Milloviq: Jo-zgjedhjeve ilegjitime, ilegale, jodemokratike të Kurtit
Ish kryetari i Komunës së Zveçanit Dragisha Milloviq ka thënë sot se sërbët në veri, nuk dëshirojnë dhe nuk do të marrin pjesë në zgjedhje derisa Prishtina nuk përmbush detyrimet të cilat i ka marrë përsipër përmes marrëveshjes së Brukselit dhe ftoi qytetarët e veriut të Kosovës, të qëndrojnë të qetë dhe këmbëngulës në këtë vendim.
Në Instagram Milloviq ka shkruar se sërbët që jetojnë në komunat në veri të Kosovës, nuk dëshirojnë të marrin pjesë në farsën e “zgjedhjeve demokratike”.
“Të nderuar bashkëqytetarë, regjimi i Albin Kurtit synon që të dielën e 23 prillit nën prezencën e qindra efektivëve të policisë speciale kosovare, Kfor, Euleks, në kontejnerët dhe stacionet policore, të mbajë zgjedhjet vendore për kryebashkiakë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Ne sërbët që jetojmë në këto komuna nuk dëshirojmë dhe nuk do të marrim pjesë në këtë farsë “zgjedhore demokratike'" nënvizon Milloviq.
Ky i fundit shkruan se sërbët nuk dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet ndërsa qëllohet ndaj fëmijëve të tyre, bashkëqytetarëve, e derisa arrestojnë fqinjët dhe vëllezërit.
"Nuk dëshirojmë të marrim pjesë në zgjedhje ndërkohë që komunat tona janë pushtuar prej njësive speciale të policisë kosovare duke mbajtur peng pronat private. Nuk dëshirojmë të marrim pjesë në zgjedhje ndërsa detyrimet të cilat Prishtina i ka ndërmarrë dhe komuniteti ndërkombëtar i ka garantuar, nuk zbatohen në praktikë dhe të cilat kanë të bëjnë kryesisht me formimin e BKS. Ndaj të nderuar bashkëqytetarë, thuajini JO-zgjedhjeve jolegjitime, ilegale, jodemokratike të Kurtit” tha Milloviq.
Ky i fundit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të veriut që të dielën të qëndrojnë të qetë dhe dinjitozë dhe të jenë të bashkuar, me unitet dhe këmbëngulës në këtë vendim.
0 komentet