A dëshirojnë me të vërtetë Uashingtoni dhe Brukseli që të ndalin vendimet provokuese të Kurtit dhe persekutimin e sërbëve?
"Në dy vitet e fundit nga adresat më të rëndësishme të Perëndimit shumë herë është ‘informuar, paralajmëruar dhe kërcënuar’ Albin Kurti ndërsa në terren gjërat ecin sipas vendimeve të qeverisë së tij dhe dëshirave të ekstremistëve shqiptarë"
Përgatiti: Millosh Gariq
Me ndalimin e punës së filjaleve të Postës së Sërbisë në komunat në veri të Kosovës dhe me insistimin për hapjen e urës mbi Ibër, ditët e fundit, autoritetet në Kosovë konfirmuan atë çka më herët ka qenë e qartë dhe kjo është se nuk do të ndalen me vendimet e njëanshme, sado që ato të sjellin probleme dhe tensione të reja në raportet sërbo-shqiptare e pavarësisht nga ajo çka nga Uashingtoni dhe Brukseli vijnë gjithmonë e më shumë mesazhe mosmarrëveshjeje.
Ambasadorët e Pesëshes i kanë thënë javës që shkoi Albin Kurtit që të mos ndërmarrë lëvizje të njëanshme dhe të mos hapë urën, por mesa duket atij kjo nuk i ka lënë shumë përshtypje. Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës me deklaratat dhe sjelljet e tyre tregojnë qartë se nuk janë të shqetësuar dhe se janë të gatshëm që në ditët në vijim të thellojnë destabilitetin dhe mundësinë e konfliktit në veri.
Zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano përsëriti se çështja e hapjes së urës kryesore mbi Ibër, ashtus sikurse të gjitha çështjet e tjera problematike, duhet të zgjidhet përmes dialogut, dhe jo me vendime të njëanshme, por pyetjes nëse BE mund të mbajë qëndrim proaktiv të bërë diçka më konkretisht, u përgjigj se "Bashkimi Europian nuk është fuqi që ndërhyn dhe nuk dëshiron t'u imponojë gjerat partnerëve të vet të cilat popullsia vendase mund t'i konsiderojë si ndërhyrje në punët e brendshme".
Albin Kurti këtë e lexon në mënyrën e vet. Si “partner i BE” ai sillet sikur asgjë nuk mund të kërcënojë mbështetjen e Perëndimit palës shqiptare, e jo më lëvizjet e tij të pavarura gjithmonë e më të shpeshta.
Nga Departamenti i Shtetit njëkohësisht mbërriti deklaratë “më e ashpër” ku konstatohet se janë të shqetësuar për vendimet jokoordinuese të autoriteteve kosovare e thuhet dhe se “Prishtina po e vë në rrezik mbështetjen e Amerikës”.
Zgjidhje e imponuar me forcë
E gjithë kjo, megjithatë, në dy vitet e fundit shumë herë tashmë është “komunikuar, paralajmëruar dhe kërcënuar” dhe në terren gjërat po ecin pa probleme sipas dëshirës së ekstremistëve shqiptarë të udhëhequr nga Kurti.
Ndaj për këtë shtrohet pyetja, sa serioz dhe i vendosur është Perëndimi për të penguar vendimet e njëanshme dhe të rrezikshme të autoriteteve kosovare të cilat çojnë në heqjen e plotë të së drejtës së komunitetit sërb dhe persekutimin e popullatës. Sa interesohen vërtet ndërmjetësit e SHBA dhe BE? Sa të sinqertë janë?
Diplomati shumëvjeçar Zoran Millivojeviq thotë se mënyra se si reagojnë shtetet kryesore të BE dhe SHBA ndaj politikës së Kurtit, prej fillimit të çon në konkluzionin se Perëndimi në gjithë këtë gjë është i anshëm në anën e Prishtinës.
“Tregon se perëndimi është i njëanshëm dhe praktikisht, ja këto tre vite, Kurti po ndërmerr politikën e spastrimit etnik të të gjithë elementëve të shtetit të Sërbisë dhe të popullit sërb të Kosovës. Reagimet tregojnë se në fakt Kurti ka mbështetje të heshtur të Perëndimit”, tha Millivojeviq për Kontekst.
Ky i fundit vlerëson se arsyet për këtë injorim të problemit janë qëllimet e përbashkëta të Perëndimit dhe Prishtinës. Mbështetja e politikëës së Kurtit, sqaron ai, ndryshon gjendjen faktike në Kosovë-dëbohet shteti i Sërbisë.
“Aksioni me postën është veçse vazhdimësi e politikës së dëbimit të Sërbisë, e cila vazhdon prej nisjes” thekson Millivojeviq.
Ky i fundit thotë se politikë e tillë ushtron presion ndaj popullit sërb për t'i dekurajuar në vendosmërinë për të qëndruar në tokën e tyre dhe për të mos njohur "shtetin e Kosovës".
Gjithashtu shton ai, që Perëndimi duke mbështetur politikën e Kurtit tenton të imponojë zgjidhje me forcë, e cila do t'i shërbente qëllimit të shtetësisë kosovare.
“Fatkeqësisht, këto synime që ndërmerren nga Kurti dhe politika e tij, përshtaten me synimet e disa fuqive perëndimore, krijuesve të shtetësisë kosovare në tentativë për t’a konfirmuar atë shtetësi. Nuk egziston arsye tjetër për tolerancë dhe rrezikim të të drejtave dhe mosrespektim të detyrimeve të marra, rrezikim të dialogut, rrezikim të sigurisë dhe stabilitetit në terren. E gjithë kjo rrezikohet duke mbështetur politikën e Kurtit”, theksoi Millivojeviq.
Përveç asaj çka Prishtina dhe Perëndimi kanë synime të përbashkëta, fuqitë perëndimore nuk reagojnë ndaj sjelljes së Kurtit, thotë diplomati dhe për shkak se projekti i Kosovës si shtet do të vihej në pikëpyetje, për këtë arsye ata shmangin me akte ndikimin në politikën e kryeministrit kosovar.
“Toleruan represionin, arrestimet pa bazë. Sërbët janë në paraburgime për më shumë se dy vite, çka ngado në botë nuk egziston. Heqja e institucioneve të Sërbië, heqja e dinarit, tani posta. Më vjen keq, por mendoj se radhën e ka arsimi dhe shëndetësia. Ndaj mbyllja e institucioneve si e si t’a bëjnë të pakuptimtë BKS dhe në përgjithësi qëndrimin e sërbëve në ato hapësira. Tolerimi i gjithçkaje mund të konsiderohet vetëm si mbështetje e heshtur dhe arritje e qëllimeve të përbashkëta. Perëndimi nuk do t’a vendosë në pikpyetje Kurtin sepse kjo do të vendoste në pikëpyetje faktin e Kosovës si shtet, që ka institucione dhe që sillet në përputhje me sovranitetin dhe integritetin territorial” ka thënë Millivojeviq.
Kalamani i Perëndimit politik
Një nga arsyet që Perëndimi nuk reagon ndaj sjelljes së Kurtit, thekson ai, është situata e re gjeopolitike në botë.
“Interesat janë të lidhura dhe me konfliktet gjeopolitike dhe me zgjidhjen e çështjeve rajonale, për interesin e Perëndimit që ky rajon të përfshihet në komunitetin transatlantik çka nënkupton njohjen e Kosovës si shtet dhe kufijtë e rinj në Ballkan” konkludon Millivojeviq.
Historiani dhe analisti politik Ognjen Karanoviq thotë se nuk mund të thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje edhe administrata aktuale e Bajdenit, kanë qëndrim shumë të favorshëm personaisht ndaj Kurtit, por janë të tjera çështje në diskutim.
“Ai nuk është buçkoja i tyre. Por Kosova e Metohia, pra projekti separatist shqiptar dhe produkti në Kosovë e Metohi, në formën e atij shteti fals dhe inegzistent, është kalaman i SHBA dhe i Perëndimit politik. Dhe ata do të bëjnë gjithçka dhe do të tolerojnë gjithçka, të gjitha mosveprimet, edhe atë të Albin Kurtit, derisa të arrijnë qëllimin e tyre final në atë nivel rajonal, që Kosova e Metohia të bëhet me të vërtetë anëtare me të drejta të plota në statusin e shtetit në kuadër të bashkësisë ndërkombëtare. Por kjo nuk do të ndodhë. Nuk egziston mekanizëm në Kombet e Bashkuara që atë gjendje jo të kuptueshme do t’a njihte si shtet hapësirën e krahinës jugore sërbe”, vëren Karanoviq për Kontekst.
Ky i fundit thekson se Sërbia sigurisht nuk do të lejojë që Kosova dhe Metohia, pra institucionet e përkohshme prishtinase të marrin statusin e çfarëdolloj shtetësie apo pavarësie.
“Kjo nuk do të ndodhë në këtë mënyrë. Por, me sa duket, Perëndimi politik, pavarësisht nga nxitimi, ka aq shumë durim sa pret momentin që më në fund të arrijë qëllimin e vet. Dhe mendojnë se nxitja apo tolerimi i dhunës dhe terrorit të Albin Kurtit do të bëjë hap, dy më afër arritjes së këtij qëllimi. Dhe pastaj ata këtë e interpretojnë dhe kështu. Pra, të gjitha krimet, terrori, të gjitha krimet e bëra nga Albin Kurti duke pushtuar institucionet e shtetit të Sërbisë dhe popullin sërb në Kosovë, duke i dëbuar, arrestuar, burgosur, ata këtë e interpretojnë në mënyrë eufemiste si një lloj vendosje e rendit, demokracisë. Ata kështu e shikojnë dhe le të themi, atë hapjen e mundshme të urës mbi Ibër apo përvetësimin ilegal të objekteve të Postës së Sërbisë, për shembull apo institucioneve të tjera. Ata këtë e shikojnë si akt të marrjes së shtetësisë, ata e shikojnë Prishtinën si shtet e kështu dhe e tolerojnë marrjen e ilegale të objekteve që supozohet se janë nën juridiksionin e institucioneve prishtinase”, spegon Karanoviq.
Sigurisht shton ai, kështu “shkelin të gjitha rregullat, normat, marrëveshjet e Zotit dhe të njeriut”, por konkludon ai, kjo atyre nuk u intereson shumë.
“Nuk u interesuan as në vitin 1999 kur e krijuan këtë situatë dhe as në vitin 2008 kur nisën të merrnin ilegalisht pjesë të territorit shtetëror të Sërbisë. Asgjë nuk u intereson atyre. Dhe ata do të gjejnë justifikim për gjithçka. Dhe në përputhje me këtë, ne duhet të vazhdojmë këtë politikë të mençur të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq dhe t'i ofrojmë mbështetje të plotë. Pasi kjo është politika që mbron popullin sërb në Kosovë e Metohi, por mbron dhe paqen e stabilitetin për të cilat Sërbia ka shumë nevojë. Nuk duhet të lejojmë që terrori i kriminelit Albin Kurti t’a fusë shtetin e Sërbisë në konflikt me NATO-n, tani që jemi në prag të triumfit si ekonomik, ashtu dhe politik, si dhe gjeopolitik. Dhe duhet të vazhdojmë politikën tonë të paqes dhe stabilitetit, duke mbrojtur vazhdimisht dhe integritetin dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e krahinës jugore sërbe dhe popullin, popullin martir sërb në Kosovë e Metohi” tha Karanoviq.


komentet