Milloviq: Vendimi i Prishtinës për ndalimin e dërgimit të ilaçeve rrezikon dhe rëndon jetën e sërbëve
Ndihmës drejtori i QKS në Mitrobicën e Veriut dhe ish kryetari i Komunës së Zveçanit Dragisha Milloviq, thotë se ndalimi i dërgesave të mallrave dhe ilaçeve nga Sërbia qëndrore drejt Kosovës, është në vazhdën e veprimeve të shumta të njëanshme të ndërmarra nga kryeministri kosovar Albin Kurti, me qëllim që të rëndojë akoma më shumë jetën e sërbëve sesi të mos të kenë perspektivë dhe sesi të braktisin vatrat e tyre shekullore.
Milloviq në një intervistë për Novosti, thekson se QKS "Mitrovica e Kosovës" me 500 shtretër ofron shërbime pacientëve si sërbëve ashtu dhe shqiptarëve.
“Këto ditë po konsumojmë rezervat e fundit nëse ka ndonjë operacion urgjent apo ndonjë aksident automobilistik me disa të lënduar, nuk e di nëse do të kemi mjaftueshëm për ndonjë rast urgjent. Apelojmë tek bashkësia ndërkombëtare të ndikojë tek Prishtina për tërheqjen e këtij vendimi pasi ne na shkelen të drejtat themelore të njeriut” thotë Milloviq.
Ky i fundit shton se si pasojë e vendimit të Kurtit rreth embargos, jeta e njerëzve po rrezikohet. Milloviq thekson se se përmes kësaj, dëmtohet jeta e fëmijëve, pacientëve kronikë dhe atyre onkologjik, si dhe diabetikët.
"Kemi pasur takim me përfaqësues të Kfor. Janë ushtarë, detyra e tyre është të dëgjojnë e të shkruajnë ato çfarë ne po përballemi dhe t’i përcjellin në ndonjë adresë tjetër. Shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare të reagojë kësaj here, ndonëse jemi dëshmitarë për standartin e tyre të dyfishtë. Dua të theksoj se ata kanë përshëndetur vetëm kthimin e shqiptarëve në K&M, edhe pse sipas Rezolutës 1244, të gjithëve duhet t’u mundësohet kthimi. Fatkeqësisht sërbët dhe shumë jo-shqiptarë nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre” ka thënë Milloviq.
Qeveria në Prishtinë ka thënë se ka tërhequr në masën 25% trupat speciale nga godinat komunale në katër komunat. A është ky bllofi i radhës i Kurtit dhe a është e mjaftueshme që sërbët të rishikojnë vendimet e tyre?
Mirosllav Llajçak pa asnjë bazë, deklaroi se ky është hapi i parë pozitiv për de-eskalim, por për popullin sërb, kjo është e pamjaftueshme për de-eskalim. Që situata të qetësohet dhe të kthehet në një lloj normaliteti, nuk mund të luajmë me përqindje. Nevojitet që të gjithë kryekomunarët fals dhe njësitë speciale të tërhiqen, pasi nuk shikojmë arsye që ata të jenë në veri. Njësitë speciale në asnjë marrëveshje nuk munden që të jenë të stacionuara në veri, e jo më në godinat komunale. Kushti i dytë për de-eskalim, është lirimi i të gjithë sërbëve të arrestuar që janë rrahur dhe i treti është formimi i BKS në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.
Si i pranuat vlerësimet nga raporti i BE në të cilën thuhet se për tensionet në Kosovë, fajtorë janë sërbët pasi braktisën institucionet dhe vendosen barrikadat?
Këto janë deklarata jokorrekte të cilat vijnë nga ata që me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kontribuan në thellimin e kësaj krize që të zgjatej dy muaj. Ata në heshtje u dakordësuan që të mbaheshin zgjedhjet, lejuan që forcat speciale të hynin me armët tytëgjata në godinat komunale ku përdorën dhunën për të dëbuar nga vendet e tyre të punës punonjësit, në mënyrë që qytetarët të mos i ushtrojnë të drejtat e tyre kur bëhet fjalë për administratën komunale.
A ka populli ynë forcë të rezistojë nëse Kurti vendos të pushtojë përmes dhunës veriun e Kosovës?
Ne sërbët jetojmë në tokën dhe pronën tonë, nuk kemi marrë asgjë nga të tjerët. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet me forcë, veçse me marrëveshje dypalëshe duke respektuar interesat e njërit e të tjetrit. Nuk mundet që njëra palë të marrë gjithçka dhe tjetra asgjë. Këtu nuk ka paqe dhe siguri nëse dikush dëshiron me forcë të imponojë zgjidhjen e vet. Ne shpresojmë që pjesëtarët e KFOR sipas Rezolutës 1244 të jenë faktor i parë mbrojtës, por nëse ata këtë nuk e dëshirojnë, nuk kanë fuqi, ne besojmë tek nena jonë Sërbi. Presidenti Vuçiq shumë herë ka thënë se nuk do të ketë pogrom, nuk do të ketë "Stuhi" të re, se asgjë nuk mund të bëhet me dhunë dhe forcë. Sinqerisht, unë jam optimist i moderuar, ndoshta disa njerëz nxitojnë por duhet të jemi të durueshëm dhe të mençur.
Eskobar së fundmi në Kongres i ka bërë thirrje Beogradit që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare, çka përfshin edhe KB. Nëse SHBA rrënojnë vijat tona të kuqe, a ka ardhur momenti për t’iu drejtuar për ndihmë Rusisë dhe Kinës?
Besoj se presidenti i Sërbisë e ka thënë mirë që problemi kërkohet me bisedime në KS të KB. Rezoluta 1244 je është në fuqi, këtu është vendi i duhur për të n’a dëgjuar problemet me të cilat po përjetojmë qysh prej vitit 1999. Këtu janë Kina dhe Rusia, vendet me të drejtën e vetos. Është mirë që të n’a dëgjojnë hallet tona, të Sërbisë dhe sërbëve që jetojnë në K&M. Që Sërbia ka linjat e veta të kuqe, se nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës dhe pranim në KB dhe që këto janë gjëra të cilat nuk munden dhe nuk duhen të negociohet. Të shohim nëse kjo kërkesë do të pranohet për t’u shqyrtuar në KB. Na duhet të theksojmë peshën e situatës në shekullin e XXI se kemi të drejtë të jetojmë si çdo botë normale.
0 komentet