet të interesit. Në rastin konkret NATO dhe UÇK në vitin 1999 kanë qenë më shumë sesa aleatë. NATO udhëhoqi luftën ndaj RFJ dhe UÇK ishte këmbësoria e tyre në terren, e cila kontrollohej dhe koordinohej plotësisht nga komanda e NATO. Duke pasur parasysh këtë, mund të konfirmohet plotësisht se administrata e atëhershme amerikane dhe komanda e NATO ishin bashkëautorë në krimet e UÇK në territorin e K&M. Në dritën e kësaj duhet të shikohet dhe dëshmia e zyrtarëve të tyre para Dhomës në Hagë”, tha Petronijeviq.

Pyetjes se çfarë mund të pritet në fund të proçedurave gjyqësore, Petronijeviq përgjigjet se, duke pasur parasysh qëllimet e themelimit dhe punës dhe, sikurse thotë, "institucioneve paragjyqësore", nuk mund të priten rezultatete në formën e vendimeve që do të përmbushin standardet e së drejtës penale ndërkombëtare në këndvështrimin e detyrimit të ndëshkimeve për krime lufte, autorët dhe nxitësit e tyre, nuk mund të presin sadisfaksion të mjaftueshëm për viktimat.

"Problem i veçantë do të paraqesin, cilado qofshin vendimet, tentativa për ribërjen e gjendjes faktike siç ishte në terren dhe këto shtrembërime, e vërteta e adaptuar, duhet të bëhet narrativë historike. Prej ndryshimit të administratës amerikane, është i dukshëm qëndrim shumë më i butë ndaj të akuzuarve, si dhe një përpjekja që pozita e tyre të lehtësohet. Arsyeja për këtë qëndron në pamundësinë e kontrollit të plotë të Albin Kurtit nga administrata amerikane, servilizmin e tij ndaj pjesës europiane të neoliberalëve dhe pritshmëritë e sjelljes specifike të Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij në vështrimin e mbrojtjes së interesave amerikane", shpreh bindjen Petronijeviq.

Me formimin dhe nisjen e luftës së Dhomave të Specializuara, beson ky avokat, ka qenë dhe ngelet gur pengese mes faktorit politik të shqiptarëve të Kosovës.

Konstaton se qysh nga fillimi ishte e qartë se Thaçi "i pabindur" dhe të tjerët, u zëvendësuan nga ekstremisti Kurti, i cili nga ana tjetër, sikurse thotë, megjithëse fshehtas, është tërësisht servil ndaj interesave të Perëndimit.

Politika që zbaton Kurti, shton Petronijeviq, e cila konsistonte në neglizhimin e interesave të vetë shqiptarëve, persekutimin e egër të sërbëve dhe joshqiptarëve, fokusuar kryesisht tek mbrojta e interesave në këtë rast të Londrës dhe Brukselit, në masën më të madhe buronte nga ato qendra dhe u zbatua prej tyre.

"Nuk është aspak sekret që vetë Kurti, përmes kërkimit të mbështetjes nga Brukseli dhe Londra, në masën më të madhe kontribuoi tek statusi aktual i Thaçit dhe pasuesve të tij. Si çdo institucion paragjyqësor, qëllimi i të cilit i themelimit dhe funksionimit nuk është ligjor, por politik dhe Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kosovare me seli në Hagë, duke humbur interesin politik të mbështetësve për punën e saj, përfundimisht do të vdesë si Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, pra Tribunali i Hagës", konkludoi Petronijeviq.