Antiamerikanizëm mes shqiptarëve: Si Hovenier tërboi të besuarit e Kurtit të Vetvendosjes?
"Kurti shkon tek o gjithçka, ose asgjë. Nuk ka më vend për çdolloj vendimi racional. Sponsorët shqiptarë në SHBA sipas arsyes së Kurtit, duhet të ushtrojnë detyrimet e tyre dhe të jenë kontraktuesit e punëve për interesat e tij shqiptaromadhe"
Shkruar nga: Millosh Gariq
Situata e krizës lidhur me urën mbi Ibër, e cila vijon ende, sikurse dhe ajo e mëparshme për shkak të mbylljes së nëntë objekteve postare në veri të Kosovës, përveçse acaroi edhe më tej raportet mjaft të tendosura mes autoriteteve në Prishtinë dhe komunitetit sërb, vuri në dukje mosmarrëveshje të theksuar të një pjese të opinionit publik shqiptar që udhëhiqet nga Albin Kurti, me politikën dhe qëndrimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kualifikimet e rënda dhe ofenduese në rrjetet sociale, ndaj ambasadorit amerikan Xhefri Hovenier pas paralajmërimeve që i tha Albin Kurtit për vendimet e fundit, tregojnë se në pjesën ekstreme të shoqërisë shqiptare në Kosovë, egziston dozë antiamerikane e cila nuk mund të fshihet sadoqë përfaqësuesit e qeverisë dhe vetë Kurtin, në publik tentuan të mbanin tezën për lidhjet më të ngushta mes popullit shqiptar dhe atij amerikan.
Duket se qysh prej ardhjes së Kurtit në pushtet, ajo çka vitet e fundit po digjej si “mosbindje” shqiptare ndaj ndihmësit dhe sponsorit më të madh, që sigurisht janë SHBA, po rritet haptazi dhe kundërshtohet me intolerancë pas paralajmërimeve të fundit nga Uashingtoni si pasojë e lëvizjeve të rrezikshme dhe të njëanshme të autoriteteve në Prishtinë.
“Më duhet të them se cilësia e partneritetit tonë nuk është ajo që shpresonim për disa nga çështjet që kanë lidhje për ato sesi Kurti e trajton veriun dhe si e udhëheq dialogun. Nuk jam vetëm unë... Kosova thotë se është partneri ynë. Kosova na thotë se është vendi me qëndrimet më të theksuara proamerikane në botë. Ndaj shpresoj që vendi me pikëpamjet më të theksuara pro-amerikane në botë, të dëgjojë kërkesat konkrete të qeverisë së SHBA të mos vërë NATO në rrezik përfshirë edhe ushtarët amerikanë”, ishte mjaft i qartë Xhefri Hovenier në intervistën e pak ditëve.
Logjika proksi kundërshtuese e Kurtit
Të frikësuar prej dëmeve që mund t'i shkaktohen në lidhje me Uashingtonin, reaguan individë të partive të tjera politike. E kështu javën e kaluar, pas Ramush Haradinajt, foli dhe përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i cili paralajmëroi për pasojat pas “sulmit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje me ushtrinë e saj në Facebook ndaj ambasadorit amerikan”.
“Sulmet e koordinuara të Vetëvendosjes përmes Ushtrisë së Facebook ndaj ambasadorit Hovenier, janë të papranueshme dhe shumë të dëmshme për Kosovën” ka theksuar ndër të tjera Selmanaj.
Sado që të betohen tek “dashuria” me Shtetet e Bashkuara, pjesë e konsiderueshme e shoqërisë shqiptare duket qartë se nuk i pëlqen asnjë kufizim në qëllime të cilat sikurse çështja e heqjes së të drejtave të sërbëve dhe krijimi i kushteve për “Shqipërinë e Madhe” në emrin e tij i artikulon dhe i ndërmerr Albin Kurti.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, paralajmëroi ambasadorin amerikan Xhefri Hovenier, që duhet të qëndrojë në ambasadë dhe të mos përzihet në çështjen e urës mbi Ibër, sepse “ai takimet i drejton në ambasadë e jo në urë”.
Si spegohet ky fenomen mjaft interesant, që pala që mori ndihmë dhe mbështetje absolute në realizimin e ambicieve të veta ekstremiste separatiste dhe kjo në kurriz të së drejtës ndërkombëtare dhe shtetit amë, tani sfidon hapur sponsorin e saj më të madh?
“Për të kuptuar plotësisht politikën e institucioneve të përkohshme qeveritare në Prishtinë, ne duhet të analizojmë dy gjëra që e prodhojnë atë. Nga njëra anë, është mentaliteti i shqiptarëve kur bëhet fjalë për orientimin politik dhe gjithashtu karakteristikat individuale dhe habitatin e vetë Albin Kurtit, i cili me të vërtetë sillet në mënyrën që nuk i plotëson standardet e politikanëve në Europë”, spegon filozofi politik Dragoljub Kojçiq për Kontekst.
Kujton se përsa i përket shqiptarëve në tërësi, ata janë popull i ri dhe nuk kanë përvojën e luftës së gjatë politike, por rrethanat kanë qenë në favor të tyre.
“Ata shfrytëzuan oportunitetin e rrethanave ndërkombëtare kur një pjesë e shoqërisë perëndimore dhe e komunitetit politik perëndimor ishin kundër sërbëve dhe i përdorën si kontraktues të dobishëm. Përsa i përket vetë Kurtit, ai është thjesht politikan që praktikon qartë fantazmagorinë e vet politike, por këtu ka një gjë në të cilën i’a del relativisht. Kjo është se pas disa dekadash lobimi dhe ryshfeti të suksesshëm, shqiptarët në “Deep State” amerikan ende vazhdojnë të besojnë se egzistojnë detyrime të amerikanëve ndaj tyre. Vetëm se Kurti shkon në linjën e caktuar dhe sillet në kuptimin e logjikës së kundërt proksi” thekson Kojçiq.
Është shumë interesante se çfarë do të thotë kjo konkretisht.
“Nëse dikur të vegjëlit ishin kontraktues të punëve për të mëdhenjtë sikurse shqiptarët kanë qenë kontraktorë kundër sërbëve dhe kundër Jugosllavisë, tani Kurti vlerëson se ka ardhur koha për pagesë në mënyrë të kundërt. Sponsorizuesit e tyre nga shteti amerikan tani, me këtë arsyetim, duhet të jenë kontraktues të interesave të Kurtit. Dhe këtu nuk ka më hapësirë për ndonjë vendim racional. Ai shkon për gjithçka ose asgjë e veçanërisht, mendoj se në këtë moment, ndërsa gjithmonë vijon fushata parazgjedhore në SHBA, ndërsa nuk janë vendosur baza të forta të strategjisë së re kombëtare amerikane, Kurti shikon të përfitojë pikërisht atë periudhë tranzitore t'i detyrojë ata për të cilët beson se i detyrohen, t’a mbështesin, por në çdo ide të tij të çmendur. E kështu, përfshirë dhe këtë hapje të urës që ai do me çdo çmim pavarësisht se rrezikon sigurinë edhe të ushtarëve amerikanë”, vëren Kojçiq.
Historia ripërsëritet
Hegeli vuri në dukje se historia ka tendencë të riërsëritet, herën e parë si tragjedi, herën e dytë si farsë. Në rastin e shqiptarëve në Kosovë, mund të hiqen paralele të qarta me sjelljen e tyre gjatë Jugosllavisë socialiste.
“Ajo ishte e vetmja pakicë kombëtare që kishte akademinë e saj të shkencave. Kishin shkolla të mesme, universitet. Politikanët e tyre ishin me ndikim në Lidhjen Komuniste. Kanë patur Sinan Hasanin si shef të Jugosllavisë pas vdekjes së Josip Brozit. Por njëkohësisht ishin të pakënaqur, po e shkatërronin atë vend, donin shkëputje. Të tillë logjikë politike vijon dhe Kurti duke përdorur tashmë të gjitha rrethanat dhe mjetet që ka në dispozicion për të arritur qëllimin e tij. Dikur përfitonin nga afeksioni dhe dobësia e Brozit ndaj tyre, sot janë amerikanët. E gjithë kjo në shasinë e institucioneve që ua dhanë sërbët në kohën e Jugosllavisë. Kurti tani drejton atë autobus. Nga konduktori ai do të jetë shofer”, tha në mënyrë figurative Kojçiq.
Historiani Lluka Jovanoviq nga Mitrovica e Veriut është i befasuar nga zërat e dëgjuar prej zyrtarëve të Prishtinës, drejtuar ndaj liderëve të BE dhe trupit diplomatik në Prishtinë dhe që kanë lidhje me thirrjet drejtuar autoriteteve në Prishtinë për të hequr dorë nga veprimet agresive të drejtuara ndaj popullsisë sërbe në veri të Kosovës dhe Metohisë.
“U aktivizua në mënyrë surprizuese dhe e ashtuquajtura presidentja Osmani, e cila madje zyrtarët e BE i quajti racistë vetëm se bënin thirrje për bisedime për urën mitrovicare dhe jo për lëvizje të njëanshme. Sigurisht që sulmet e Ushtrisë së Internetit të Vetëvendosjes ndaj ambasadorit Hovenier shkaktuan shumë të papritura. Mendoj se tani dhe zyrtarët e BE dhe ambasadori Hovenier kuptojnë se si kalojnë ata në shtetin e Kurtit që bëjnë thirrje për dialog dhe zgjidhje paqësore të çdo çështjeje” thekson Jovanoviq.
Ky i fundit shton se megjithatë duhet pasur kujdes në vlerësimin e tij.
“Ndoshta kjo është vetëm një lëvizje më shumë pilatore e Perëndimit, në të cilën sërish do të thonë se kanë provuar gjithçka, se zyrtarët në Prishtinë nuk i dëgjojnë dhe se nuk mund t'i kontrollojnë më ata. Ndërsa Kurti gjatë kësaj kohe, do të çajë urën mitrovicare dhe provokojë sërbët në ditë tjetër të trazirave të rrezikshme në të cilat do të akuzohen për prishje të rendit kushtetues” konkludon Jovanoviq.

komentet