Banorët e Kollashinit të Ibrit: Shqiptarëve kurrëkush nuk mund t’ua lërë amanet Ujmanin, përgjithmonë është yni

Jezero Gazivode
Burim: Kosovo Online

Banorët e Kollashinit të Ibrit i kanë përjetuar si provokacione deklaratat e anëtarëve të Vetvendosjes që për ta Ujmani "është trashëgimi e të parëve". Sikurse thonë për Kosovo onlajn, ky liqen përherë ka qenë sërb, çka e dëshmon dhe historia dhe demografia, por shprehen se sot aty nuk ndihen më të sigurtë.

"Provokim i pastër. Kush u’a la? Që kur kështu shqiptari banon në Zubin Potok? Kurrë. Nuk rezulton në histori që të ketë egzistuar“, na tha një banor.

Një zonjë e moshuar gjithashtu flet prerazi.

“Jo, ky është liqen sërb. Këtë ata e thonë pasi kanë mbështetjen e amerikanëve, këtë e kuptojmë, nuk jemi as të çmendur e as budallenj. Liqeni është sërb“, thekson ajo.

Bojan Kovaçeviq kujton se sesi u ndërtua ky liqen artificial me përmbytjen e fshatit sërb.

“Kjo është gënjeshtër totale. Ujmani është yni, pasi më herët në shekullin XIII, shkolla e parë sërbe e vashave u themelua në kopështin e Jelena Anzhujskas, mbretëreshës sërbe. Aty u përmbytën kisha e shkolla dhe disa fshatra u përmbytën aty ku sot ndodhet Ujmani. Një prej fshatrave më të mëdhenj në Kollashin ka qenë Rezalo, që u përmbyt ku sot është liqeni. Askush nuk mund t’ua lërë atyre si amanet dhe as të mund të jetë e tyre. Përherë ka qenë yni. Ajo çka kanë ndonjë forcë që e përdorin për propagandën e tyre që të jetë e tyre, mund të janë më të fortë për momentin, por nuk është kështu” ka thënë Kovaçeviq.

Ky i fundit shton se shumë pak shqiptarë kanë qenë në Kollashin dhe për t’u larë kryesisht kanë ardhur nga Çabra.

"Por shumë pak. Ndërsa tani, nuk jemi as të sigurt për të shkuar që të lahemi me fëmijët. Këndojnë këngë shqiptare, përmendin UÇK... Këto fëmijët dhe gratë i dëgjojnë... Nuk sillen mirë, por s’kemi cfarë të bëjmë”, shton ai.

I riu që gjetëm në Ujman vëren se në histori nuk asnjë të shkruar dhe as provë që liqeni është shqiptar.

"Kam dëgjuar se po flasin se dëshirojnë t’i ndërrojnë emrin, harrova se si. Absolutisht asnjë dëshmi që kjo është e tyre. Këtu shumica e popullsisë është e nacionalitetit sërb" thotë ai.

I riu tjetër që takuam në bregun e këtij liqeni tregon se nuk ndihet më i sigurt.

“Kjo kurrë nuk ka qenë e tyre. Unë ndihem i pasigurt, ka shumë provokime. Kjo nuk është mirë, kjo ka qenë gjithmonë e jona dhe nuk duhet t'u përkasë atyre”, thekson ai.

Një nga banorët e Kollashinit të Ibrit shton se vizitorët e kombësisë shqiptare janë bërë më të shpeshtë vetëm këtë vit.

“Besoj se liqeni është yni ndërsa këtë vit shqiptarët dhe njerëzit nga ana jugore vijnë dhe na provokojnë. Besoj se kjo nuk është në rregull pasi ata që vijnë shpesh, vite më parë nuk e kanë merituar. Gjithçka do të ishte në rregull që ata këtu të mos provokojnë dhe mos t’a bëjnë këtë në të tillë mënyrë”, thotë ky i ri.