Gjuriq: Propozimi i kongresmenes Teni mundësi që të dëgjohet zëri për pozitën e sërbëve në Kosovë
Ambasadori i Sërbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Gjuriq ka thënë se propozimi i kongresmenes Klaudia Teni që SHBA të ndërpresë ndihmën Prishtinës derisa të ndalet persekutimi i sërbëve dhe deri në formimin e BKS, është lajm i jashtëzakonshëm për Sërbinë dhe kjo paraqet mundësi të jashtëzakonshme që të dëgjohet zëri rreth pozitës së sërbëve në K&M, bën të ditur RTV.
Gjuriq për Tanjug, pyetjes sesa domethënës është ky propozim, tha se kjo nuk është diçka që të ndryshojë nga themeli situatën, por do të çelë hapësirë që në organet më të larta ligjvënëse të SHBA, të dëgjohet zëri rreth persekutimit që po ndërmerret ndaj sërbëve në Kosovë.
"Veçanërisht do të dëshiroja që të tërheqja vëmendjen opinionit tonë publik dhe për faktin se kongresmenia në projekt-ligjin që ka paraqitur, ka kërkuar tërheqjen urgjente të forcave speciale të Kurtit nga veriu i K&M dhe momentalisht ndaljen e persekutimit të sërbëve dhe shkeljen e të drejtave të njeriut" ka theksuar Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se shpreson që ky propozim të merret seriozisht nga ana e anëtarëve të Kongresit dhe që prej tyre të mund të mbështeten të gjitha hapat që çojnë drejt sigurisë së të drejtave të sërbëve në Kosovë ku po përjetojnë vuajtje.
"Disa thonë se ky është spastrim etnik i ngadalshëm, ndërsa rezultati në çdo rast është tragjik dhe këtë duhet t’a ndalim. Duhet që përditë këtu të luftojmë për të ndryshuar pamjen rreth sërbëve dhe të vërtetën e fortë për pozitën e objekteve të shenjta kristiane në K&M të cilat përjetojnë persekutim të përditshëm dhe sulmet ndaj pronave të KOS dhe ndaj tempujve, por edhe ndaj pronave të KOS të Arqipeshkvisë rashko-prizrenase”, theksoi Gjuriq dhe kujtoi se në Banjskë kompleksi i llixhave kuruese që është ndërtuar bashkërisht me Arqipeshkvinë dhe sistemin sërb, është sekuestruar ilegalisht.
Gjuriq shtoi se fjala është për një situatë shumë të vështirë, e cila mund të shikohet në muajt e kaluar dhe theksoi se propozimi i kongresmenes Teni, pavarësisht nga fati i tij legjislativ, paraqet mundësi të jashtëzakonshme për të dëgjuar zërin rreth pozitës së sërbëve në K&M.
“Të dëgjosh dhe ndryshe, nga këndi sërb, e jo vetëm atë që është propaganduar nga Prishtina që me mjeshtëri është përhapur ndër vite, madje dhe me dekada”, tha Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se kjo njëkohësisht është shenjë e qartë e veprimtarisë sërbe në Uashington, ku komuniteti sërb në SHBA, gjithashtu dhe me ftesë të ambasadës sonë dhe liderëve të tjerë të komunitetit sërb, është thjesht më aktiv.
Gjuriq shprehu shpresën se kjo në të ardhmen do të japë rezultate edhe më të dukshme.
“Falenderim të madh Klaudia Tenit, ajo për një arsye apo tjetër ndodhej jo rrallëherë në shënjestër të kritikave dhe kërcënimeve nga ana e disa grupeve intolerante. Kemi parë ditët e kaluara ka mbështetur dhe Novak Gjokoviqin, i cili po përballej me sulme. Fjala është për një grua të jashtëzakonshme që është mike e madhe e popullit sërb”, theksoi Gjuriq.
Pyetjes nëse në Amerikë tashmë egziston atmosferë parazgjedhore dhe nëse rezultati i zgjedhjeve mund të ndikojë në Sërbi, Gjuriq thotë se nuk do të kishte pritshmëri joreale për rezultatin e zgjedhjeve amerikane.
“Kujtoj se liderët e të dyja partive politike në SHBA kanë përkrahur idenë e pavarësisë së Kosovës. Ne duhet që pozitën tonë të këtushme t’a ndërtojmë në themele të palëkundura përmes forcimit të bashkëpunimit me përfaqësues të të dy partive politike dhe përmes kontakteve personale, lidhjeve, miqësive-kjo është ajo që e bën ndikimin në sistemin politik amerikan”, tha Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se duhet të bëjmë hapa të vegjël por të sigurt përpara, përmes bashkëpunimit ekonomik, por edhe duke forcuar lobin sërb.
“Forcimi i ndërtimit të lobit sërb këtu në SHBA, është hap shumë domethënës që ka nisur në periudhën e kaluar dhe pres që pozita jonë të përmirësohet më shumë në këtë mënyrë, sesa përmes mbështetjes së thjeshtë tek fituesi i zgjedhjeve amerikane” tha Gjuriq.
Kur është fjala për konfliktin në Lindjen e Mesme, Gjuriq tha se SHBA nuk është e vetme në shqetësimin e saj për eskalimin dhe vlerësoi se mbarë bota ka frikë prej tij.
“Do të kujtoja faktin se tashmë prej 90 ditësh në Gaza shtetasi sërbo-izraelit i cili u rrëmbye më 7 tetor, u mbajt peng dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij dhe familja dhe prindërit e tij nuk e dinë nëse është gjallë apo jo”, tha Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se pasojat e atij konflikti po ndjehen dhe se Sërbia dëshiron që të ndalet dhe që problemet të zgjidhen paqësisht.
Gjuriq theksoi se përparimi dhe rritja e Sërbisë, ndonëse nuk ka ndikim në këto ngjarje, varet nga përfundimi i konfliktit, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në Europën Lindore.
Gjuriq shtoi se këtë vit ka pak shanse që fokusi i politikës së jashtme amerikane të jetë diçka tjetër përveç raporteve kino-amerikane, raporteve ruso-amerikane, kriza në Lindjen e Mesme dhe se, përveç të gjitha ngjarjeve të tjera, vështirë se do të ngelen shumë hapësira për t'u marrë me Ballkanin Perëndimor.
Teslla ishte një prej urave mes sërbëve dhe amerikanëve
Gjuriq deklaroi se dhe sot në Krishtlindje, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po festohet 81-vjetori i vdekjes së Nikola Tesllës, duke theksuar se Teslla është edhe një nga urat lidhëse mes sërbëve dhe amerikanëve.
“Kujtojmë veprën e tij, e cila sot ndriçon mbarë botën si fjalë për fjalë ashtu dhe përcjelljen e mendimit në mbarë botën dhe jemi mirënjohës që si popull mund të trashëgojmë traditën e këtij madhështori dhe kujtimin ndaj tij dhe këtu në SHBA ku realizoi shumicën e veprave të tij në këndvështrimin shkencor”, tha Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se Teslla edhe sot në masë të madhe kontribuon në përmirësimin e pamjes për sërbët dhe në një farë mënyre paraqet kundërpeshë ndaj imazheve negative që u përcollën rreth sërbëve përgjatë dekadave të mëparshme.
“Për këtë dhe gjatë vitit të kaluar me vendim të Ministrisë sonë të Jashtme i gjithë viti ishte viti i Nikolla Tesllës, në kuadër të tij u mbajtën edhe konferenca shkencore kushtuar tij. Fondacioni shkencor i Tesllës këtu në Amerikë luajti rol të rëndësishëm, ndërsa ne si ambasadë organizuam së bashku me Muzeun Nikolla Teslla shfaqjen e filmit “Uairles” kushtuar gjigandit tonë” tha Gjuriq.
Ky i fundit bëri të ditur se këtë vit me rastin e Vitit të ri sërb në Nju Jork është planifikuar të mbahet konferencë për Nikolla Tesllën, ndërsa për ditëlindjen e tij, diçka më vonë, do të mbahet ekspozitë në bashkëpunim me ambasadën dhe Muzeun Nikolla Teslla nga Beogradi, për gjigandin tonë.
“Ne bashkëpunojmë intensivisht me fondacionin shkencor Teslla dhe me David Vujiqin dhe me njerëz dhe organizata që trashëgojnë traditën e Tesllës në SHBA dhe është planifikuar që një nga objektet tona të reja në kryeqytetin sërb amerikan të vendoset bust i madh kushtuar shkencëtarit tonë më të madh” ka thënë Gjuriq.
komentet