Hovenier: Presim nga qeveria e Kurtit të bashkëpunojë me SHBA
Ambasadori amerikan në Prishtinë Xhefri Hovenier pret që Qeveria e Kosovës me në krye kryeministrin Albin Kurti, të punojë në partneritet me Uashingtonin në mënyrë që Kosova të shënojë progres, shkruan Koha.
Gjatë konferencës të cilën e organizoi Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës me rastin e 25 vjetorit të intervenimit ushtarak të Nato, Hovenier përsëriti qëndrimin amerikan se rruga e vetme e Kosovës drejt integrimit euroatlantik është dialogu për normalizimin e raporteve me Sërbinë ndërmjetësuese e të cilës është Bashkimi Europian.
“Nuk egziston mënyrë tjetër, e veçanërisht implementimi tek besimi i mirë dhe në masën e plotë të të gjitha detyrimeve që Kosova ka ndërmarrë në dialog, rreth kësaj nuk mund të negociohet. Nga kjo Qeveri e Kosovës ashtu sikurse dhe qeveria e kaluar, presim që të punojë në partneritet me ne derisa të vazhdojmë të ndërtojmë Kosovë të sigurtë multietnike dhe me prosperitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Hovenier.
Duke folur rreth anëtarësisë në Nato, Hovenier bën të ditur se rruga drejt zgjerimit shkon përmes marrëveshjes mes aleatësh dhe përmes asaj se çfarë do t’i ofrojë anëtarja e re Aleancës.
“Ruga drejt zgjerimit të Nato çon në bindjen e aleatëve në atë që sillni në Aleancë. Askush nuk hyn në NATO për përfitime, hyni sepse keni bërë reformat e duhura dhe vendosur politikën e duhur të dy sferave, ushtarake e politike. Nëse silleni si aleat, keni vlera të përbashkëta dhe a mund të të besoj si aleat”, ka thënë Hovenier.
komentet